Mbledhja e I-rë e rregulltë e KK të Prishtinës

22/01/2014

Me datën 22 Janar 2014, u mbajt mbledhja e parë e rregulltë e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Rend Dite :
1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes inauguruese;
Ushtruesi i detyrës së Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës z. Feti Mehdiu kërkon miratimin e ekstraktit të mbledhjes së kaluar të kuvendit komunal.

Njëzëri aprovohet pika e parë e rendit të ditës

2. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës;
Zyrtari ligjor i komunës në përputhje me rregulloret në fuqi propozon themelimin e një komisioni prej tre apo pesë anëtarëve për zgjedhjen e kreut të kuvendit.

Njëzëri miratohet përzgjedhja e një komisioni prej 5 anëtarëve.
LDK – Bekim Gashi;
VV – Qendron Kastrati;
PDK – Muhamet Selmani;
AAK – Fadil Gashi;
AKR – Remzi Pacolli;

Pas themelimit të komisionit për monitorimin e procesit të zgjedhjes së kryesuesit të kuvendit komunal, partitë e përfaqësuara në kuvend propozojnë kandidatët e tyre për postin e kreut të kuvendit.
LDK – propozon Halim Haklimin;

VV – përmes këshilltarit Ylli Hoxha, theksojnë që janë për një kryesues konsensual dhe rrjedhimisht nuk kanë kandidatë për postin e Kryesuesit të Asamblesë Komunale,

PDK – Lirak Qelaj
AAK/LDD – nuk kanë kandidat
AKR – Nuk kanë kandidat për kryesues
LB – Ibrahim Mehmetaj
Partia e Fortë – Nuk ka kandidatë
SRPSKA – Nuk ka kandidat
Partia Demokratike Turke – Nuk ka kandidat

Me përfundimin e propozimeve konstatohen tri kandidatura për postin e kryesuesit të kuvendit të Prishtinës:
Halim Halimi, Lirak Qelaj, dhe Ibrahim Mehmetaj.

Përfundon raundi i parë i votimit për zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit komunal
Raundi i pare: 50 Vota të rregullta, nuk ka të pavlefshme
Halim Halimi; 26
Lirak Qelaj; 09
Ibrahim Mehmetaj; 15
Ne raundin e parë me shumicë votash, u zgjidhet z. Halim Halimi për kryesues të kuvendit të komunës së Prishtinës.

3. Themelimi i Komitetit për Politikë dhe Financa:
Kryesuesi i ri z. Halim Halimi kërkon nga partitë e përfaqësuara në kuvend, që të dalin me propozimet e tyre për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, i cili përbëhet prej nëntë anëtarë të deleguar nga partitë respective.
LDK-së i takojnë tre anëtar, ku me ç’rast propozohen Halim Halimi, Hazir Borovci dhe Sami Hamiti,
VV – Dy anëtar, Ylli Hoxha dhe Hatixhe Hoxha.

PDK – Kërkon rishqyrtimin e numrit te anëtareve pasi qe konsiderojnë se janë te diskriminuar, rrjedhimisht kërkojnë që të shtohet numri i përfaqësuesve të PDK-së ne KPF, nga një në dy veta. Në anën tjetër z. Agim Salihu zyrtar ligjor në Komunën e Prishtinës sqaron se vendimi është ne përputhje me rregulloret ne fuqi dhe ne pajtim me udhëzimet e dala nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Por me insistimin e këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, mbledhja e u ndërpre me qëllim të sqarimit të formulës së përcaktuar nga MAPL për ndarjen e vendeve ne organet komunale. Pas një kohe të diskutimeve ne mes këshilltarëve dhe grupeve të partive politike ne kuvend u vendos qe pika e rendit të ditës të procedohet me tutje, dhe ulësja e Partisë Demokratike të Kosovës, të mbetet e rezervuar deri në sqarimin e kësaj çështje nga MAPL-ja.

AKR – propozon Islam Pacollin
AAK – Imer Restinovci
KDTP(Partia Demokratike Turke e Kosovës) – Xhynejt Ustaibo
Me tridhjetë e tetë vota për, katër kundër dhe tri abstenime kalon vendimi për themelimin e komitetit për politike dhe financa.

4. Caktimi i grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2014;

Për formimin e grupit punues për hartimin e planit vjetro të punës së Komunës së Prishtinës për vitin 2014:
LDK – Shefki Gashi
VV – Ylli Hoxha
PDK – Laura Zherka
AKR – Mirlinda Sopi
AAK – Rrita Begolli
LB – Abetare Fazliu
PD – Kimete Zeqa
KDTP- Xhynejt Ustaibo
SRBSKA –

5. Propozimvendimi për zbatimin e Udhëzimit administrative nr. 16/2008, për pagesat në stafin politk në komuna:
Në baze të Udhëzimit Administrativ për pagat në Komuna, u konfirmua që pagat të jenë si në vijim:
Kryetari i Komunës: 1210 Euro
Nënkryetari: 750 Euro
Kryesuesi: 605 Euro
Drejtorët e Komunës: 525 Euro

Anëtaret e Kuvendit Komunal: 100 euro paga bazë, për pjesëmarrje në mbledhjet e asamblesë komunale paga është 100 euro. Njëkohësisht këshilltarët që janë të angazhuar ne komitetin për politike dhe financa dhe atë për komunitete do te paguhen nga 50 euro.

Një zëri aprovohet pika e pestë e rendit të ditës.

6. Të ndryshme.

Nuk është ngritur asnjë çështje për diskutim