Mbledhja e I-rë e rregullt e KK të Ferizajt
22/01/201422 Janar 2014
Kuvendi komunal mbajti mbledhjen e parë pas asaj inaguruese për të vendosur për komitetet dhe komisonet mirëpo kjo mbledhje vazhdoi me një mori mosmarrëveshjesh ku partia opozitare PDK e vlerësoi se kjo mbledhje u realizua me shumë shkelje të ligjeve.Këtë mbledhje poashtu e shoqëroi edhe një problem i paparashikur ai i AAK-së ku nuk ishin koordinuar si parti se cili do të ketë vendin për KPF-në.Në këtë mbledhje pos të tjerash u zgjodh edhe një anëtar për ndarjen e bursave nga ana e LDK-së ngase PDK-ja nuk ishte në sallë kur u diskutua për këtë rend dite duke i lënë hapësirë kësaj partie që në seancën e ardhshme të jap një emër për këtë komision.
1.Konfirmimi i pjesmarrjës në seancë:
Në këtë pikë të rendit të ditës kryesuesi,z.Milazim Haliti lajmëroi se z.Ilir Orllati ka paraljmëruar se nuk do të jetë në këtë seancë.
Kryesuesi tha se përpara se të vazhdojmë me rendin e ditës kam dy propozime që të shtohen dy pika të rendit të ditës : Dhënien e betimit të dy anëtarëve të kuvendit dhe emërimin e dy anëtarëve të komisionit për ndarjen e bursave të studentëve.
Me shumicë votash ky propozim i kryesuesit kalohet dhe këto dy pika të propozuara nga ai,hyn në rend dite.
2.Miratimi i rendit të ditës:
Gazmend Bytyçi tha se këtë material e kemi analizuar dhe shtjelluar me grupin parlamentar të PDK-së,si pikë të parë kemi miratimin e rendit të ditës,ndoshta për të gjithë ne ,në dukje është gjithqka është në rregull,nuk ka ndonjë parregullësi,mirëpo në kuadër të kësaj ne mendojmë se duhet të hiqen dy pika nga rendi ditës.
“Mendoj se është krejt e panevojshme të kemi pikën 6 dhe 7.Pika e 6 është një pikë e ngutshme,ngase nuk është mbushur as një vit i plotë për këtë komision që ne kemi nje propozim që të kemi një ndrrim e kemi themeluar nga ky organ,jo nga kjo strukturë që tani jemi,por nga ky organ i cili është organi më i lartë legjislativ i kuvendit dhe i cili merr vendime,pa pasur interferime nga të tjerët.Prandaj përkundër ksaj ne sot kemi një propozim që të marrim një vendim për themelimin e këtij komisioni,sikur ky komision të themelohej për herë të parë,pa pasur as edhe një lloj arsyetimi të vetëm,pa u konstituar nga Komiteti për Poltikë dhe Financa i cili është përgjegjës që të shqyrtoj të gjitha planet strategjike e politike që vijnë nga kryetari në Kuvend e pastaj për t’u shndrruar në vendime. Në propozim si arsyetim është përdorur Ligji për Vetëqeverisje Lokale neni 58 pika H,por ky nen potencohet edhe në statusin e komunës ai nen është 51 pika 2.8 i cili thotë:
“Kryetari i propozon Kuvendit të Komunës konstituimin dhe koordinimin e organeve komunale si dhe krijimin e insitucioneve dhe ndërrmarrjeve”.
Dhe me këtë ia rikujtojmë kryetarit se këto organe janë të themeluara janë të konstituara po nga ky kuvend. Ne mendojmë se do të ishte shumë e udhës të kërkoj raport nga këto insitucione tashmë të themeluara,të bëhej një vlerësim profesional i rezultateve dhe mangësive dhe tek në rast të vërejtjeve konkretë të kërkohej në një seancë së pari ndoshta shkarkimi i argumentuar i tyre dhe tek pastaj emërimi përkatësisht zgjedhja e komisionit të ri”- u shpreh tutje z.Bytyqi
Poashtu ndër të tjera ai tha se është bërë shkelje qysh në ftesën inaguruese e nënshkruar nga kryetari ,por me vulë të kuvendit dhe tha se kryetari nuk mund ta përdor vulën e kuvendit,sepse kjo është shkelje e parimit bazë të demokracisë.
Nga radhët e PDK-së,z.Medain Hashani tha se në këtë rend dite duhej të jetë edhe programi i kryetarit të komunës i cili do të qeverisë në këtë mandat të kësaj qeverisje familjare.Meqenëse është përfaqësuesi i Ministrisë së Pushtetit të Administrimit Publik mendoj se duhet të analizohet nga ana e përfaqësuesve shkelja ligjore e nenit 59 të Ligjit për vetë qeverisje Lokale që ka të bëjë me konfliktin e interesit për arsye se në rast se nuk reagon kjo Ministri lidhur me emërimin e anëtarëve do të thotë me emrimin e drejtorëve nga kryetari i komunës dhe që ka të bëjë me këtë nen,ka shkelje të ligjit,kërkojmë që kjo ministri të reagojë ,në të kundërtën në mbrojtje të ligjshmërisë ne si grup parlamentar lidhur me këtë nen në prokurorinë e shtetit dhe në rast se ka nevojë edhe në gjykatën kushtetuese për arsye se ky ligj është shkel nga ana e kryetarit të komunës.
z.Lulzim Aliu tha se pika 6 dhe 7 dhe dy pikat e reja që u shtuan pikat 8 dhe 9 ,kanë të bëjnë me politika menaxhuese dhe kanë impikime buxhetore që domosdoshmërisht duhet të trajtohen në KPF dhe se nuk mund të marrim vendime dhe as t’i votojmë përshkak se qysh në fillim ne po e shkelim ligjin pa nevojë dhe me shumë nguti.Këto dy pika mund të jenë në seancën tjetër.
z.Muhamet Qerkini tha se qysh në mbledhjen e parë ne po fillojmë me kundërshtimë akoma pa marrë asnjë vendim.Ai tha se tashmë është një kryetar i ri,një ekzekutiv i ri dhe një kuvend i ri dhe jemi të detyruar që të krijojmë organet tona dhe këto organe ne i formojmë jo organet e mëparshme dhe se propozoj të aprovohet rendi i ditës dhe të shqyrtohen pikat një nga një.
z.Mustafë Grainca tha se këtu kam dalur ta forcojë kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike e cila është një kërkesë e drejtë.Kërkesë kjo që ruan edhe ekzekutivin dhe legjislativin nga një shkelje ligjore.nga një shkelje statutare e statutit të Komunës të nenit 43. Ky propozim ka anashkaluar KPF-në.
Sipas z.Graninca në qoftëse KPF-ja nuk duhet të pyetet dhe nuk duhet të konsultohet për qështjet të cilat kanë me politikat qeverisëse të qeverisë së komunës atëherë pse ekziston pika e 5 e rendit të ditës të krijohet KPF-ja dhe nësë KPF-ja nuk e ka këtë detyrë ,këtë të drejtë,këtë mundësi ligjore atëherë nuk kemi qka e krijojmë këtë komitet.
z.Ymri Hashani pikat 6 dhe 7 duhet të mbetën dhe të votohet. Mandati i këtyre komisioneve ka qenë i barabartë me mandatin që ka pasur kuvendi i kaluar dhe tani kuvendi është me një përbërje të re dhe ky komision duhet të jetë i ri.
Kryesuesi i Kuvendit,z.Milazim Haliti e hodhi në votim propozimin që të hiqen këto dy pika të rendit të ditës përkatësisht pikën 6 dhe 7,mirëpo ky propozim nuk kaloi me 16 votat pro.
Menjëherë pas propozimit të PDK-së,ai hodhi në votim edhe miratimin e rendit të ditës i cili ishtë dorëzuar me procesverbalin i cili u miratua me 25 vota pro.
3.Dhënia e betimit e dy anëtarëve të kuvendit:
Anëtar i kuvendit nga radhët eAAK-së ka qenë z. Naim Ferati,mirëpo meqë ai u emërua Drejtor i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme këtë vend e mori antari tjetër me radhë Lulzim Granica dhe nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje anëtari z.Faton Topalli meqë shkon në detyrë të rë,vendin e tij do e merr z.Sylejman Zeka.
4.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar:
z.Gazmend Bytyçi dha një vërejtje sa i përket këtij procesverbali për shkak sepse pika 2 thotë se dhanë betimin të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës dhe pika 3 betimin e kuvendit për anëtarë të komunës dha kryetari i komunës z.Muharrem Svarqa dhe unë nuk mëndoj se procesmbajtësi i procesverbalit duhet të nxjerrë konkluzione se qka kanë bërë ,por ai duhet të shkruajë se qfarë është thënë.Kjo lidhet me atë që Kryetari i komunës ka bërë betimin si Kryetar i Kuvendit Komunal e jo si Kryetar i Komunës.
Me shumicë votash kalohet kjo pikë e rendit të ditës.
5.Njoftim për emërimin e Drejtorëve të Drejtorive të Komunës:
Kryetari i Komunës, z.Muharrem Svarqa kërkoi që të gjithë të punojnë më kompetencë dhe parakusht për të punuar mbi baza ligjore është ajo që ne e quajmë në shtetet demokratike një përgjegjësi për të pasur një stabilitet politik,stabiliteti politik para se të gjithash është një parakusht për t’i realizuar të gjitha programet dhe të gjitha vendimet që merren në këtë kuvend dhe ndryshe ne nuk mund të funksionojmë.Për të funksionuar më mirë kam bërë një përzgjedhje të këshilltarëve të mi të cilët do të udhëheqin drejtoritë përkatëse.
Drejtorat e Drejtorive të Komunës:
1.Burim Karameta-Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
2.Enver Haliti-Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
3.Naim Ferati-Drejtoria e Administartës së Përgjithëshme
4.Lirije Syla-Drejtoria e Financave
5.Fatmir Azizi-Drejtoria e Shërbimeve Publike
6.Gafurr Ilazi-Drejtoria e Infrastrukturës
7.Muhamet Halili-Drejtoria e Arsmit
8.Mimoza Fazliu –Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit
9.Faruk Hyseni-Drejtoria për Pronës, Gjeodezi dhe Kadastër
10.Faik Grainca-Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit
11.Xhemajl Reçica-Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë
Pas njoftimit për emërimin e Drejtorëve,Kryetari z.Svarqa ai shpalosi një nxerrje të borgjeve të trashëguara të cilat natyrisht se janë pjesë përbërëse e vështerësive të cilat në do të kalojmë.
Statistika e nxjerrë nga njerzit kompetentë të Drejtorisë për Infrastrukturrë dhe Drejtorisë për Financa:
Projektet që kanë filluar në vitin 2013 dhe nuk kanë përfunduar kapin një shumë prej 3 milion euro,projektet që kanë përfunduar në vitin 2013 kapin një shumë prej 1 milion euro,Projektet e kontraktuara që nuk kanë filluar asnjë punë për to kapin shumën prej 579 mijë euro.
“Në totalin e investimeve kapitale për vitin 2014 ne kemi një buxhet prej 9 milion euro kur t’i hiqet e gjithë kjo që është trashëguar në borgje dhe është investuar në borgje që akoma nuk kanë përfunduar del që ne e kemi një shumë prej 3 milion euro për planifikimin e investimeve të reja.”-u shpreh ndër të tjera i pari i komunës.
Ai poashtu i njoftoi se ka filluar auditimi i të gjitha veprimtarive komunale dhe se administrata ka filuar të funksionalizohet dhe është në shërbim të qytetarëve.
znj.Ferinaze Isufi shfaqi problemet me subjetkin e saj politik përkatësisht me shkeljen e statusit të partisë.
z.Nehat Baftiu ai tha se po i vie keq për shkeljet që po bëhen të ligjit dhe statutit,çdo gjë është shkelë,të gjitha ligjet që unë i kam lexuar janë kundër asaj qfarë po flasim këtu,nuk ka barazi gjinore ku 40 % duhet të jenë femra në udhëheqje,pastaj kryetari tha se unë nuk i njoh të gjitha ligjet mirëpo i kam zyrtarët ligjor,e ata ose nuk po i njofkan ligjet ose qenkan shumë të dobët,por tsipas neni 43 nuk mund të bisedohet për pikën 8 dhe 9 pa u formuar KPF-ja.
z.Gazmend Bytyçi tha se nuk u arrit të tejkalohen margjinat e familjarizmit duke zgjedhur drejtor e anëtarë të ngushtë të familjes apo të rrethit familjar,por nuk do të ishtë shumë e dëmshmë sikur të bëhej fjalë për ekspertë,por fatkeqësisht nuk pamë të tillë.
z.Faruk Guri nga radhët e LDK-së tha se edhe pse u fol për shkelje të ligjit,këtu nuk ka shkelje të ligjit edhe me Ligj për Qeverisje Lokale edhe me ligje të tjera të cilët janë kompatibile me punën e cila bëhet në komunë nuk ka.Është e drejtë e secilit legjislativ të ndryshojë komisionet e veta për ta vazhduar punën.
z.Lulzim Aliu ndër të tjera tha se kjo pikë ka qenë njoftim për emërimin e drejtorëve ndërsa kryetari shpalosi programin e tij ku ne nuk jemi pregatitur dhe nuk ka qenë në rend të ditës.
Sipas z.Aliut formimi i qeverisë lokale është i zorshëm për shkak se është rrjedhim i një koalicioni me ma shumë inatesh se sa një përputhje programesh e plotësim nevojash për kuadër profesional.
z.Esat Shatrolli kërkoi që të procedohet me rendin e ditës dhe se mbetet të vlerësohet puna e qeverisë pas 3 muajve apo 6 sepse akoma pa filluar puna nuk mund të japësh vlerësim.
znj.Kristina Gashi-Bytyçi tha se pjesa dërrmuese e drejtorëve janë pa përvojë pune në menaxhmente të larta publike,ku profesionalizimi mbetet të shihet pas 100 ditësh,pra pas 3 mujorit të parë qeverisës.Si pikë të dobët ajo cilësoi nepotizmin dhe familjarizmin e nje pjesë të kësaj qeverie komunale me liderët e subjekteve politike që janë pjesë e koalicionit qeverisës që në fakt paraqet shkelje të rëndë ligjore dhe juridike të konfliktit dhe interesit.
z.Mustafë Grainca tha se në rend dite ishtë njoftimi për kabinetin e tij lokal qeveritar ,por jo edhe për punën e bërë.
Ne nxorëm disa nga veqori jo të mira siq janë: emrimi joadekuat i drejtorëve ku profesioni nuk përputhet me atë që përfaqëson ,mosprezantimi i programeve të drejtorëve,vetdorëzimi i aspektit menaxherial. Ndërsa nga njoftimi i borgjeve të trashëguara nga kryetari,ai tha se borgjet nuk përkojnë me realitetin,janë vlera të projekteve 3 vjeqare dhe se projektet 2 vjeqare nuk duhet të cilësohen si borgje.
z.Bashkim Fazliu tha sa i përket koalicionit të NQF-së asnjë anëtarë i NQF-së nuk ka pranuar të jëtë kandidat për drejtor.Nuk ka pranuar as z.Afrim Konjufca i cili është eksperti më i mirë të ekonomisë në Ferizaj.Tash mu marr me një fakt që Mimoza është bashkëshortja ime,Mimoza është zyrtare financiare e NQF-së ,merreni informacione në KQZ.
Ndër të tjera tha se sa i përket përfaqësimit gjinor në qeverisjen e kaluar ka qenë vetëm një drejtoreshë ndërsa në këtë qeverisje janë 2 dhe një falë N QF-së.
znj.Xhemile Murati tha se nuk ka diskriminim gjinor brenda AAK-së,sepse njëra nga drejtoreshat e mundshme mund të kam qene edhe unë,mirëpo jam tërhekur me arsye personale.
z.Sylejman Zeka tha se emërimi i drejtorëve ka elemente të konfliktit të interesit,familjarizmit,janë fakte notore publike për të gjithë.
Ne si grup kërkojm që të na drejtohet me një raport me shkrim për të gjeturat e tij në kuptim të qeversijes së kaluar sidomos në aspektin financiar.Pashtu të na raportohet nga kryetari i komunës me planin qeverisës në kuptimin formal,qfarë ka ai në program për të qeverisur komunën e Ferizaj për 4 vite.
z.Visar Demiri tha se në këtë seance është dashur të vijmë me dy rende dite si ato konfliktet partiake dhe ato brenda partiake ngase nuk jemi të interesuar t’i degjojmë problemet brenda partisë suaj.Andaj ai kërkoi që të procedohet me rendin e ditës.
z.Faruk Guri tha se nuk e di se për qfarë arsye po zgjatet kaq shumë dhe në mënyrë jo të rregullt.
6.Marrja e vendimit për themelimin e Komiteteve të përhershme:
-Komitetit për Politikë dhe Financa
-Komitetiti për Komunitete
Kryesuesi i kuvendit,z.Halitit tha se KPF-ja t’iketë 7 anëtarë (2 anëtar nga LDK-ja dhe 2 nga PDK-ja,1 nga AAK-ja dhe 1 nga VV) dhe 9 të Komitetit për Komunitete (nga 1 anëtarë prej 4 partive të mëdha dhe 5 nga pakicat)
Nga LDK-ja:
Për KPF-në:
z.Ymri Hashani
z.Faruk Guri
Për Komiteti i Komuniteteve:
z.Esat Shatrolli
Nga PDK-ja:
Për KPF-në:
z.Gazmend Bytyçi
z.Mustafë Grainca
Për Komiteti i Komuniteteve:
znj.Mirlinda Bytyçi-Rexhepi
Edhe pse nga AAK pati jo kordinim brenda partisë mes znj.Ferinaze Isufit dhe Grupit Parlamentar ai u hodh në votim kush do të shkoj dhe me shumicë votash nga kuvendi shkoi Izet Rushiti.
Për KPF-në:
Izet Rushiti
Për Komiteti i Komuniteteve:
znj.Xhemile Murati
Nga VV:
Për KPF-në:
Z.Sylejman Zeka
Për Komiteti i Komuniteteve:
znj.Arta Tahiri
Nga komiteti pakicë janë:
z.Avni Kopili-nga komuniteti hashkali
z.Xhemajl Jashari-nga komuniteti rom
z.Osman Emini-nga komuniteti hashkali
z.Zenel Elshani-nga komuniteti boshnjak dhe goran
z.Zoran Maksimoviq -nga komuniteti serb
7.Propozim për miratimin e vendimeve për zgjedhjen e anëtarëve të Komisonit Komunal të Aksionarëve në Ndërrmarrjet Publike:
-KRM “Pastërtia”,SH.A.
-KRUK “Bifurkacioni” dhe
Stacioni i Autobusëve-Ferizaj
z.Gazmend Bytyçi tha se janë duke u krijuar disa situata që janë shumë konfuze,gjitha këto situata po vijënë si pasojë e gjithë atyre mosmarrëveshje.Ne konstatuam shkelje qysh në fillim,dhe kërkoj një takim më grupin parlamentar të PDK-së që të konsultohemi për hapat e mëtutjeshëm sepse kështu na duket joparimore që të vazhdohet seancën e ditës së sotme.
Pas takimit konsultativ mes grupit parlamentar të PDK-së,z.Gazmend Bytyçi tha se duke parë situatën e krijuar dhe konfuze dhe marrja pjesë ne votim nga ata që pa dhënë betimin kanë votuar ,shkeljet e statutit të komunës,ligjit për Vetqeverisje Lokale lidhur për propozimin për pikën 6 dhe që nuk ka kaluar në PDK ,konfuziteti në zgjedhje dhe në numra prandaj ne si grup parlamentar nuk do të marrim pjesë në vazhdimin e kësaj seance për të mos qenë pjesë e shkeljeve dhe ligjeve në fuqi.
Kryesuesi i kuvendit z.Milazim Haliti tha se për këtë vendim ne kemi pasur informacione që PDK-ja kur të vijë të këto pika të rendit të ditës do ta lirojë sallen,por ne do të vazhdojmë me punën e kuvendit.
Kryesuesi lajmëroi që për secilin komision duhet t’i zgjedhim nga dy anëtar nga kuvendi dhe me nga një anëtar që do t’i emëroj Kryetari i komunës.
z.Ibrahim Hyseni tha se nuk i ka hije një seance sidomos seancës së parë ,me gjithë këtë nguti që po e bëjnë përzgjedhjen e organeve.Mirëpo caktimi i këtyre organeve edhe mua po më duket i kundërligjshëm.
z.Ymri Hashani tha se në at moment që ka kaluar mandati i KK kalon edhe mandati i Komiteteve obligative dhe jo obligative dhe komisioneve qe i ka formu ky kuvend.
z.Faruk Guri tha se asnjëherë nuk është dhënë një performancë edhe pse është kërkuar nga komisioni i aksionarëve dhe as nga bordet.
z.Sylejman Zeka tha se pika numër 6 dhe pika 7 janë cilësuar më një relavancë të veqantë.
Pikës së 6 do t’i qasemi ne dy aspekte atë juridik dhe politik.
E para që do të shtrohet si kërkesë është: Kush mund të jetë i propozuar për Komisionin të Aksionerëve,a duhet këta anëtarë vetëm të kuvendit apo edhe nga jashtë. Nuk kemi pasur material shtesë dhe kërkojmë përgjigje nga organet gjegjëse.
Sa është mandati i tyre, a përfundon mandati i aksionerëve me rastin e përfundimit të kuvendit komunës apo kryetarit të komunës,a kanë pasur të drejtë që të zgjedhin bordin e drejtorëve zgjedhje që bëhen në kuptim të nenit 16 të Ligjit për ndërrmarrje publike,a i kanë raportuar kuvendit ndonjëherë nëse po atehërë kur nëse jo pse jo?
Nga LDK-ja:
Për KRM “Pastërtia”-Abetare Kurti dhe Enver Bajrami
Për KRUK “Bifurkacioni”-Flamur Istrefi dhe Burim Haxhidema
Për Stacioni i Autobusave- Gafurr Imeri dhe Xhevat Sallahu
Me shumicë votash kalon ky propozim nga LDK-ja
8.Emërimi i dy anëtarëve të komisionit për ndarjen e bursave për studentë:
Drejtori i Arsimit,z.Muhamet Halili tha se 2 anëtare duhet të jenë nga kuvendi prej 7 anëtarëve.
z.Qazim Rrahmani tha se duke ditur gjendjen në qështjen e edukimit asnjëherë komuniteti hashkali nuk është përfshirë asnjë student nga Kuvendi Komunal në listën e bursave që ka dhënë komuna.Do të ishtë mirë që të jetë një anëtarë në këtë komision.
Nga LDK-ja
z.Ramdan Baliu
Me 23 vota pro dhe 2 abstenim dhe asnjë kundër mirret ky vendim.
Meqë PDK-ja mungoi i mbetet në seancën tjetër të japin një propozim për anëtarë të këtij komisioni.
9.Marrja e Vendimit për vazhdimin e punës të Komisionit të Komunës për dhënien e banesave me qira:
z.Ibrahim Hyseni tha se e shoh të rrugës që këtij komisioni t’i vazhdohet puna prapë për arsye sepse janë të përfshirë janë të gjitha subjektet poltike që kanë garuar në kuvendin komunal dhe se të vijë një raport nga komisoni për punën e bërë.
znj.Arta Tahiri tha se ka mungesë informacioni për këtë seancë.Lëvizja VV dukë mos qenë pjese qeverisëse as në opozitë në mandatin e mëhershëm ka luajtur rolin e saj duke mbajt një konferencë për media në qeshor të vitit 2013 lidhur me këtë qështje.
Gjatë gjithë kësaj kohë është neglizhuar dhe nuk ka pasur një mbarvjatje dhe një rikonstruktim të kësaj pune,nga informacione zyrtare Lëvizja VV kontrakton se janë 52 banesa në shfrytezim ku janë 314 familje kanë konkuruar për këto banesa.
Meqë nuk kemi asgje zyrtare kemi disa kërkesa para se të kalohet në votimim:
Kur është formuar ky komision,data muaji viti,nr i anëtarëve,cilat subjekte politike,emrat e anëtarëve si dhe emërimin e kryetarit të këtij komisionit,nr e banesave në dispozicion,nr e aplikuesve dhe kriteteret për këto banesa dhe dua të kemi një grup monitorues dhe një raport me shkrim.
z.Bashkim Fazliu tha se gjatë zgjedhjeve ka pasur anëtarë të komisionit dhe në një farë mënyre janë kontrabu vota me banesa.Është e vërtetë që kanë punuar,por gjatë zgjedhjeve kanë dështu sepse i kanë mbajtur vjerrë me banesa dhe i kanë shfrytezuar banesat për vota.
z.Ibrahim Hyseni tha se nëse ka faktë për kontrabandim le t’i sjellon se nuk u ka hije një etiketim një komisioni që ka punuar me muaj të tërë deri në orët e vona.
z.Faruk Guri tha se është punuar shumë nga ky komision dhe paraprakisht kërkoj që të bisedoni dhe ta mbani një takim me këtë komision dhe bazë punës që e kanë përmbyll ata të na japin një raport.
z.Sylejman Zeka tha se nuk mund të zgjatet një mandat pa pasur një raport se deri ku kanë shkuar punët.
z.Izet Rushiti tha se është bërë punë e madhe dhe një punë shumë e ndieshme,andaj duhet vazhduar mandatin.
z.Visar Demiri konsideron se mendimet apo propozimet qe u dhanë të mos votohet sot qëndrojnë se jemi një përbërje shumë e re,nuk e diskuton punën e tyre askush,mirëpo shtyrjen e mandatit e shoh të dëmshme në dy aspekte: në njërin aspekt dëmtohet komuna me kpmpenzim,nëse shumë shkurt dëmtohet komisioni ngase detyrohet të marr vendime të ngutshme andaj propozoj që ata të dalin me një raport.
z.Bashkim Fazliu tha se unë kam informacion se ky komision e ka përfaqësuesin nga Shoqata e Veteranëve të Luftës dhe unë aty jam sekretar i kësaj shoqate.Të gjithë partitë përveq VV keni informacion ngase keni anëtarë të juaj.
znj.Ferinaze Isufi tha se sa i përket këtij komisioni ky komision ka punuar,mirëpo e ka ndërprerë punën gjatë fushatës.Ajo kërkoi një kufizim të arsyeshëm ngase është një qështje mjaft e ndieshme.
z.Ramdan Baliu tha se punët janë kryer dhe për 1 muaj është e mjaftueshme dhe se punën duhet të bëhen vetëm në zyre.
Nga AKR znj.Hysnie Mustafa-Shamolli tha se është qështje e ndieshme dhe duhet patjetër të presim një bisedë të kryesuesit me ta dhe t’i presim sa duhet ata .
Me shumicë votash vazhdohet ky mandat i komisionit për dhënien e banesave me qira.
10.Caktimi i orarit të mbledhjeve të kuvendit të Komunës për vitin 2014:
Me shumicë votash aprovohet kjo pikë e rendit të ditës.
11.Pyetjet dhe kërkesat e anëtarëve të KK-së:
z.Faruk Guri kërkoi që lagjja në Lubovc është gjendje shumë e rëndë nga gropat që janë shkaktuar nga shiu,që sa më parë të intervenohet.
Poashtu ai tha se sipas informatave në shkollën “Ahmet Hoxha”është pa dysheme është komplet në beton dhe kushtet për fëmijë janë të rënda në këtë shkollë,ëhtë rrezik për këta nxënësa.
Ai shprehu shqetësimin për parambrëmjen që organizohet nga vetë nxënësit me një shumë rreth 20 euro dhe nuk ka asnjë arsimtar apo person zyrtar dhe duhet të kemi kujdes në këto gjëra sepse mundet të eskalojë situata.
z.Muhamet Qerkini tha se ato borgje të trashëguara që u përmendën nga kryetari të na jepën në mënyrë zyrtare në seancën e ardhshme.
z.Shpejtim Sojeva tha se në fshatin Sojeve për shkak të një gjendje tmerruese të ujit të pijshëm për shkak të përbërjes së tokës nuk mund të nxirren as puse për shuarjen e etjes dhe kërkoi ta dijë a është në program ujësjellsi në fshatin Sojevë.
z.Qazim Rrahmani tha se disa pjestarë të komitetit kanë përfunduar shkollimin intenziv të mesëm në shkollën e mesme “Pjetër Bogdani” dhe nuk u janë dhënë certifikatat të cilat tregojnë përfundimin e shkollës ngase kërkojnë para mirëpo në kuvend është marr vendim që komuna t’i heqë ato shpenzime.
Kërkesa tjetër ishte kanalizimi aneks i ndërtuar në vitin 2012-2013 është kanalzim që nuk qarkullon dhe është mbyllur ju kriojn probleme gjithë kanalizimit tjetër të fshatit dhe kërkoj që të bashkpunon me KRUK “Bifurkacionin”sepse ujrat e zeza janë duke dalur në asfalt.
znj.Ferinaze Isufi kërkoi një përgjigje për punët të cilat janë kontraktu në fshatin Lloshkobare për kanalzim.
z.Visar Demiri tha se ndërimet pa leje që janë në stadin final qka do të bëhet me to dhe me to që janë akoma në fillim.A ka drejtoria ndonjë projekt konkret për gjelbrimin e qytetit.
znj.Hysnie Mustafa-Shamolli kërkoi material shtesë për kuvend ngase si asamblesitë të rinjë nuk kemi qenë shumë të informuar.