MBLEDHJA E GJASHTË E KUVENDIT KOMUNAL – PRISHTINË

17/05/2013

16.05.2013

REND DITE:

1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së pestë;
2. Propozimvendimi për miratimin dhe lënien në dispozicion për diskutim publik të Projektplanit zhvillimor komunal për periudhën 2013 – 2022;
3. Propozimvendimi për dhënien e Qendrës Kulturore Rekreative në Gërmi në shfrytëzim të përkohshëm NPL “Sport Marketing” SH A në Prishtinë;
4. Propozim vendimi për lejimin e mjeteve ndërmarrjes publike lokale “Sport Marketing” SH A në Prishtinë;
5. Raporti për arkëtimin, shpenzimet dhe investimet në periudhën 1 janar – 31 mars 2013;
6. Propozimvendimi për garanci të borxhit;
7. Propozimvendimi për shpalljen e z. Lulzim Basha, Kryetar i Bashkësisë së Tiranës Qytetar nderi i Komunës së Prishtinës;
8. Pyetje dhe përgjigje;
9. Të ndryshme.

1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të peste;

Pasi kryesuesi z.Sami Hamiti hapi mbledhjen dhe pyeti të pranishmit për ndonjë vërejtje apo sugjerim të procesverbalit të mbledhjes së gjashtë, askush nga të pranishmit nuk pati ndonjë plotësim.
Të parit qe iu dha fjala ishte z. Shefqet Sylejmani, i cili deklaron se jap dorëheqje nga AAK dhe kalon në LDK, duke falënderuar kështu asamblenë e kuvendit të komunës se Prishtinës, drejtorë të drejtorive, përfaqësuesit e OSBE-se si dhe botuesit e tjerë. Duke shprehur kështu edhe kërkim faljeje për punët dhe detyrat qe ndonjëherë nuk kanë mundur të jenë në nivelin e duhur, duke theksuar se të paret e historisë sonë kanë punuar aq shumë, saqë ne përpiqemi te punojmë te paktën mjaftueshëm.

Miratohet.

2. Propozimvendimi per miratimin dhe lënien në dispozicion për diskutim publik të Projektplanit zhvillimor komunal për periudhën 2013 – 2022;
Behxhet Musliu – Drejtor i Urbanizmit

Me Ligjin për planifikim hapësinor është paraparë plani rregullues komunal, ku Drejtoria e Urbanizmit dhe e Mjedisit ka kontraktuar kompanitë Art Diseign nga Prishtina dhe Politecnica nga Italia. Për këtë projektplan janë të njoftuar dhe angazhuar grupe te ndryshme ku edhe kanë pasur mundësinë të japin vërejtje apo sugjerime. Debati për ketë nivel publik zgjatë 60 ditë, duke filluar 8 ditë pas shpalljes në gazeta ditore dhe në media. Z.Musliu informon se pas rishqyrtimit, marrjes se vërejtjeve nga institucionet dhe shoqëria, ato do te kooperohen. Komuna ka angazhuar një kopani e cila po punon në vlerësimin strategjik për planin zhvillimor. Politecnica dhe Art Diseign kanë fituar projektin për të hartuar këtë plan zhvillimor.

Një prezantim te shkurtër te kësaj kompanie dhe të këtij projekti bënë Fatma Alali – arkitekte. Alali: POLITECNICA është një kompani në Itali qe merret me projekte komplekse dhe grupe specialistë. Për të arritur vizionin e këtij projekti janë përcaktuar shtatë strategji të zhvillimit, te cilat i cekim me poshtë .
1. Cilat do të jenë objektivat qe duhet arritur dhe mënyrat për arritjen e këtyre objektivave, ku si objektive konsiderohen vendet ku mund te vendosen furnizimet e nivelit kombëtarë dhe ndërkombëtarë, t’i japim forcë hekurudhës së vjetër, te përmirësojmë qasjen e këtyre zonave te cilat konsiderohen prioritete urbane siç janë parkingjet, të ketë hapësire për këmbësorë etj.
2. Ç’fare instrumenteve te perdoren,
3. Studimi i fizibilitetit,
4. Plani i projekt-piloteve,
5. Prioritetet qe do të bëhen, në afate të shkurtër, te mesëm dhe afatgjatë,

Përmbajtja e Planit Zhvillimor Komunal:

– Profili i zhvillimit hapësinor
– Nën-sistem ekonomik dhe social
– Nën-sistem i natyrës dhe mjedisit
– Përdorimi i tokës /territorit, ku theksohet se shume toka janë dëmtuar si pasojë e ndërtesave
– Mjedisi / standardet
– Standarde ndërkombëtare
– EU- sfidat e zhvillimit, ku si pikë referenca nga EU ka qenë se çfarë mund te nxisë zhvillimin, ku si pika kryesore për zhvillim janë:

1. Konkurrenca
2. Promovimi i shoqërisë dhe te rinjve
3. Vend atraktiv dhe ndërkombëtar
4. Rëndësia e jetës së qytetareve dhe kohezioni social, qëndrueshmëria etj.
Sipas kompanisë “Politecnica”, Politikat kryesore sektoriale që mbështesin këto strategji janë:
– Zhvendosja e njerëzve dhe e mallrave në mënyrë efikase,
– Një sistem efikas iu tregon njerëzve se ku të arrijnë,
– Stacione që lejojë ndryshime në këto forma te transportit, në atë mënyrë qe te jetë pa pengesa dhe i rregullt,
– Përmirësimi i kushteve të këmbësoreve dhe shtigjeve i biçikletisteve,
– Përmirësimi i shpërndarjes se mallrave,
– Linja hekurudhore qe shkon nga Aeroporti deri në Podujevë,
– Lëvizshmëria- transporti publik.

Rruget kryesore të propozuara në këtë projekt:
1. Të drejtoi trafikun jashtë qytetit,
2. Unaza e brendshme dhe rruga kryesore në qytet,
3. Një stacion i trenit për Fushë Kosovë,
4. Sa i përket tregut të mallrave, propozohet qe të ketë stacion qe përfshinë: stacionin e kamionëve, trenave duke shmangur në ketë formë trafikun brenda qytetit, kjo lejon Kosovën qe në të ardhmen të ketë një pikë shpërndarje te re.

Politika sektoriale – rritja urbane sipas kompanisë “Politecnica”
1. Tu ofrojë qytetareve shërbime jo larg qendrës se vendbanimit të tyre,
2. Përmirësimi i hapësirave publike,
3. Kriter i rëndësishëm është qe qytetaret të kenë qasje të mire të transportit publik.
Vlerat kulturore dhe natyrore
1. Ruajtja e identitetit, përmirësimi dhe vlerësimi,
2. Trashëgimia kulturore, qasje e integruar (ruajtja dhe vlerësimi),
3. Plani për mbrojtjen e vendeve e vendeve arkeologjike,
4. Projekt i rrjeteve ekologjike, pra sistemet qe propozohen për ruajtje të diversitetit quhet rrjete ekologjike.
Përmirësimi i cilësisë se mjedisit urban dhe rural
1. Forcimi i mjedisit të rrjetit të monitoruesve dhe vendosja në hartë e zonave të ndjeshme,
2. Furnizimi me uji te pijshëm,
3. Aktivitetet e mbledhjes së mbeturinave.

Përkrahja e START UP-it për ndërmarrjet e reja
1. Ka të bëjë me punësimin e të rinjve,
2. Për të nxitur mundësinë e ndërmarrëseve të rinj,
3. Industria e rrjetit, teknologjia informative, përmirësimi i tokave qe janë të ndotura,
4. Inovacione dhe përmirësime në logjistike,
5. Toka bujqësore cilësore,
6. Pyjet, projekte qe ndihmojnë zhvillimin ekologjik.
Në bazë të gjithë kësaj thuhet se Prishtina do të jetë një qendër zhvillimore tregtare, buxhetore dhe kryeqytet i ri i një shteti të ri.

Qëndrimet e Këshilltareve të Kuvendit Komunal, ne lidhje me Projektplanin-zhvillimorë 2013 – 2022
Mustafë Krasniqi – LDK: disa nga ne kemi marrë pjese në debate, në hartimin e këtij Projektplani, ku kontribut kanë dhenë edhe Komiteti për Politike dhe Financa. Z.Mustafa e vlerëson si një projekt mjaft të mire, mirëpo duke vërejtur disa gabime te vogla teknike qe duhet përmirësuar. Z. Mustafa përkrahë projektin dhe iu uron mirëseardhje.
Aziz Pacolli – AKR: falënderon të gjithë, duke shprehur se është plan i mirë mirëpo i përgjithësuar dhe nuk dëshiron qe të shohë projekte dhe fotografi të qyteteve të tjera, mirëpo te paraqitet se si do të duket Komuna e Prishtinës, gjithashtu thekson se hekurudha e vjetër duhet të hiqet.
Shemsi Veseli – PDK: Falënderon të dy kompanitë për punën e tyre, duke i konsideruar si plane jetike dhe të rëndësishme, mirëpo duke shprehur se nuk ka qenë një koordinim i mirë në mes të drejtorisë dhe këtyre dy kompanive. Z. Veseli thekson se komuna është dashtë qe ta këtë më herët këtë projektplan, ndërsa ne jemi me vonesë për 10 vite. Pastaj disa nga mangësitë e këtij plani janë se përfshinë analizën vetëm pjesërisht. Në këtë plan nuk jepet zgjedhja e problemeve pragmatike siç janë: uji, rryma ,kanalizimi, ngrohja etj. Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e vonshëm të objekteve shkollore, nuk ka asnjë raport tregues për urbanizmin, nuk ka vlerësim të alternativave zhvillimore, mungon modeli i menaxhimit të tokave ndërtimore, mungon analiza e kostos etj. Veseli thotë që mos te nxirret ky plan pa u kontrolluar nga ekspertë, mungon redaktori profesionale. Pra z.Veseli shprehet duke thëne se kemi të bëjmë me një plan jo të mirëfilltë komunal.

Astrit Salihu – AAK: Sa i përket Planit Zhvillimor Komunal, mbështetë planin për shtegun e biçikletave duke kërkuar kështu qe të ketë edhe më shume fusha sportive te cilat janë mjaft të nevojshme për të rinjtë e Prishtinës.

Feti Mediu – PD: iu bashkohet diskutimeve, i përgëzon përpiluesit e projektit, mirëpo përqendrohet në dy gjëra qe nuk u përmenden, siç janë:
1) Arsimi – i cili thekson se duhet të rritet cilësia e arsimit, gjë qe mund të arrihet nëse i qasemi pak më ndryshe arsimit, duke angazhuar inspektorë, kujdestarë klase qe do të thotë se në qoftë se kombinohen qe të dyja bashkë, tradicionalja me bashkëkohoren nuk do të kemi ngecje.
2) Trashëgimia – z. Mediu thekson se Komuna e Prishtinës ka shumë pasuri, prandaj edhe pritet qe të behën hulumtime ku ato që janë të paidentifikuara të behën investime në to. Deri me tani në Komunën e Prishtinës janë bërë dëmtime të shumta te objekteve kulturore përfshirë këtu edhe ndërrimin e ndërtimit të hamamit të Prishtinës.

Aferdita Veliu – VV: Si forcë politike jemi të angazhuar në zhvillimin e Prishtinës, mendoj se ky dokument do të duhej te ishte hartuar më herët, te paktën para 8 viteve, e jo sot si projekt i fushatës. Sidoqoftë Veliu aprovoi ketë projekt plan. Në këtë rast kryesuesi i kuvendit z.Hamiti iu kundërpërgjigj duke shtuar se nuk është projekt fushate, ngase si projekt ka filluar qysh në vitin 2004 dhe ka shkuar më tutje.

Besa Rafuna – LDD: E vlerësojmë punën e tyre dhe besojmë qe do te diskutohet në publik.

Flamur Shala – LDK: Nëse mendojmë se nuk ka paraqitje të jetës reale gabohemi, ngase ky plan ka dalë si politikë zhvillimore e kryeqytetit. Dhe nëse themi se jemi vonuar, atëherë jemi vonuar ngase nuk ka qenë ligji qe do ta bënte organizimin adekuat. E dimë qe është vonuar ligji dhe për ketë fajësohet Qeveria e Kosovës, thekson z. Shala.

Milazim Vitia – AKR: Sa i përket këtij projekti, kur është fjala për ekspertë atëherë mendoj qe duhen ekspertë të fushave te ndryshme.

Tefik Mehmeti – LDK: Në ketë projekt kemi parë se kompania ka hasë në vështirësi në identifikimin e numrit të banorëve, pastaj rrejti hekurudhor nuk është paraqitur me kujdes, disa projekte dhe figura as qe mund ti identifikosh dhe disa kompetenca përshkruhen e në fakt as qe janë në kompetencë të nivelit lokal.

Behxhet Musliu – Drejtor i Urbanizmit: Thuhet se plani është vonuar, plani nuk është vonuar ngase duhet të jetë në harmoni me Planin Zhvillimor Komunal. Z. Musliu thotë se këshilli i eksperteve do të na jep vërejtje dhe sugjerime për ketë plan.

Sadri Ramabaja – VV: Dua të tërheqë vëmendjen Komitetit për Politikë dhe Financa se nuk është dashur të kaloj tek kuvendi ky plan, ngase ky plan nuk është shkruar në mënyrë profesionale.
Aprovohet.

3.Propozimvendimi për dhënien e Qendrës Kulturore Rekreative në Gërmi në shfrytëzim të përkohshëm NPL “Sport Marketing” SH A në Prishtinë;
Agim Salihu – zyra ligjore: NPL “Sport Marketing” ka paraparë qe përmes kësaj kërkese ti aprovohet projekti për qendrën rekreative në Gërmi në zonën Sofali, ku përfshihet një sipërfaqe prej 380.25 m2. Qëllimi i kësaj është qe të zhvilloi rekreacione për të rinj. KPF-ja diskuton që kësaj ndërmarrjeje ti jepet kjo qendër në shfrytëzim për 10 vite.
Aprovohet .

4. Propozimvendimi për lejimin e mjeteve ndërmarrjes publike lokale “Sport Marketing” SH A në Prishtinë;

100.000 euro janë siguruar për funksionalizimin, pajisje për kuzhinë dhe pajisje tjera, mjete këto të cilat janë siguruar nga te hyra vetjake.

Musli Mehaj – LDK : si grup parlamentar kemi ardhur në përfundim që këto dy pika, pra 3 dhe 4 të aprovohen.

Besa Rafuna – LDD: jemi të kënaqur me iniciativën e përmasimit të qendrës rekreative, mirëpo kërkojmë qe ta shohim planin paraprakisht. Rafuna përkrah qe të hyj në funksion kjo qendër.

Sadri Ramabaja – VV: Ne jemi pro dhe e mbështesim planin.

Liridon Restelica – PDK: Ndërmarrja publike “Sport Marketing” a ka të drejtë ta japë me qira?

Kryesuesi z.Hamiti: në asnjë mënyre nuk do ti jepet palës se tretë.
Miratohet.

5. Raporti për arkëtimin, shpenzimet dhe investimet në periudhën 1 janar – 31 mars 2013;

Xhelil Bekteshi- Drejtor i drejtorisë për Financa dhe Pronë – ketë ua obligon ligji i MFPP, është cekë për çdo përqindje.

Tefik Mehmeti – LDK: Raport i mirë i Komunës se Prishtinës që paraqet gjendjen ekzistuese ku kemi te hyra vetjake të mira. Në tremujorin e parë kemi shpenzime si: 1) Alokimi i Buxhetit, 2) Procedurat e Tenderimit si dhe rrjedha e parëse është e mirë në ketë tremujor.

Aziz Pacolli – AKR: si përfundim kemi vërejtje se gjobat në trafik janë 6.80%,gjë qe nuk duhet te jetë e planifikuar?.

Kryesuesi z.Hamiti: është çështje qe përcaktohet nga te hyrat vetjake, pra është kategori e të hyrave.

Shemsi Veseli – PDK: Menaxhimi i financave duhet përmirësuar, alokimi i mjeteve është bëre me vonesë.
Miratohet

6. Propozimvendimi për garanci të borxhit;

Pika e gjashtë e redit të ditës shtyhet për mbledhjen e radhës.

7. Propozimvendimi për shpalljen e z. Lulzim Basha, Kryetar i Bashkisë së Tiranës Qytetar nderi i Komunës së Prishtinës;

Sadri Ramabaja –VV: Nuk ka ndonjë meritë të veçantë qe Lulzim Basha të shpallet qytetar nderi. Lulzim Basha aktualisht ka disa lëshime të mëdha e qe duhet të përballet me gjykatën e Tiranës, gjithashtu deri me tani nuk kemi bërë asnjë kontrate apo marrëveshje me Bashkinë e Tiranës. Z.Ramabaja e konsideron si shumë të dëmshme dhe të manipuluar në ketë afat parazgjedhor, andaj edhe kërkon nga kryesuesi z.Hamiti qe të konkretizoi një marrëveshje qe është bërë ndonjëherë ne mes te Bashkisë se Tiranes dhe Komunës se Prishtinës.

Kryesuesi -Sami Hamiti: z.Basha luan një rol shume të rëndësishëm ,ka prejardhje vendore andaj edhe e meriton, ndërsa sa i përket hetimeve shprehë se janë organet gjyqësore qe merren më këto procedura.

Miratohet me dy veta abstenim.

8. Pyetje dhe përgjigje;

Astrit Salihu – AAK: Parkingu te Dardania te rregullohet?

Naime Osmani –LDK: Sa i përket kanalizimit është shpallur projekti mirëpo ka mbetur në gjysmë, shpreh pakënaqësitë duke theksuar se pas tre muajve kam marre përgjigje nga Drejtorati i Infrastrukturës, përgjigje qe vërtetë me ofendon. Kam bërë kërkesa për trotuar afër Autostradës Prishtinë-Podujevë, kemi edhe kërkesa të tjera qe bëjmë, mirëpo nuk marrim përgjigje, ose marrim përgjigje pas tre muajve.

Sadri Ramabaja –VV: Si është çështja qe LDK është vendosur në bashkësinë lokale në Ulpianë?

Përgjigje nga kryesuesi z.Hamiti: është objekt i cili është marrë me qira nga LDK-ja, ku veprimtaria e tyre është dhënia me qira.

Aziz Pacolli –AKR: Kanalet në Toke bahçe nuk kanë mirëmbajtje, kërkoj qe të behët pastrimi?

Shemsi Veseli –PDK: 1) Manipulimi dhe jo funksionimi i çështjes së inspektoratit?, 2) Parkingu me qira tek Ulpiana, ku një ndërmarrje publike e ka marrë përsipër por nuk është kryer? 3) Në Dardani, Arta Nallbani ka zotuar pronën publike 7/5?

Shaip Hajrizi – LDK: Në Kosovë, rruga “Afrim Abazi” nuk është intervenuar as me zhavorr, janë në pyetje gjashtë km qe lidhë Prishtinën me Podujevën, e qe komuna thotë se nuk është kompetencë e jona?