Mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Ferizajt
02/03/2014Kuvendi komunal në këtë senacë mori një varg vendimesh.Në mesin e këtyre vendimeve anëtarët e kuvendit votuan shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës kadastrale,hapësirë kjo e destinuar për varrezën e qytetit.Mirëpo rreth kësaj qështje nuk munguan as diskutimet pozitë-opozitë edhe pse të gjithë pajtoheshin se zgjidhja e problemit të hapësirës për varreza është tejet emergjente.Në këtë senacë poashtu kuvendi miratoi planin e veprimit për integrimin e komuniteteve joshumicë,bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2013 në atë 2014 si dhe u zgjodhën 5 anëtarë të kuvendit për asociacionin e komunave të Kosovës.Ndëra ndër të tjera u mor vendim për shpalljen në interes të përgjithshëm të disa ngastrave kadastrale.
27 Shkurt 2014
Kryesuesi i kuvendit z.Milazim Haliti përpara se të filloj me rendin e ditës ai i njoftoi asamblesitët se pika numër 6 e cila është Propozim -Vendim për Miratimin e Planit Rregullues të zonës nr.2 dhe raportit të vlerësimit strategjik,mjedisor për PRRU të zonës nr.2 kemi një kërkesë që kjo pikë të prolongohet apo të shtyhet për një seancë tjetër të radhës ,për shkak të disa shqetësimeve të qytetarëve.
Nga ana tjetër Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit z.Faik Grainca tha se kjo drejtori duke u bazuar në nenin 74 të statutit të komunës dhe nenit 15 të Ligjit mbi Planifimin Hapsinor i ka propozuar Kuvendit të marrë vendim për aprovimin e planit rregullues të zonës nr.2 dhe për të bërë një raport të vlerësimit strategjik,mjedisor për planin rregullues urban të zonës nr.2. Për këtë qëllim në vitin e kaluar është bërë një kontratë me kompaninë Inis nga Prishtina e cila i ka kryer të gjitha proceduarat,i ka mbajtur të gjitha diskutimet publike dhe ka ardhur në përfundim ta sjellë këtë plan para Kuvendit dhe ta merr formën përfundimtare.Por ditët e fundit kur qytetarët kanë kuptuar se ky projekt do ta merr formën përfundimtare dhe për t’u ndryshuar dhe sipas Ligjit për planifimin Urban parashihen së paku 5 vite për të hyrë procedurës së ndryshimit dhe një numër i madh i qytetarëve kanë bërë vërejtje dhe sygjerime për këtë plan. Ne kemi ardhur në përfundim se bashku me kompaninë që ta prolongojmë këtë planë ,këtë propozim për shkak të disa bisedave me qytetarët,për t’i shqyrtuar mundësitë financiare dhe ligjore se a kemi mundësi ti kompenzojmë ata qytetarë në momentin kur ta aprovojmë këtë plan.
Rendi i ditës:
1.Konfirmimi i pjesmarrjës në seancë:
Në këtë pikë të rendit të ditës,kryesuesi i kuvendit,Z.Milazim Haliti lajmëroi se z.Ekrem Mustafa ka paraljmëruar se nuk do të ketë mundësi të jetë në këtë seancë dhe se z.Rafiz Sejdiu nuk do të mund të jetë në fillim të seancës.
Menjëherë pas konfirmimit të pjesmarrjes në seancë fjalën e mori z.Medain Hashani nga radhët e PDK-së i cili tha se ne si grup parlamentar i PDK-së e kundërshtojmë heqjen e 6 nga rendi i ditës me arsyetimin se në bazë të ligjit për Planifikimin Hapsinor 2013/14 neni 19 e parasheh proceduarat për miratimin e planit ,poashtu edhe Udhëzimi Administrativ 54/2005 mbi zbatimin e ligjit, neni 3 dhe neni 7 i parasheh të gjitha procedurat.Kjo pikë e rendit të ditës nuk duhet të hiqet sepse i ka kaluar të gjitha procedurat për miratim sot.
Ai poashtu tha se është edhe këshilli i ekspertëve që ka mandat nga Kuvendi Komunal,për ndryshimin dhe vërejtjet e qyetatrëve ku ky këshill ka dhënë pëlqimin që kjo pikë e rendit të ditës të miratohet dhe të gjitha procedurat ligjore kanë shkuar konform Ligjit Hapsinor.
z.Ramadan Baliu nga LDK-ja tha se duhet të ketë një bisedë të mirfilltë me qyetarët të ju shpjegohet qartë dhe cili është profiti i tyre.
Me 25 vota pro dhe 12 kundër, hiqet pika e 6 nga rendi i ditës.
2.Miratimi i rendit të ditës:
z.Mustafë Grainca tha se materialet të cilat i kanë marr ata nga drejtorët e drejtorive të cilët në mënyrë të paligjshme i drejtohen Kuvendit të komunës,ngase Ligji për Qeverisje Lokale nuk e njeh drejtorin e komunës që t’i adresohet pa kaluar nga kryetari i komunës.Ëështë një shkelje flagrante dhe një lojë që po bëhet me anëtarët e kuvendit.
Ai tha se kemi materiale të panënshkruara dhe të pa vulosura nga ana e kryetarit dhe se një material i tillë është i palogjikshëm dhe anti ligjor,duke mos ditur nga kush është adresuar.
Nga ana tjetër kryesuesi i kuvendit tha se të gjitha janë të shqyrtuara nga kryetari i Ferizajt dhe se ai është në dijeni për të gjitha këto vendime.
Me 24 vota pro,asnjë kundër dhe 1 abstenim miratohet rendi i ditës për këtë seancë.
3.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar:
z.Gazmend Bytyçi tha se pse po ngutemi ne që ta miratojmë rendin e ditës pa e sqaruar dhe pa shtjelluar gjitha qështjet e tjera.Dhe ne si grup parlamentar nuk ishim kundër këtij miratimi të rendit të ditës,por ne kërkuam që t’i sqarojmë të gjitha qështjet qe duhen sqaruar ngase të gjithë anëtarët e kuvendit nuk janë të informuar për shkak se një pjesë jemi në KPF.
Ky material ka qenë pjesërisht kështu edhe në KPF,por mënyra se si ka ardhur ka ardh këtu është shumë i papërgatitur.Ky material që e kemi sot nuk i ka dy pika të rendit të ditës,ku kanë qenë rreth 119 ha të cilët janë planifikuar të shpallën zonë e interesit të përgjithshëm,e si ka ardhur kjo,këtë mund ta dijë vetëm propozuesi që në këtë rast propozuresi për Komitetin por edhe për neve ëhtë Kryetari i komunës. Dhe është krejt e papërgjegjshme që të shpallen një vendim kur në mandatin e kaluar ato prona janë shpallur për këtë destinim me propozim të kryetarit z.Agim Aliu.
Ndër të tjera ai shtoi se sa i përket rendit të ditës ne kemi dashur dhe dëshirojmë ta mbështesim,që të kaloj ky rend dite dhe t’i miratojmë këto pika të rendit të ditës me plotësime dhe ndryshime që do t’i bënim për qdo pikë veq e veq,por në këtë formë se si po zhvillohet seanca nuk dije së si do të procedojmë kështu.
zn.Ferinaze Isufi pati vërejtje tek procesverbali i mbledhjes së kaluar ku thotë se Ferinaze Isufi ka propozuar vetvetën,mirëpo ajo tha se ka thënë që “Unë e paraqes qëndrimin e kryesisë,degës, ku kanë votuar Izet Rushiti,Xhavit Zariqi,Hyzri Delolli” dhe sipas saj duhet të përmirësohet.
Sipas znj.Isufi në procesverbal thuhet se janë 37 vetë ndërsa këtu na del se janë vetëm 35
z.Lulzim Aliu tha se nuk është shënuar fare në procesverbal për votimet që janë bërë lidhur me numrin e anëtarëve që do të kenë Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete,ku ne e kemi zhvilluar një procedurë ku në procesverbal nuk është e shënuar fare.
Për procesverbal ai dha një vërejtje tjetër ku nuk është shënuar se kryesuesi ka kaluar në pikën 7 pa u bërë votimi për pikën 6 për propozimet për Komitetin për Poltikë dhe Financa dhe Komitetin për Komunitete.
Vëretja tjetër e z.Aliut ishte edhe vendimi për largim nga seanca që e ka komunikuar shefi i grupit të PDK-së,nuk është parqitur i plotë dhe arsyet e largimit nga seanca dhe se largimi nuk ka qenë pika 7, por rrjedhja e deri atëhershme e senacës me parregullësitë e shumta dhe shkeljet e ligjit me pikat e rendit të ditës.
Znj.Kristina Gashi-Bytyçi tha se të mos ketë manipulime në procesverbal.
Nga VV z.Sylejman Zeka tha se ne si grup kuvendar i Lëvizjes VV kemi disa vëretje për procesverbalin ku aty fjala ka qënë “kërkojmë përgjegjësi ligjore” e ne kemi thënë përgjigje ligjore.
Vëretje tjetër poashtu me këtë procesverbal ai tha se ne si grup i LVV kemi në lidhje me korrigjim-plotësimin e fjalës së shefit të grupit të LDK-së,z.Muhamet Çerkini në lidhje me propozimin e emrave për anëtarë të komisionit të aksionerëve të NP në Ferizaj. Si grup i LVV kërkojmë që të bëhet ky plotësim sepse ne ju kemi drejtuar kuvendit dhe kryesuesit me një shkresë të tillë:
“Në emër të koalicionit për Ferizaj,propozoj këta kanditat për NP emrat e të cilave figurojnë në procesverbal”
Dhe ata kërkuan që të bëhetë korrigjim-plotësimi kështu:” Dhe emrat e kandidatëve për këto komisione të aksionerëve të NP të propozuara nga grupi i subjektit opozitar LV”,propozime këto që janë bërë me shkrim komunës,respektivisht kryesuesit të kuvendit të Ferizajt,me datën 21 Janar 2014,një ditë para seancës.
Sipas z.Zeka ky korrigjim-plotësim duhet të bëhet për dy arsye të veqanta: për t’u sqaruar kuvendarëve të këtij kuvendi,qytetarëve,opinionit në përgjithësi se LVV është subjet opozitar në komunën e Ferizajt dhe në këto komisione merr pjesë si subjekt opozitar dhe atë për shumë arsye të rëndësishme për Komunën dhe qytetarët e saj në përgjithësi,e veqanërisht në kuptim të monitorimit,transparencës,llogaridhënies dhe të funksionimit të tyre në mënyrë ligjore në përgjithësi. Arsye e dytë është për shkak të arkivës së procesverbalit dhe dokumenteve tjera përcjellëse të administratës së kuvendit të komunës si organi më i lartë përfaqësues në nivel komunal.
Vërejtje tjetër ishte përmirësimi i emrit të asambelsitës znjsh.Arta Tahiri e jo Abetare Kurti siq është konstatuar në procesverbal.
z.Gazmend Bytyçi tha se tek rendi i ditës se secili anëtarë veq e veq po edhe secili grup parlamenatar,të diskutojë dhe të propozojë për pikat e ndryshme të rendit të ditës dhe se nuk po e kuptoj arsyen e tentimit të ngulfatjes së debatit dhe nëse do të filloni të praktikoni këtë mendim dhe këtë logjikë të veprimit do të na e mohoni dhe do të na pamundësoni atë që ne të jemi konstruktiv.
Nga ana tjetër z.Lulzim Aliu sa i përket procesverbalit ai tha se zyrtare nuk mund të jetë CD e seancës,sepse procesverbali është pasqyra reale e asaj që është thënë,
Nga radhët e LDK-së z.Ymri Hashani tha se seanca ka qenë në rregull,edhe pse u tha se ka qenë anarki ,e pshtejllueshme.Ajo që e ka shty opozitën PDK ta lëshojë seancën ka qenë pika 7 konkretisht caktimi i anëtarevë të aksionerëve.Ndërsa tha se është e pamundur që në procesverbal të shënohen të gjitha fjalët dhe mund të bëhet ndonjë gabim,dhe se nuk është aq e madhe sa po e bëjnë partia opozitare,por është për ta ngritur vetën para qyetarëve.
Ndërsa për këto vërejtje të cilat u dhanë për procesverbal kryesuesi tha se këto vërejtje që janë të mundshme të koorigjohen dhe mendimet që tani i shprehim që kam menduar të diskutojë diqka tjetër ose kemi mendu diqka tjetëra ajo nuk mund të shtohet,por vetëm ajo që është thënë e që nuk është përfshirë.
Me 28 vota pro miratohet procesverbali me vërejtjet e prezantura nga asamblesitët.
4.Propozim-Vendim për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për Ndarjen e Bursave për Student:
Shefi i grupit Parlamentar z.Gazmend Bytyçi propozoi znjsh.Edona Bakolli.
Me shumicë votash kalon ky propozim nga PDK-ja për komisionin për ndarjen e bursave.
z.Qazim Rrahmani shprehi shqetësimin që nuk është marrë parasysh propozimi për një anëtar shtesë për komisionin e ndarjes së bursave dhe ai dha një emër propozues për komision z.Rrahman Bajramin nga zyra lokale e komuniteteve.
znj.Hysnie Mustafa-Shamolli tha se studentët qëkanë me përfitu bursa le të del lista kush ka apliku dhe ka një mesatare që kërkohet le të jetë përfitues i bursës.
Kryesuesi i kuvendit z.Milazim Haliti tha se komisioni është i zgjedhur dhe se do t’i respektojë të gjitha kriteret,e nësë mendojmë të rritet numri i anëtarëve atëherë po e shkelim edhe rregullorën që është miratuar.
z.Faruk Guri nga LDK-ja tha se do të ishte e pranueshme që edhe një anëtar i këtij komuniteti të jetë pjesë e këtij komisioni,mirëpo ne duhet të mësohemi që rregulloret t’i respektojmë sepse nuk ka mundësi që të marrim hapa tjerë dhe të shtyhet edhe për një kohë miratimi i një rregullore të rë dhe ndryshimi i një rregullore të re.
5.Miratimi i Planit të Vepromit për Integrimin e Komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjiptian:
Zyrtari nga Zyra e Komuniteteve dha një prezentim për këtë plan duke thënë se Drejtoria e Arsmit asnjëherë nuk ka marrë pjesë në punimet e këtij grupi.Poashtu është një problem tek përcaktimi i buxhetit,edhe pse buxheti është këtu,mirëpo shuma nuk është e vendosur nga Drejtoria e Arsimit.
z.Qazim Rrahmani tha se ky plan veprim në të shkruar dhe në të menduar shumë mirë,mirëpo në zbatueshmëri shtohet një pikëpyetje e madhe ngase nuk kemi një garancë se si do të implimentohen objektivat e këtij plan veprimit si dhe si do të gjinden fondet sepse nuk ka mjete të ndara.
Nga LVV,znjsh.Arta Tahiri tha se mos t’i kalojmë gjerat për sy e faqe,mirëpo të jemi monitorues të kësaj procedure dhe mos të jetë diqka vetëm që aprovohet,të mbetët në letër dhe të ketë diqka më konkrete.
znj.Mirlinda Bytyçi-Rexhepi tha se ky plan veprimi parasheh fusha shumë të rëndësishme për komunitet dhe se grupi jonë paralemntar është për votimin e këtij plan veprimi për arsyen e vetme për rëndësinë që ka për komunitetet.Por vërejtja jonë është se në këtë plan nuk është mendu se si do të impilmentohen këto projekte, dhe si përgjegjës të këtyre aktiviteteve shumicën e rasteve e kemi komunën dhe drejtorinë përkatëse varësisht prej aktiviteteve që janë propozuar.
z.Faruk Guri tha se ky plan është duke u përcjell nga viti në vit,por gjithëherë duhet ta shikojmë realitetin ashtu siç është.Dhe unë mendoj se edhe Qeveria edhe Komuna ka bërë aq sa ka mundur dhe në këtë aspekt këto komunitete në përgjithësi kanë përfituar në kuadër të mundësive që kemi edhe ndosha edhe me tëpër me krahasimin shumicë.
Fjalën e mori edhe z.Rafiz Sejdiu duke thënë se shqetësimi i antarit për komunitete për një anëtar për komisionin e burave dhe ai mos besim i tij është i tepruar.Ndërsa në diskutimin e dytë prap paraqiti dyshim për garancionet që do të realizohen për këto që janë paraparë.
z.Sejdiu tha se nuk ka arsye për dyshim se në të gjitha legjislacionet u ka dhënë një prioritet i dukshëm këtij komuniteti.
Në anën tjetër z.Qazim Rrahmani tha se i falenderoj për kontributin e dhënë për këtë komunitet.
Drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme z.Naim Ferati tha se ky plan i veprimit parasheh këto fusha si edukimin punësimin dhe fuqizimin ekonomik,shëndetësinë dhe strehimin. Është e vërtetë që shpesh herë plan veprimet mbesin vetëm në letër,por ju jeni ata asamblesitë që i miratoni dhe i mbikqyrni zbatueshmërinë e tyre.Ndërsa sa i përket aspektit financiar shpesh herë planveprimt nuk kanë plan financiar të caktuar,ngase në komunë të Ferizajt parashihet buxheti me ndarjen e drejtorive ku miratohet në vjeshtë. Ne si qeveri lokale shprehim vullnetin dhe gadishmërinë që ky plan veprimi të hyj në funksion dhe të ketë jetë dhe se ato projekte të parapame do të mundohemi t’i relalizojmë me drejtoritë përkatëse.
Sipas z.Ferati nësë do të ngecemi për shkak të mungesës së buxhetit për shkak të trashëgimisë financiare dhe borgjeve që kemi trashëguar ndoshta i gjithë nuk do të mund të jetë në zbatueshmëri, por ne si qeveri lokale do të kemi vullnetin dhe gadishmërinë për t’i implimentuar në digasterë të caktuar të cilat i përkasin edhe fushës së veprimit të këtij plan veprimit.
z.Mustafë Grainca tha se plani i veprimit i miratuar në vitin 2013 ka qenë pjese e buxhetit të komunës tonë.Çdo projekt kapital nuk e përjashton komunitetin jo shumicë që të kyqet në atë sistem dhe qasja është e gabuar nga ana e komunitetit jo shumicë.
z.Muhamet Çerkini tha se ky plan veprim përfshin shumë fusha,ky komunitet është integru në jetën tonë.Ky komunitet ka afërsisht 740 familje dhe 4 mijë e 315 banëorë të cilët kryesisht jetojnë në fshatin Dubravë dhe Sallahane.
Sipas tij arsimi është në nivelin e duhur dhe se problemi më i madh në këtë komunitet është problemi që nuk dijnë shkrim dhe lexim.
Nga Partia e Drejtësisë z.Visar Demiri tha se e ka një vërejtje te loja që po bëhet se po hedhet topi edhe te komunitetet që nuk kanë qenë bashpunues edhe te organet që nuk kanë qenë mjaft të kordinuar që të integrohet në shoqëri.Mirëpo nuk duhet të bëhet ndarje racore.
z.Shpejtim Sojeva tha se ky plan veprimi është program stimulativ dhe juridikisht janë të barabartë të gjithë.Ky plan duhet të aprovohet dhe të futet në veprim.
z.Bashkim Fazliu nga NQF-ja tha se sa është i rëndësishëm komuniteti ashkali u pa edhë në këtë debat,dhe ke debati më konstruktik duke ofruar përkrahje do të vazhdojë pavarësisht se nuk ka linja të specifikuara buxhetore,por do të keni përkrahjen e plotë si komunitet.
Nga AAK,znjsh.Xhemile Murati-Shabani tha se ky plan i veprimit përfshin fusha të rëndësishme,por nuk janë të parapara vijat buxhetore,megjithatë ky duhet të votohet,ngase kemi drejtoritë përkatëse të cilat janë kompetente të cilat nuk do ta lënë anash as implimentimin e planit të veprimit.
Me 35 vota pro kalohet ky plan veprimi për Integrimin e Komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjeptian.
6.Propozim-Vendim për Bartjen e mjeteve vetanake nga viti fiskal 2013 në atë 2014:
Drejtoresha e Drejtorisë së Financave znj.Lirije Syla tha se organizata buxhetore (656) mbështetur në ligjin e buxhetit,duhetë të marrë vendim përmes Kuvendit të Komunës për bartjen e mjeteve vetanake të fundit burimor 22 dhe 21 nga viti fiskal 2013 në atë 2014 në vlerën prej 582.086.12 euro e cila vlerë është e shpërndarë në programet dhe kategoritë përkatëse.
Pra bartja e mjeteve vetanake prej 582.086.12 euro bartet nga bartja e mjeteve vetanke te vitit 2013 me 516.034.07 euro dhe bartja e mjeteve vetanake të vitit 2012 me 66.052.05 me gjithsej 582.286.12 euro. Ndërsa mjetet e akokuara të pashpenzuara janë ndarja e mjeteve në kategori ekonomike në vitin 2014:
-paga dhe meditje 79.815.33 euro
-mallra dhe shërbime 5724.06
-subvencione 31.713.84
-kapitale 464.832.89
Me gjithsej 582.286.12 euro
Drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë,z.Gafurr Ilazi tha se statuti i Komunës vitin e kaluar është ndërruar dhe vitin e kaluar ka qenë drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim ku këto mjete kanë qenë të alokuara në programin 48032 në këtë vit këto mjete duhet të transferohen në programin e shërbimeve publike gjegjësisht në programin 18192.
z.Mustafë Grainca tha se është thirrje ligjore e cila obligon organizatën buxhetore që mjetet e pashfytëzuar nga të hyrat vetanake të fondit 22 të cilat nuk janë të vitit 2013 por të vitit 2012 që janë bartë në vitin 2013 të cilat nuk kanë mundur të shfrytëzohen dhe duhet të bartën. Ndërsa ajo qfarë i mungon këtij materiali është pasqyra të relaizimitë të hyrave vetanake të vitit 2013.
Nga LVV z.Sylejman Zeka tha se jemi për bartje ngase është një obligim ligjore por në kuptim të destinimit të këtyre mjeteve ne si VV jemi kundër.
Drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë,z.Gafurr tha se me Ligjin mbi Financa gjitha të hyrat duhet të alokohen edhe ato të grumbulluara edhe me 31 dhjetor,dhe gjitha këto bartje janë bërë në ato programe që veq kanë qenë të alokuara.
Me 31 vota pro dhe 4 kundër kalohet kjo pikë e rendit të ditës.
7.Propozim-Vendim për zgjedhjen e 5 anëtarëve të kuvendit për asociacionin e komunave të Kosovës:
Kryesusi lajmëroi asamblesitët se nga 5 delegatët ,4 janë nga partitë më të mëdha dhe një i komitetit jo shumicë.
Nga PDK-ja:
z.Rafiz Sejdiu
Nga LDK-ja
z.Milazim Haliti
Nga LVV:
znj.Elfete Mehmeti
Nga AAK:
znj.Xhemile Murati-Shabani
Nga Komiteti jo shumicë:
z.Qazim Rrahmani
Me vota unanime kalohet kjo pikë e rendit të ditës.
8.Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e komisionit për emërtimin e zonave për qarkullimin publik:
Propozimet konkrete nga partitë janë:
Nga PDK-ja:
z.Skender Ferizi
Nga LDK-ja
z.Shpejtim Sojeva
Nga AAK-ja:
z.Arsim Sahiti
Nga LVV:
zRrahim Sadiku
Nga AKR-ja
z.Qamil Salihu
Nga komiteti jo shumicë:
z.Hajrush Xhaferi
Nga Ekzekutivi:
z.Basri Musa
Unanimisht miratohet ky vendim.
9.Propozim-Vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm për ngastrat kadastrale nr.122-0 dhe nr.123-0:
Drejtori i Drejtorisë së Pronës,Kadastrit dhe Gjeodezisë,z.Faruk Hyseni tha se për shpalljen e interesit të përgjithsëm për ngastrat kadastrale nr.122 në zonën kadastrale Balaj me sipërfaqe prej 184295 pronë e ekonomisë pyjore dhe ngastra kadastrale nr.123 në zonën kadastrale Balaj edhe kjo pronë e ekonomisë pyjore me gjithësej hapësirë 194383 m2 e paraparë për varreza.
në këtë hapësirë kemi paraprë për arsye se hapësira në lokacionin ekzsitues nuk është e mjaftueshme dhe zgjerimi i tij është i pamundur se aty janë ndërtuar shkolla dhe objekta tjera.Edhe në lokacionin e caktuar paraparakisht në kodrën e Varoshit,ajo është privatizuar prej AKP .
Ndërsa sipërfaqja në kadastralën Balaj është 500 m larg hapësirave të banuara dhe i plotëson të gjitha kushtet për destinim.
z.Visar Demiri nga PD-ja tha se në disa takime me qytetarë ata ia kanë shprehur paknaqësinë ngase ky lokacion nuk i përfaqëson interesat e tyre për shkak se janë larg dhe është sipërfaqe malore.
Shefi i grupit parlamentar nga PDK-ja z.Gazmend Bytyçi tha se qështja e varrezave është qështje urgjente.Në sygjerimet dhe kërkesat ne KPF që i kemi bërë nuk na janë ofruar në kuvend ku kemi kërkuar që të kemi arsyeshmërinë sepse ne i kemi kaluar dy vendim të mëhershme të kuvendit që kemi marrë për këtë qështje; vendimin për varreza në Kodrën e Sherretëve dhe vendimin për varrezat në fshatin Varosh apo në kufi me fshatin Nikadin.Këto arsyetime nuk na janë dhënë as me shkrim,por tani janë edhe shumë të pjesërishme.
Çështje tjetër për të cilën ky vendim nuk është krejtësisht i arsyeshëm është se ne kemi konsultuar edhe ekspertëtët të urbanizmit dhe zhvillimit hapësinor,ky vendim për këto ngastra në këtë pozitë bie ndesh me Planin zhvillimor hapësinor që ne i kemi miratuar në këtë vend pikërisht në atë zonë.
z.Bytyçi tha se parimisht jemi që të shpallet ky vendim për këtë interes të përgjithshëm, sepse jemi që të mbrojmë të gjitha pronat e komunës,por jo për këtë destinim.Andaj ne propozojmë që të mirret vendim vetëm për shpallje të interesit të përgjithshëm dhe jo për destinim të varrezave.
z.Ramadan Baliu tha se është qështje emergjente.Mirëpo është më mirë që të bisedohet për mënyrën e arritshmërisë sa më të shpejtë dhe efikase sepse i nevojitet infrastrukturë.
z.Mustafë Grainca për këtë pikë të rendit të ditës tha se ekzekutivi po e vërteton se nuk është e drejtë mos ruajta e kontinuitetit të vendimeve të marra nga asambleja e kaluar.
Ai shtoi se qeshtja e varrezave është tejet e rëndësishme,është emergjente dhe duhet ofruar zgjidhja,por kështu nuk i afrohet zgjidhja sepse ajo afrohet në rast se ekzekutivi i tanishëm e merr në konsideratë vendimin që ka marrë ky kuvend ,dhe atë vendim e analizon dhe e bjen deri në përfundim se a duhet të shkohet me atë vendim apo jo.
Ka pasur procedura deri të vlerësimi pronave e cila i është ofruar nga ekzekutivi i kuvendit si këmbim,sepse ajo pronë që është nxjerrë vendim për shpallje të interesit të përgjitshëm për varreza e ka gjithë infrastrukturën dhe është më afër, dhe nuk bie ndesh me atë që po bie ky vendim i cili po dëmton dhe po bie në kundërshtim me planin rregullativ që ka miratuar ky kuvend.
“Dhe ne sot të marrim vendim duke anashkaluar një vendim aq të drejtë që ka marrë kuvendi dhe të shkohet të bëhet varreza aty ku nuk ka infrastrukturë dhe në të njejtën kohë kërkohet të jetë me urgjencë. Dhe mbi të gjitha është pronë e ekonomisë së pyjeve që do të duhej ekzekutivi të merr një parapëlqim nga ekonomia e pyjeve se a do të ketë konteste apo jo,dhe a do të prolongohet edhe vendimi jonë.”u shpreh z.Grainca.
Në qoftëse çdo vendim paraprak duhet të mos mirret pararsysh,ndoshta do duhej të shpallej e pavelfshme asambleja e kaluar dhe qdo vendim që ka marr e ka marr me nguti.
Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, z.Faik Grainca tha se me urdhërin e kryetarit kanë punuar këto ditë për ta gjetur një hapësirë për destinimin e varrezave për faktin se vendi i varrezave është i stërmbushur.
Sipas tij ai destinim është i përshtatur për shkak të hapësirës dhe ka rrugë të mjaftueshme që të dërgojnë në atë parcelë. Ne mendojmë se është vend ideal për varreza,por janë disa interesa të tjera që më atë gjoja se nuk është vend i përshtatshëm.
z.Skender Ferizi nga radhët e PDK-s tha se kjo pikë e rendit të ditës nuk është e përgatitur mirë,ngase mungojnë skicat në materialet dhe nuk dihet saktësisht se për ku bëhet fjalë.
z.Ymri Hashani nga LDK tha se qështja e varrezave është mjaft e ngutshme dhe tha se ka qenë anëtar edhe në mandantin e kaluar dhe e di se kemi marrë një vendim për Kodrën e Nikadinit dhe ai vendim është marrë në muajin e 10 të vitit 2012 që ka kaluar një vit e gjysmë nga atëherë dhe nuk është bërë asnjë hap para për këtë qështje.
Neve na është thënë nga ekzekutivi në mandatin e kaluar për Kodrën e Nikadinit që pronari që e ka privatizu që atë pronë ka kërkuar ta ndërrojë me pronën me ngastrën që është të Eurogoma.
Nga LVV,znj.Arta Tahiri tha se si LVV e mbështesim këtë nismë,për ta kthyër këtë parcelë në interes publik.Ndërsa ajo tha se nga radhët e PDK-s nuk po më duket shumë komoditet për të dal dhe kundërshtuar këtë nismë kur që në vitin 2001 është bërë kërkesa që Bashkësia Islame ka kërkuar një vend për varreza.
z.Bashkim Fazliu tha se është në interes të plotë të qyetetarëve dhe nuk është në interes të asnjë individi apo grupi të caktuar.Ai ndër të tjera tha se kudo që do të kishte një propozim tillë me u ndërru me ndonjë pronë ku ka qenë privatë,unë personalisht e kisha kundërshtu.Ne si kuvendar,si përfaqësues duhet me mbrojtë interesin e qytetarit ku sa më shumë prona të arrijmë t’i tjetërsojmë,t’i kalojmë në pronësi të komunës ne iu bëjm shërbim qytetarëve tanë,ngase sot mezi pret AKP-ja t’i shes pronat e komunës.
z.Faruk Guri tha se e kemi obligim që gjithëherë ta zgjedhimë më të mirën dhe me të lirën për qyetarët.
z.Izet Rushiti nga AAK tha se më në interes të qytetarëve që këto parcela të shpallën në interes të përgjithshëm dhe se duhet të votohet e të ec më tutje,ngase është e nevojshme,ngase janë dy qështje që duhet të ngutemi.Njëra është se deri te realizimi i kësaj kërkese do të shkojë kohë dhe tjetra është deri tek rregullimi i infrastrukturës.
Nga AKR-ja z.Ibrahim Hyseni tha se nuk jemi realisht për destinimin e kësaj pronë për varrezat e qytetit ngase me 10.10 është marrë një vendim nga kuvendi i cili ka qenë lëgjitim dhë është përcaktuar atë pronë.
znjsh.Mirlinda Bytyqi-Rexhepi tha se pajtohëm plotësisht se lokacionin për varreza është nevojë urgjente,por nuk e kuptoj se si mendoni ta zgjidhni urgjentisht këtë problem kur sot propozohen ngastrat kadastrale që janë pjesë e ekonomisë pyjore,ku këto ngastra duhet të kalojnë disa procedura të shpronsimit për të cilat dijmë se nuk mund të realizohen edhe aq shpejtë.Gjithashtu në material kemi mungesa të shumta sa i përket kësaj pike,ku mungon informimi qka parasheh plani zhvillimor për këtë vend,për qka është e destinuar ajo zonë dhe nuk kemi as skicën në mënyrë që ta dijmë se me kënd kufizohet kjo parcelë.
z.Rafiz Sejdiu tha se kjo asamble ka marrë një vendim,por në asnjë mënyrë nuk lejoj që ajo qështje të quhet qështjë klienteliste.
z.Ramadan Baliu shtoi se AKP-ja ka të drejtë t’i marrë ato toka të cilat janë të pashfrytëzuara dhe se destinimin e kemi të sakte.
z.Shkelzen Selmani nga LDK tha se duhet ne duhet me ndal këtë praktikë këmbimin e pronave të komunës me prona private,se na ka kushtuar shumë deri më tash dhe sa më shumë prona të komunës të këmi aq më mirë.
Me 24 vota pro dhe 13 kundër kalon kjo pikë e rendit të ditës.
10.Propozim-Vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm për ngastrat kadastrale nr. 551-0,553-0 dhe 554-0:
11.Propozim-Vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm për ngastrat kadastrale nr 85-0, 86-0, 87-0, 88-0, 89-0, 92-0, 93-0 ,94-0 ,95-0 ,96-0, 97-0, 98-0, 99-0, 100-0, 101-0, 105-0, 106-0, 107-0, 108-0, 109-0, 112-0, 113-0, 114-0, 115-0, 116-0, 117-0, 118-0, 119-0, 755-0 dhe 756-0:
Meqë këto dy pikat ishin për shpallje të interesit të përgjithshëm për ngastrat kadastrale asambleistët votuan që njëherët të diskutohet për të dyjat.
z.Gazmend Bytyçi tha se mbesim me qëndrimin si grup parlamentar që do ta mbrojmë interesin e përgjithshëm,me qëllimin e vetëm që të krijohen hapërisa sa më të shumta që të kemi një zhvillim ekonomik për komunën tonë.
Me vota unanime kalohen që të dyja pikat.
12.Propozim -Vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm për pjesën e ngastrës kadastrale nr.614-1:
Drejtori i Drejtorisë së Pronës,Kadastrit dhe Gjeodezisë,z.Faruk Hyseni tha se kemi kërkesën e banorëve të fshatit Bibaj që të ngritet një lapidar për atdhetarët Avdi dhe Shaq Bibaj,ku banorët e këtij fshati kanë kërkuar një hapësirë prej 250 deri në 300 m2 do të thotë në pronësi të komunës.
znjsh.Kristina Gashi-Bytyçi tha se për ndërtimin e lapidarëve mendoj se kjo pikë duhet të shqyrtohet me kujdes të veqantë ngase shumë familjarë kanë dhënë dëshmorë në luftën e fundit nga e cila duhetë të ndërtohet një lapidar i përbashkët.Më e mira do të ishte që komuna të formojë një komision profesional komunal për hartimin e një rregulloreje për caktimin e lokacioneve të ndërtimit të shtatorëve, busteve ,shesheve ,rrugëve për të gjithë ata që kontribuan në qështjen madhore kombëtare.
Nga ana tjetër znjsh.Arbrora Aliu -Reka kërkoi që ta përkrahni këtë kërkesë nga banorët e fshatit Bibaj.
z.Gazmend Bytyqi tha se mbështes këtë propozim vendim,arsyetimi është i mjaftueshëm sepse kemi të bëjmë me dy luftëtar të ballit kombëtar të cilët kanë luftuar kundër regjimit komunist ku janë përndjekur deri në vdekje po nga ky regjim.
z.Sylejman Zeka tha se ne i jemi drejtuar kuvendit me një shkresë ne datën 24 shkurtpër informacione shtesë për këtë pikë të rendit ditës ,se cila ka qenë jeta dhe vepra patriotike e këtyrë dy personave atdhetarë.
Me 36 vota pro miratohet edhe ky propozim.