Mbledhja e dytë e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Prishtinës
22/02/2013“Është normal që prej një buxheti 80 milionë Euro me mbet 21 milionë Euro për shkak se këto mjete kanë qenë të destinuara për projekte dhe projektet nuk janë realizuar për arsye të ndryshme”.
Kryesuesi i Asamblesë z. Sami Hamiti e hapë mbledhjen, duke i përshëndetur të gjithë anëtaret e KPF-së , Drejtorët e Drejtorive, Gazetarët si dhe OJQ-të.
Kryesuesi Sami Hamiti para së të hapë diskutimin, rreth rendit të ditës, kritikoj INPO-në për dy komunikatat e fundit të lëshuara për komunën e Prishtinës, sepse sipas tij, këto dy komunikata janë shumë subjektive. Më pas Kryesuesi hapi diskutimin rreth pikave të rendit të ditës dhe të gjithë votuan.
PIKA 1. Propozimvendimi për ndryshimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale;
PIKA 2. Propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të shkollës fillore dhe të mesme të muzikës dhe të baletit “Prenk Jakova” në Prishtinë;
PIKA 3. Propozimi për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim;
PIKA 4. Propozimvendimi për rritjen e të hyrave vetjake dhe bartjen e mjeteve nga viti 2012
PIKA 5. Propozim vendimi për miratimin e ofertës së përzgjedhur nga Komisioni vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim;
PIKA 6. Propozimvendimi për bibliotekën komunale “Hivzi Sylejmani ” në Prishtinë;
PIKA 7. Propozimvendimi për teatrin e qytetit “Dodona” në Prishtinë;
PIKA 8. Të ndryshme
PIKA 1. Propozimvendimi për ndryshimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale;
Kryesuesi hapë debatin për këtë pikë. Shemsi Veseli nga grupi i PDK-së e përkrah në parim këtë pikë, mirëpo jep disa vërejtje. Kërkon që të taksohen më shumë ato biznese që mbajnë lojëra bixhozi, fati sepse sipas tij, këto janë degjenerim i shoqërisë dhe njerëzit po e humbin pasurinë duke luajtur në këto lojërat e fatit, shpesh ndodh që brenda këtyre lokale, njerëzit rrahën në mes veti etj.
Po ashtu z.Shemsi kërkon që kriteret për hapjen e bizneseve të tilla të shtohen, të rriten gjobat për lokale të tilla e jo të zvogëlohen.
Drejtori i Ekonomisë dhe Zhvillimit z. Agim Dibrani thotë që pajtohet me z.Shemsin, por sipas tij, lojërat e fatit taksohen nga niveli qendror, e jo nga ai lokal. Kurse sa i përket mos dhënies së lejeve, këtyre qe duanë të hapin një biznes me lojëra fati, Drejtori thotë që është Ministria e Industrisë që vetëm me pesë Euro ja jep lejen për hapjen e biznesit e kështu që komuna nuk mund me bere asgjë. Por Drejtori thotë që jemi për uljen e tarifave dhe ngarkesave sepse ne duhet me krijuar ambient të favorshëm për biznes.
Shefqet Sylejmani nga grupi i AAK-së kërkon që brenda kësaj pike te jenë gjërat me specifike sepse janë shumë te gjeneralizuar. Të na sjellët një listë me taksa, sa ka qenë më herët, dhe sa do të jenë taksat e reja në mënyrë që të mundemi, të shohim dallimin. Po ashtu Shefqet Sylejmani kërkon ndryshimi për ndërmarrjet e Hoteleve dhe Moteleve prej 1000 Euro në 300 Euro është shumë dallim i madh.
Kurse Aziz Pacolli nga AKR-ja thotë një rregullore e tillë ka qenë edhe herëve tjera, por ky kërkon që disa zeje të vjetra ti zvogëlohen tarifat, si dhe për çdo ndryshim të çmimeve të kemi listat e vjetra dhe ato të reja. Kurse Drejtori Agim Dibrani i përgjigjet Azizit dukë thënë se jemi për me i favorizua zejet e vjetra dhe sipas drejtorit vitin e kaluar e kemi hapë një konkurs që me i ndihmua zanatet e vjetra por sipas tij askush nuk është lajmëruar. Kryesuesi e qetë pikën votim dhe pika votohet nga të gjithë.
PIKA 2. Propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të shkollës fillore dhe të mesme të muzikës dhe të baletit “Prenk Jakova” në Prishtinë;
Kryesuesi e hapë debatin për pikën 2. Në mungesë së Drejtorit të Arsimit z. Halim Halimi prezantohet pika nga z.Agimi.
Drejtoria e Arsimit ka bërë kërkesë që lokacioni i vjetër të jetë ai që të ndërtohet shkolla.
Mustaf Krasniqi nga grupi i LDK-së kërkon që nëse mundet me u gjet ndonjë vend tjetër për shkak se kjo shkollë po ndërtohet shumë afër shkollës “Elena Gjika”, kurse Drejtori i Kadastrit Shiqeri Spahiu thotë që ky lokacion ka qenë gjithë për shkollë të muzikës dhe është erdh në përfundim shkolla e muzikës të ndërtohet në vendin e saj.
Aziz Pacolli nga AKR-ja thotë që lokacioni më i mirë ka qenë të “Tauk Bashqja”. Po ashtu Azizi thotë shpresoj që kjo rregullore të jetë e fundit sepse kjo është rregullorja e katër për këtë shkollë. Kryesuesi Sami Hamiti thotë që është pro ndërtimit të shkollës së muzikës në lokacionin e vjetër kurse sa i përket shkollës “Elena Gjika” të ndërtohet diku tjetër.
Tefik Mehmeti nga LDK-ja pajtohet Mustafën që shkollat fillore të ndërtohen brenda qytetit kurse shkollat e mesme të ndërtohen në periferi.
Pika 2 votohet nga të gjithë.
PIKA 3. Propozimi për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim;
Agimi prezanton ligjin për dhënien e pronës në shfrytëzim. Sipas tij Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale dhe janë dy periudha: periudha afatshkurtër prej 1- 15 vjet dhe periudha afatgjate prej 16 – 99 vjet.
Kryesuesi e hap diskutimin. Aziz Pacolli nga AKR-ja pyet për certifikatat a janë të njëjtit individ sepse nuk po dihet kush është pronari.
Kurse Shemsi Veseli nga grupi i PDK-së kërkoj që parcelat të sjellën me numër, vendin ku është parcela si dhe kush e ka në shfrytëzim. Po ashtu z. Veseli kërkoj një listë me emrat a atyre që kanë në shërbim pronën komunal,e në mënyrë që të shohim, se ai kanë përmbush këta obligimet ndaj komunës. Nëse janë uzurpuar pronat, cilat janë masat që i ka ndërmarrë komuna ndaj tyre etj.
Kryesuesi Sami Hamiti kërkoj nga Drejtori i Kadastrit në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të komunës të behën ndryshimet për kërkesat që i bëri Shemi Veseli.
Kryesuesi e qet pikën 3 në votim, pika u votua nga të gjithë përveç Shemsi Veseli votoj kundër.
PIKA 4. Propozimvendimi për rritjen e të hyrave vetjake dhe bartjen e mjeteve nga viti 2012
Edon Myftari kanë tepruar nga buxheti i vitit 2012 diku rreth 21 milionë euro por ende nuk dihet saktë sepse llogaria na vjenë nga Departamenti i Thesarit. Mirëpo sipas tij është normal që prej një buxheti 80 milionë Euro me mbetë 21 milionë Euro për shkak se këto mjete kanë qenë të destinuara për projekte dhe projektet nuk janë realizuar për arsye të ndryshme.
Kryesuesi e hapë debatin:
Shemsi Veseli nga grupi i PDK-së kërkon përformancë më të mirë të projektet. Nëse një projekt nuk mund të përfundoj ato pare me i dërgua diku tjetër.
Shefqet Sylejmani nga AAK-ja konsideron se është e arsyeshme, teprimi i këtyre pareve për shkak se kanë qenë të destinuara për projekte. Por ky kërkon nga zëdhënësi për informim që me mbajt konferencë për media me iu tregu qytetarëve cila është arsyeja etj. Pika qitet në votim dhe votohet.
PIKA 5. Propozim vendimi për miratimin e ofertës së përzgjedhur nga Komisioni vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim;
Tefik Mehmeti nga grupi i LDK-së i cili është edhe në komision vlerësues për dhënien e pronës në shfrytëzim prezantoj procedurën e tenderit, sipas tij për këtë tender kanë aplikua 4 kompani AMM-ja , RIMA, BENI CONSTRUCTION dhe ZERO POZITIVI. Tenderin e ka fitua kompania AMM-ja me shumë prej 150.000 mijë Euro. Kjo kompani ka ofruar çmimin më të shtrenjtë por shërbimet janë më të mira se kompanitë tjera. Hapet Debati
Aziz Pacolli kërkon të qiten edhe çmimet për ato kompanitë e tjera jo vetëm çmimi i kësaj që e ka fitua tenderin.
Shemsi Veseli nga grupi i PDK-së thotë që AMM-ja qysh në fillim e ka marrë për transparencë kontratën që lidhet në mes komunës dhe kompanisë që lidhen me AMM-në. AMM-ja i ka krye të gjitha obligimet ndaj komunës.
Shefqet Sylejmani kërkon nga Drejtori Agim Gashi që reklamat mos të vënën në vende të rrezikshme për qytetarët se ka ndodhë që qytetarët janë lënduar nga reklamat që janë vend në vende te frekuentuara. Pika Votohet
PIKA 6. Propozimvendimi për bibliotekën komunale “Hivzi Sylejmani ” në Prishtinë;
PIKA 7. Propozimvendimi për teatrin e qytetit “Dodona” në Prishtinë;
Këto dy pika u trajtuan së bashku. Dhe u vendos që themelues të këtyre dyve ndërtesave të jetë themelues Kuvendi i Komunës. Në këtë pikë edhe pse u kryesuesi e hapi debatin por askush nuk ka dashur të flas dhe këto dy pika u votuan nga të gjithë.
PIKA 8. Të ndryshme
Këtu Shefqet Sylejmani kërkoj që të rregullohet linja “Kodra e Diellit”A – A sepse është një kërkesë që po zgjat me vite. Po ashtu Shefqeti kërkoj të behët Dekorimi i pjesëve publike të qytetit.
Në mbledhje munguan: Engin Beyoglu dhe Hazir Borovci