Mbahet finalja e turneut të debatit “Ferizaj Open 2015”

16/02/2015

Ferizaj, 16 Shkurt 2015- Pas dy ditësh garë, debat dhe argumente, sot u mbajt finalja e turneut të debatit “Ferizaj Open 2015”.

Në fjalën hyrëse Drejtori Ekzekutiv z.Alban Haliti tha se shoqëria jonë ka nevojë për debate të tilla të mirëfillta politike që ju ngjajnë argumenteve demokratike. Vendimet në sferën politike duhet t’i kemi parasysh se pse marrim atë veprim për kë e marrim dhe si na shërben ai vendim.

z.Muharrem Svarqa, kryetari i komunës së Ferizajt tha se është knaqësi që gjendet në mes të të rinjëve që e zhvillojnë debatin në formën e artikulimit të mirëfilltë të argumentimit. Me hapjen e debatit për migrimet mund të kontribojnë në parandalimin e kësaj dukurie të migrimeve ilegale. Ai tha se puna që po bëhet me këta të rinjë që të thellojnë mendimin kritik ngritin nivelin e debatit si dhe po rrisin standartin e të agumentuarit.

Ndërsa, z.Ramadan Ilazi, zv.Ministër i Integrimit Europian tha se kultura e debatit duhet të instalohet në shoqërinë tonë si dhe ndër të tjera shpalosi edhe eksperiencat e para si debatues.

Me temën “Migrimi ilegal i të rinjëve të Kosovës në Europë mund të shfajësohet”,debtuan grupet finaliste “DEF” të përbërë nga Emona Azemi, Fjolla Sopa dhe Drijon Hasani dhe “SWAT” të përbërë nga Rozafë Thaqi, Aulona Selmani dhe Arba Thaqi.

Pas një gare debate mbi këtë çështje gjykatësit e këtij debate shpallën fitues grupin “SWAT”, që në këtë rast ata ishin pala negative e këtij debati.

Poashtu, në këtë finale u zgjodhën edhe dhjetë folësit më të mirë, ku çmimin për folësin më të mirë të turneut të debatit “Ferizaj Open 2015” u shpall Vlera Hajdini.

INPO, falenderon përkrahësit e këtij turneu: Komuna e Ferizajt, Ministria e Integrimit Europian, Rotary Club dhe Miros.