Kush është përgjegjës për Kinemanë e vjetër?

23/11/2015

Ferizaj, 23 Nëntor 2015- Organizata INPO, sot më datë 23 Nëntor me anë të një perfomarce simbolike reagoi per fatin e Kinemasë së vjetër pikërisht në ditën kur po vihej themeli i ndërtmit të objekti të ri të Kinemasë.

Me anë të kësaj performance INPO shpreh shqetësimin e saj se cka ka ndodhur me fatin e Kinemasë së vjetër, të cilën Ferizaj duket se tashmë me fillimin e ndrërtimit të Kinemasë së re e ka humbur përfundimisht. INPO gjithashtu dëshiron të ua rikujtojë qytetarëve taksapagues që ndërtimi i Kinemasë së re është pasojë e një prej tjetërsimeve më kriminale të pronës publike. Sot pas shumë vitesh qytetarët nuk kanë Kinema të cilën e patën por ua morën.Për këtë tjetërsim të pronës dikush duhet të jap llogari.

Urime Kinemaja e re.