Kryetari Svarqa vendos që ta respektoj Ligjin
18/03/2014Pas reagimit të INPO-s kryetari Svarqa merr vendim për largimin e Ushtruesit të Detyrës së Udhëheqësit të Zyrës së Prokurimit në Ferizaj dhe përkohësisht në këtë pozitë emëron znj.Hanife Obrazhda-Selimi.
Ferizaj 18 Mars 2014. Iniciativa për Progres – INPO në fillim e kishte paralajmëruar kryetarin e komunës së Ferizajt z.Muharrem Svarqa se emërimi i një personi që nuk posedon diplomë universitare, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Udhëheqësit të Zyrës së Prokurimit përbën shkelje të Ligjit për Prokurim Publik dhe paraqet rrezik për performancën buxhetore të komunës së Ferizajt.
Gjithsesi, INPO përshëndet vendimin e sotëm të kryetarit që në pozitën e U.D të zyrtarit të Prokurimit në Ferizaj të emërojë një person i cili i plotëson kriteret e parapara me Ligjin për Prokurimin Publik dhe inkurajon atë që sa më shpejt të procedoj me hapjen e konkursit dhe emërimin e një zyrtari përgjegjës të prokurimit afatgjatë.