“Kryesuesi i Asamblese dhe Komitetit per Politike dhe Financa-JOTRANSPARENT

22/03/2011

INPO sot përmes kësaj shkrese shpreh indinjatën e thellë ndaj mungesës së transparencës në plotë kuptimin e fjalës së saj nga kryesuesi i Asmablesë dhe Komitetit për Politikë dhe Financa z. Sami Hamiti, i cili shkel rregulloren e punës së Komunës së Prishtinës të miratuar me 25 Shkurt 2010 gjegjësisht neni 4 i cili thot

Përveç të drejtës së dhënë sipas Statutit, pjesëmarrësit e publikut mund ta marrin fjalën në mbledhje të Komiteteve për çështje specifike.Kryesuesi i mbledhjes duhet të vendosë për rendin, me të cilin personat mund t’i drejtohen pjesëmarrësve në mbledhje dhe duhet t’i ndërpresë ata, nëse diskutimi i tyre është i gjatë dhe në të përsëriten gjërat.Fjala e tyre mund të zgjasë deri në 3 minuta.

z.Hamiti sot nuk ka lejuar zyrtarin e organizatës INPO, Kristian Hasanaj ta monitorojë mbledhjen e mbajtur të këtij Komiteti.Me këtë akt edhe një herë Komuna dëshmon se nuk po rrespektohen rregulloret të cilat vet i hartojnë dhe aprovojnë.Arsyetimi se mediat kanë raportuar një informacion i cili sipas tyre nuk është dashur të bëhet publik është jo i arsyeshëm për mbylljen e këtij komiteti pët qytetarët, shoqërinë civile si dhe mediat.

INPO kërkon nga z.Hamiti ta bëjë të hapur pjesëmarrjen për qytetarët dhe shoqërinë civile, duke rrespektuar rregulloren e punës dhe premtimin të cilin e ka dhënë partia nga e cila vjen edhe z.Hamiti për transparencë.