KQZ-ja të kërkoj certifikatën e mjekut për kandidatët e ardhshëm për deputet të Kuvendit të Kosovës
15/05/2014Letër rekomanduese për KQZ-në
INPO duke pasur parasysh performancën e dobët të deputetëve të Kuvendit të Kosovës si dhe disa nga problemet me kandidatët e kaluar në zgjedhjet lokale, kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor që në formularin e certifikimit të kandidatëve për deputet të kërkohet edhe certifikata e mjekut për aftësinë mendore të kandidatit për deputet.
Nga ky kriter do të mund të përjashtoheshin të gjithë kandidatët të cilët paraqesin si dëshmi patent shoferin (meqë për marrjen e patent shoferit, kandidati duhet të paraqes certifikatën e mjekut).