Konkurs pune

10/03/2020

Organizata Jo-Qeveritare INPO shpall konkurs për vend pune në pozitat e Hulumtuesit/es të Lartë (një pozitë) dhe Monitoruesit (dy pozita).

Hulumtues/e i/e Lartë (1)

Pozita: Hulumtues/e i/e Lartë

Fillimi i punës: 1 prill 2020

Orari: Me kohë të plotë (09:00 – 17:00)

Vendi: Prishtinë

Kohëzgjatja e Kontratës: 1 Prill 2020 – 19 mars 2021 (3 muaj punë provuese)

Organizata jo-qeveritare Iniciativa për Progres (INPO) është në kërkim të një (1) hulumtuesi/e të Lartë të në fushën e prokurimit publik dhe sundimit të ligjit. Hulumtuesi/ja i/e Lartë do t’i raportoj Menaxherit të Programeve dhe do të jetë i/e angazhuar në projektet që kanë të bëjnë me prokurimin publik dhe sundimin e ligjit.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgatit hulumtime dhe zhvillon analiza në fushën e sundimit të ligjit dhe prokurimit publik;
  • Bën menaxhimin e mbledhjes së të dhënave sasiore dhe cilësore;
  • Bën përmbledhjen dhe analizimin e të dhënave në prokurim publik;
  • Përmbledhë dhe shpjegon gjetjet e hulumtimeve dhe implikimin e tyre;
  • Harton raporte dhe analiza në fushën e prokurimit publik dhe sundimit të ligjit;
  • Analizon dhe vlerëson efektivitetin e aktiviteteve të prokurimit dhe rezultateve të tyre
  • Kujdeset për caktimin e afateve kohore dhe metodike për arritjen e objektivave specifike të projektit;
  • Mirëmban dhe arkivon të gjitha dokumentet dhe materialet e hulumtimeve
  • Organizon konferenca, seminare dhe takime për qëllime avokuese;
  • Përfaqëson organizatën në media dhe ngjarje publike;
  • Kryen punë tjera që i delegohen nga drejtori ekzekutiv dhe menaxheri i programeve;

Edukimi, aftësitë, përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Diplomë Universiteti Bachelor në Juridik, Administratë Publike, Ekonomi apo fusha të tjera relevante (përparësi konsiderohet diploma e studimeve master);
  • Përvojë pune në organizata jo-qeveritare (vendore apo ndërkombëtare), apo në shërbim civil në fushën e prokurimit publik dhe sundimit të ligjit;
  • Njohuri të thella të legjislacionit për Prokurim Publik në Republikën e Kosovës;
  • Aftësi për të analizuar detyrat dhe qëllimet e hulumtimit dhe në mënyrë të pavarur të formuloj plane dhe metodologji për arritjen e objektivave dhe rezultateve;
  • Aftësi për të ndjekur dhe ekzekutuar detyrat dhe përgjegjësitë me saktësi dhe brenda afatit të përcaktuar;
  • Aftësi për të zgjedhur mjete adekuate për hulumtim. Caktimin, ndjekjen, raportimin dhe bashkimin e detyrave, pikave dhe objektivave në mënyrë efikase;
  • Aftësi për të shkruar raporte dhe analiza në fushën e sundimit të ligjit dhe prokurimit publik;
  • Aftësi të demonstruar në zhvillimin e komunikimit me shkrim profesional dhe të saktë, duke përfshirë letra, korrespondenca, propozime, publikime, raporte dhe prezantime;
  • Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze në të folur dhe shkrim, e domosdoshme;
  • Aftësi për të punuar dhe komunikuar me grupe të ndryshme të interesit;
  • Leja e vozitjes (kat. B) – e preferueshme

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Rezyme (CV);
  • Letër e motivimit;
  • Letër e rekomandimit;
  • Dëshmitë për edukimin, përvojën e punës dhe të aftësive;

Monitorues/e në fushën e prokurimit publik dhe qeverisjes lokale (2)

Pozita: Monitorues/e (2)

Fillimi i punës: 1 prill 2020

Orari: Me kohë të plotë ( 09:00 – 17:00)

Vendi: Prishtinë

Kohëzgjatja e Kontratës: 1 Prill 2020 – 19 mars 2021 (3 muaj punë provuese)

Organizata jo-qeveritare Iniciativa për Progres (INPO) është në kërkim të dy (2) monitoruesve në fushën e prokurimit publik dhe vetëqeverisjes lokale. Monitoruesit do t’i raportojnë, Menaxherit të Projektit dhe do të jenë të angazhuar në projektet që kanë të bëjnë me prokurimin publik dhe vetëqeverisjen lokale.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Monitorimi i Komunave (me fokus në prokurim publik);
  • Monitorimi i aktiviteteve të prokurimit publik në komuna;
  • Monitorimi i Kuvendit Komunal dhe Ekzekutivit;
  • Hulumtimet në terren, mbledhja dhe analiza e të dhënave primare dhe sekondare të hulumtimit;
  • Monitorimi, hulumtimi dhe raportimi për tema problemore në fushën e vetëqeverisjes lokale;
  • Hartimi i raporteve dhe analizave në fushën e prokurimit dhe vetëqeverisjes lokale;
  • Hulumtimi dhe rishikimi i literaturës ligjore në përputhje me nevojat e hulumtimeve;
  • Kryerja e detyrave tjera profesionale dhe administrative sipas kërkesës së menaxhmentit të organizatës;

Edukmi, aftësitë, përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Diplomë universitare në Juridik, Administratë Publike, Ekonomi, Politika Publike apo fusha të tjera relevante;
  • Përvojë pune së paku dy (2) vite në organizata jo-qeveritare (vendore apo ndërkombëtare), apo në shërbim civil në fushën prokurimit publik dhe vetëqeverisjes lokale;
  • Aftësi për të analizuar detyrat dhe qëllimet e hulumtimit dhe në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi për të ndjekur dhe ekzekutuar detyrat dhe përgjegjësitë me saktësi dhe brenda afatit të përcaktuar;
  • Aftësi për të zgjedhur mjete adekuate për hulumtim. Caktimin, ndjekjen, raportimin dhe bashkimin e detyrave, pikave dhe objektivave në mënyrë efikase;
  • Aftësi për të shkruar raporte dhe analiza në fushën e vetëqeverisjes lokale dhe prokurimit publik;
  • Aftësi të demonstruar në zhvillimin e komunikimit me shkrim profesional dhe të saktë, duke përfshirë letra, korrespondenca, propozime, publikime, raporte dhe prezantime;
  • Shkathtësitë e shkëlqyera në përdorimin e kompjuterit (Word, PowerPoint dhe Excel) janë të domosdoshme;
  • Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze në të folur dhe shkrim, e domosdoshme;
  • Aftësi për të punuar dhe komunikuar me grupe të ndryshme të interesit;
  • Leja e vozitjes (kat. B) – e preferueshme

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Rezyme (CV);
  • Letër e motivimit;
  • Letër e rekomandimit;
  • Dëshmitë për edukimin, përvojën e punës dhe të aftësive;

Afati i fundit për aplikim është 22 mars 2020 ora 23:59. Aplikacionet pranohen vetëm përmes postës elektronike në adresën punesimi@inpo-ks.org, duke shënuar në subjekt pozitën pët të cilën aplikoni. Për pozitën e hulumtuesit/es shënohet “Aplikim për pozitën hulumtuesit/es” ndërsa për pozitën e monitoruesit/es “Aplikim për pozitën monitoruesit/es”.

Aplikimet e dërguara pas datës së fundit nuk pranohen. Aplikimet e pakompletuara do të refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.