
Konkurs pune: Hulumtues/e
15/01/2019Organizata jo-qeveritare Iniciativa për Progres (INPO) është në kërkim të dy (2) hulumtuesve në fushën e prokurimit publik.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Monitorimi i aktiviteteve të prokurimit publik në nivel lokal
- Menaxhimi i mbledhjes së të dhënave sasiore dhe cilësore;
- Përmbledhja dhe analizimi i të dhënave;
- Përmbledhja dhe shpjegimi i gjetjeve të hulumtimit dhe implikimet e tyre;
- Përgatitja e gjetjeve për publikim;
- Hartimi i raporteve dhe analizave në fushën e prokurimit publik
- Kujdeset për caktimin e afateve kohore dhe metodike për arritjen e objektivave specifike të projektit
- Analizon dhe vlerëson efektivitetin e aktiviteteve të prokurimit dhe rezultateve të tyre
- Mirëmban dhe arkivon të gjitha dokumentet dhe materialet e hulumtimeve
Hulumtuesit do të jenë të bazuar në zyret e INPO-së në Prishtinë por në rast nevoje do të duhet të udhëtojnë edhe në komunat e tjera të Republikës së Kosovës.
Edukimi, aftësitë, përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
- Diplomë universitare në Juridik, Administratë Publike, Ekonomi apo fusha të tjera relevante.
- Aftësi për të analizuar detyrat dhe qëllimet e hulumtimit dhe në mënyrë të pavarur të formuloj plane për arritjen e objektivave dhe rezultateve.
- Aftësi për të ndjekur dhe ekzekutuar detyrat dhe përgjegjësitë me saktësi dhe brenda afatit të përcaktuar.
- Aftësi për të zgjedhur mjete adekuate për hulumtim. Caktimin, ndjekjen, raportimin dhe bashkimin e detyrave, pikave dhe objektivave në mënyrë efikase.
- Aftësi për të shkruar raporti dhe analiza në fushën e prokurimit publik
- Aftësi të demonstruar në zhvillimin e komunikimit me shkrim profesional dhe të saktë, duke përfshirë letra, korrespondenca, propozime, publikime, raporte dhe prezantime.
- Aftësi të komunikimit dhe shkrimit në gjuhën angleze
- Aftësi për të punuar dhe komunikuar me grupe të ndryshme të interesit
- Përvojë punë së paku dy (dy) vite në menaxhimin e projekteve në organizata jo-fitimprurëse.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Rezyme (CV)
- Letër e motivimit
- Letër e rekomandimit (e dëshirueshme)
- Dëshmi për edukimin, përvojën e punës dhe aftësive
Afati i fundit për aplikim është 25 janar 2019 ora 16:00. Aplikacionet pranohen vetëm përmes postës elektronike në adresën punesimi@inpo-ks.org, me subjekt “Aplikim për pozitën hulumtuesit/es”.
Aplikimet e dërguara pas datës së fundit nuk pranohen. Aplikimet e pakompletuara do të refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.