KONKURS PËR PUNË

06/04/2022

KONKURS PËR PUNË

 

Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës një (1) pozitë.

 

Organizata jo-qeveritare Iniciativa për Progres (INPO) është në kërkim të një (1) Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës, i/e cila raporton direkt tek Drejtoresha Ekzekutive e organizatës dhe kujdeset për planifikimin, menaxhimin e përgjithshëm financiar dhe të administratës.

 

Pozita: Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës një (1) pozitë

Orari: Me kohë të plotë (09:00 – 17:00)

Vendi: Ferizaj ose Prishtinë

Kohëzgjatja e Kontratës: 12 muaj (3 muaj punë provuese), me mundësi vazhdimi.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Menaxhon financat dhe administratën e organizatës;
  • Përgatitë dhe rishikon buxhetin për projekte të ndryshme;
  • Kontrollon dhe mirëmban “petty cash” dhe bilancin bankar;
  • Përgatitë dhe arkivon të gjitha raportet financiare dhe të dhënat tjera buxhetore;
  • Përgatitë raportet financiare në bazë të kërkesave të donatorëve;
  • Monitoron shpenzimet për të gjitha projektet;
  • Ekzekuton të gjitha aktivitetet e prokurimit;
  • Ekzekuton pagat për stafin dhe të gjitha pagesat e tjera;
  • Kryen të gjitha punët administrative dhe logjistike në bazë të rregullave të punës dhe politikave të brendshme të organizatës.

 

Edukimi, aftësitë, përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë dhe financave;
  • Së paku dy vite përvojë pune në financa në OJQ ose në ndonjë organizatë tjetër me funksionim të ngjashëm;
  • Aftësi të shkëlqyeshme kompjuterike, përdorimi i softuerit financiar QuickBooks është i dëshirueshëm;
  • Njohje e gjuhës shqipe dhe angleze, ndërsa njohja e gjuhës serbe është përparësi;
  • Aftësi për të punuar individualisht me pak mbikëqyrje dhe si pjesë e grupit;
  • Të jetë i/e gatshme të punoj në një mjedis divers dhe dinamik të punës;
  • Të posedoj patentën e shoferit – kategoria B (e dëshirueshme).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Rezyme (CV);
  • Letër motivuese;
  • Letër e rekomandimit (e dëshirueshme);
  • Dëshmitë për edukimin, përvojën e punës dhe të aftësive.

 

Afati i fundit për aplikim është 22 prill 2022, ora 23:59. Aplikacionet pranohen vetëm përmes postës elektronike në adresën punesimi@inpo-ks.org, duke shënuar në subjekt  pozitën për të cilën aplikoni. Në këtë rast për pozitën e menaxherit/es të financave shënohet “Aplikim për pozitën Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës”.

Aplikimet e dërguara pas datës së fundit nuk pranohen. Aplikimet e pakompletuara do të refuzohen.

 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.