Komunikatë për Media

06/03/2012

Prishtinë, 06 mars 2012 – I gjithë reagimi i Komunës së Prishtinës dhe qasja e tyre për organizatat e shoqërisë civile që janë kritike për punën e këtij institucioni përshkruhet në mënyrë shumë koncize në një fjali të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2011, e cila thekson:
“Është shqetësuese se shoqëria civile është subjekt i presioneve të mëdha politike dhe itimidimit nëse aktivitetet e saj nuk korrespondojnë me pikëpamjet e autoriteteve”.

Është brengosëse qasja e Komunës së Prishtinës si dhe komunave tjera të cilat INPO i monitoron ndaj secilit raport dhe reagim që organizata publikon e që lidhet me dështimet e këtyre institucioneve. Qëllimi i Komunës në konferencën e fundit ka qenë denigrimi dhe shantazhimi i organizatës për të pushuar aktivitetin e vet monitorues. Fokusi i konferencës në gabime gjuhësore, stil të gjuhës, formës së raportit, të cilat nuk qëndrojnë, janë përdorur si mjet për t’i ikur përgjegjësisë për gjetjet e raportit të INPO-së dhe denigrimin dhe dëmtimin e kredibilitetit të organizatës para opinionit publik. Një gjë e tillë do të ishte e kuptueshme sikur INPO të ishte një parti politike që garon për pushtetin lokal në Prishtinë por kurrsesi nuk mund të arsyetojmë këtë gjuhë të institucioneve publike për një organizatë të shoqërisë civile e cila në secilën komunë që punon përballet me një situatë të tillë të përpjekjeve të vazhdueshme për denigrim dhe shantazh të institucioneve publike.

Qasja diktatoriale e Komunës dhe mungesa e respektit për mendimin ndryshe e stilit “cilat janë biografitë e monitoruesve dhe nga kush janë të licencuar?” sikurse është theksuar në konferencën e djeshme është shenjë e tendencës së Komunës së Prishtinës për të kontrolluar çdo gjë dhe na lë pak shpresë për zhvillim të demokracisë brenda institucioneve publike e të cilat janë adresa e parë për qytetarët që të kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre. Poashtu, arsyetimi se raporti është jo profesional për arsye se nuk i vë në pah dhe nuk i aplaudon sukseset e Komunës, përveç që është i paqëndrueshëm është poashtu një tregues i stagnimit në zhvillimin demokratik të institucioneve publike, një kusht ky imperativ për çfarëdo procesi integrues rajonal dhe evropian.
Për më tutje, është shqetësuese qasja kërcënuese që Komuna e Prishtinës ka përdorur gjatë ditës së djeshme duke kërcënuar se do të ju shkruaj donatorëve të organizatës INPO për të ndërprerë përkrahjen financiare për këtë të fundit. Ky është një “përparim” i komunës nga deklarimet e më parshme se INPO financohet nga fonde të dyshimta. INPO ka qenë dhe është një prej organizatave më transparente në lidhje me financimet e saj, duke publikuar çdo donatorë, raport financiar dhe raport të auditimit në webfaqen e saj zyrtare. Për më tutje, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KFOS/SOROS) i cili mbështet projektin e monitorimit dhe promovimit të transparencës në Komunën e Prishtinës realizon tashmë 8 vite projektin Capacity Development Facility me të cilin ndihmon zhvillimin e kapaciteteve të administratës në nivel qendror dhe komunal. Deri më tani nga ky projekt janë mbështetur të gjitha ministritë si dhe Komuna e Prishtinës, Pejës, Junikut, etj.
Përderisa Komuna e Prishtinës na jepë sygjerime se si të shkruajmë raportet dhe bënë komente në aspekte të tilla teknike si volumi i raportit dhe gabimet tjera gjuhësore që i takojnë një lektori, më mirë do të ishte të ofronte përgjigje në pyetjet substanciale dhe në të gjeturat objektive të raportit. Konkretisht, nga konferenca e djeshme Komuna nuk ofroi përgjigje se:

i. Si është e mundur që Komuna të shpenzojë 4 (katër) herë më shumë buxhet për karburante të veturave zyrtare sesa për krijimin e vendeve të reja të punës?
ii. Si është e mundur që Komuna e Prishtinës nga viti i 2013, sipas planifikimit të vetë buxhetor, të ketë ulje të të hyrave vetjake financiare?
iii. Pse administrata komunale që funksionon me 60% të stafit me shkollim të mesëm ripërtërihet me vetëm 3.5% në vit?
iv. Si është e mundur që me gjithë kaosin urbanistik të Komunës për një vit të miratohet vetëm një plan rregullues urban; kurse procesi i legalizimit është pranë dështimit?
v. Pse Komuna e Prishtinës nuk është përgjigjur zyrtarisht në mbi 10 kërkesa zyrtare me shkrim të organizatës INPO dhe pse nuk i është përgjigjur as edhe njëherë Institucionit të Avokatit të Popullit në lidhje me Rregulloren për Transparencë?
vi. Si është e mundur që Komuna e Prishtinës kërkon të ketë buxhet edhe më të madh kurse suficiti buxhetor gjatë vitit 2011 ka qenë 17 milion €?

Në konferencën për media INPO bëri publike dhe kërkesat e protokolluara për takime dhe intervista me drejtorët komunalë si dhe dokumentet tjera mbi metodologjinë e monitorimit të komunave në të cilat punon.

hacklink vidobet vidobet giriş vidobet güncel vidobet güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş lordbahis lordbahis giriş lordbahis güncel lordbahis güncel giriş enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş setrabet setrabet giriş setrabet güncel setrabet güncel giriş timebet timebet giriş timebet güncel timebet güncel giriş parmabet parmabet giriş parmabet güncel parmabet güncel giriş betovis betovis betovis giriş betovis güncel giriş betovis güncel grandbetting grandbetting giriş grandbetting güncel grandbetting güncel giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş enbet enbet giriş orisbet orisbet giriş orisbet güncel giriş orisbet güncel casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş tlcasino tlcasino giriş tlcasino güncel giriş süratbet süratbet giriş süratbet güncel giriş betlike betlike giriş betlike güncel giriş betlike güncel betoffice betoffice giriş betoffice güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş betticket betticket giriş betticket güncel giriş idata randevu süratbet süratbet giriş süratbet güncel giriş masterbetting masterbetting giriş masterbetting güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş vevobahis vevobahis giriş vevobahis güncel giriş vevobahis güncel casinolevant giriş efesbet italya vize efesbet giriş efesbet güncel giriş wbahis wbahis giriş wbahis güncel wbahis güncel giriş tlcasino enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş nycbahis nycbahis giriş nycbahis güncel giriş casinoroyal casinoroyal giriş casinoroyal güncel giriş