Komunat adresojnë rekomandimet e INPO-s duke përmirësuar gabimet në aktivitete të prokurimit

17/05/2019
Komunat vazhdojnë adresojnë gjetjet dhe rekomandimet e INPO-s rreth rregullsisë së aktiviteteve të prokurimit me qëllim të zbatimit të mirëfilltë të ligjit për prokurim publik dhe parandalimit të gabimeve në vendosjen e kritereve, kërkesave dhe specifikimeve teknike që diskriminojnë në favor ose kundër një apo më shumë operatorëve ekonomik.
INPO vlerëson se gatishmëria e komunave për të përmirësuar gabimet dhe lëshimet në njoftimet e publikuara për aktivtete të prokurimit apo anulimin e tyre në tërësi është dëshmi për ngritjen e nivelit të përgjegjshmërisë së zyrtarëve të prokurimit për të siguruar vlerën më të mirë për paranë publike dhe pjesëmarrjen sa më të gjerë të mundshme të operatorëve të interesuar ekonomik lidhur me çmimin dhe lëndën e prokurimit.
INPO mirëpret bashkëpunimin e këtillë me autoritetet publike të Republikës së Kosovës, dhe inkurajon zbatimin e praktikave të tilla të cilat sjellin vendime të ligjshme dhe të drejta, dhe të cilat ndikojnë për të mirë në parandalimin dhe luftimin e keqpërdorimeve në procesin e menaxhimit dhe shpenzimit të parasë publike. Vetëm në këtë mënyrë, duke vepruar në dobi të respektimit të parimeve të sundimit të ligjit në fushën e prokurimit publik, mund të avancohen praktikat e qeverisjes së mirë dhe menaxhimit efikas dhe efektiv të parasë publike.
Më poshtë gjeni komunat, llojet, vlerën dhe titullin e kontratave ku janë bërë përmirësimet e gabimeve në njoftimet e publikuara apo janë anuluar në tërësi tenderët:
  • Komuna e Ferizajt
Titulli i aktivitetit të prokurimit të anuluar: “Mbikqyrja e projekteve: LOT I – Revidimi dhe mbikqyrja e projektit Ndertimi i skemës së furnizimit me ujë në Ferizaj (Fabrika e ujit) dhe LOT II – Mbikqyrja e projektit “Bashkimi i Qytetit””, vlera e parashikuar e kontratës 85.000,00euro- procedurë e hapur. Për më shumë kliko këtu.
  • Komuna e Gjakovës
Titulli i aktivitetit të prokurimit të përmirësuar: “Ndërtimi i rrugës Cermjan-Meqe-Kontratë tri vjeqare”, vlera e parashikuar e kontratës 524.000,00 euro – procedurë e hapur. Për më shumë kliko këtu.
  • Komuna e Vitisë
Titulli i aktivitetit të prokurimit të përmirësuar: “Renovimi i ambullantave”, vlera e parashikuar e kontratës 99.657,00 euro – procedurë e hapur. Për më shumë kliko këtu.
  • Komuna e Shtimes
Titulli i aktivitetit të prokurimit të përmirësuar: “Furnizim me Mirëmbatje të Ndërtesave për Institucionet e Komunës së Shtimes”, vlera e parashikuar e kontratës 12.695,80 euro – procedurë e hapur. Për më shumë kliko këtu.
  • Komuna e Mitrovicës
Titulli i aktivitetit të prokurimit të përmirësuar: “Ndërtimi dhe vendosja e shkallve emergjente nëpër disa objekte shkollore”, vlera e parashikuar e kontratës 20.000,00 euro – procedurë e hapur. Për më shumë kliko këtu.
  • Komuna e Hanit të Elezit
Titulli i aktivitetit të prokurimit të përmirësuar: “Shtrimi me kubëza në zonat rurale dhe urbane – sipas LOT-eve”, vlera e parashikuar e kontratës 262.281,10 euro – procedurë e hapur. Për më shumë kliko këtu.
  • Komuna e Skenderajt
Titulli i aktivitetit të prokurimit të anuluar: “Mirëmbajtja dhe pastrimi i objekteve të AK”, vlera e parashikuar e kontratës 160.000.00 euro – procedurë e hapur. Për më shumë kliko këtu.
  • Komuna e Klinës
Titulli i aktivitetit të prokurimit të përmirësuar:
1. “Asfaltimi i rrugës Dollovë, Grabanicë, Dush, Jellovc”, vlera e parashikuar e kontratës 230.000,00euro – procedurë e hapur. Për më shumë kliko këtu.
2. “ Ndërtimi i kanalizimeve Lot 1- në Ranoc-Leskoc – Faza1, Lot 2 – Drsnik – Faza 1, Lot 3 – Dollc – Faza 1, Lot 4 – në lagje të Klinës”, vlera e parashikuar e kontratës 165.000,00 euro – procedurë e hapur. Për më shumë kliko këtu.
Projekti “Kërko Drejtësi: Fuqizimi i qasjes në drejtësi në Kosovë” (origjinali: Urge for Justice: Empowering a bottom-up access to justice in Kosovo) mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan përmes Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) (origjinali: Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs – INL) dhe zbatohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD në partneritet me Iniciativa për Progres – INPO.
hacklink vevobahis giriş vevobahis güncel giriş vevobahis güncel vidobet güncel vidobet güncel giriş vidobet güncel giriş joybet güncel joybet güncel giriş tempobet tempobet giriş tempobet güncel tempobet güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş bets10 bets10 giriş bets10 güncel bets10 güncel giriş linksdiamond.com casinolevant betlike betlike giriş betlike güncel giriş casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş casinolevant stonebahis stonebahis giriş stonebahis güncel giriş masterbetting masterbetting giriş masterbetting güncel giriş teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş italya vize betpipo betpipo giriş betpipo güncel betpipo güncel giriş enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş wbahis wbahis giriş wbahis güncel wbahis güncel giriş meybet meybet giriş meybet güncel meybet güncel giriş prizmabet prizmabet giriş prizmabet güncel prizmabet güncel giriş roketbet roketbet roketbet giriş roketbet güncel roketbet güncel giriş stonebahis stonebahis giriş stonebahis güncel giriş tempobet tempobet giriş tempobet güncel tempobet güncel betlike betlike giriş betlike güncel giriş oslobet oslobet giriş oslobet güncel oslobet güncel giriş polobet polobet giriş polobet güncel polobet güncel giriş tlcasino tlcasino giriş tlcasino güncel giriş efesbet efesbet giriş efesbet güncel giriş stonebahis stonebahis giriş stonebahis güncel giriş stonebahis güncel betlike betlike giriş betlike güncel giriş betlike güncel masterbetting masterbetting giriş masterbetting güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş betticket betticket giriş betticket güncel giriş