Komuna e Prishtinës nuk po i kushton vëmendje të duhur sektorit të bujqësisë
14/05/2013Prishtinë, 14 Maj 2013 – Drejtoria përgjegjëse për zhvillim ekonomik lokal është Drejtoria e Ekonomisë dhe Zhvillimit, mirëpo komuna e Prishtinës, i ka ndarë vetëm 255 mijë euro për vitin 2013. Në vitin 2012 kjo drejtori kishte 700 mijë euro, që nënkuptojmë së kësaj drejtorie iu janë marr 455 mijë euro.
Sektori i bujqësisë paraqet rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik lokal, i cili është paraparë edhe ne Kornizën Afatmesme Buxhetore, por siç shihet tani në vitin 2013 komuna ka anuluar subvencionimin e disa kategorive në bujqësi.
Komuna e Prishtinës planifikon që edhe përmes bujqësisë të rrisë zhvillim ekonomik, mirëpo krahasuar me vitin 2012, këtë vit komuna e ka anuluar 6 projekte që i ka subvencionuar në lëmin e bujqësisë. INPO shpreh brengën më këtë planifikim dhe ndarje buxhetore për zhvillim ekonomik të Prishtinës. Komuna ka anuluar këto projekte: Përkrahja e fermerëve në blegtori, kultivuesve të bletëve, kultivuesve të shpezëve, si dhe të mbjellat pranverore dhe vjeshtore.
Poashtu, komuna nuk i ka të specifikuara në kategorinë e buxhetit për subvencione, se për çfarë projekte janë ndarë këto mjete. Komuna nuk e di se cilët projekte do t’i subvencionoj, për këtë komuna është dashur t’i përcaktoj me hartimin e buxhetit.
Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim mbanë një nivel të lartë të transparencën në krahasim me drejtorit tjera, mirëpo këtë vit nuk është duke u treguar efikase në punët e saj.
INPO kërkon nga komuna e Prishtinës që me rishikim e buxhetit, të specifikoj kategorinë e subvencioneve dhe të caktoj shumën për çdo projekt që do të subvencionojnë gjatë këtij viti.