Komuna e Ferizajt nuk i adreson rekomandimet e ZAP-it

12/07/2012

Ferizaj, 12 Korrik 2012 – Në mënyrë që të përmirësohet menaxhimi financiar në administratën publike dhe të krijohet besueshmëri në administrimin e fondeve publike, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) ka kryer auditimin e Pasqyrave Vjetore Financiare të komunës së Ferizajt. Si çdo vit tjetër edhe këtë vit komuna ka kryer shkelje të ndryshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë duke mos respektuar rregullat dhe procedurat ligjore të cilat janë evidentuar në raportin e ZAP-it.

Përsëritja e vazhdueshme e mos-adresimit të plotë të të gjitha rekomandimeve të cilat i merr komuna e Ferizajt, po bën që raporti i ZAP-it thuajse çdo vit të paraqes të njejtat shkelje, të njejtat të gjetura dhe rekomandime. Për vitin 2010 komuna e Ferizajt kishte marr 9 rekomandime, ku vetëm dy prej rekomandimeve ka arritur t’i adresoj tërësisht, katër rekomandime vetëm pjesërisht, ndërsa tri rekomandime tjera nuk ka arritur t’i adresoj fare.

Ndër vërejtjet kryesore që iu kanë dhënë komunës për këtë vit janë mos prezantimi i të gjitha shpalosjeve në Pasqyrat Vjetore Financiare, që po ndikon në prezantimin e pasqyrave si tërësi si edhe pamundëson marrjen e informacioneve të duhura nga ana e shfrytëzuesve të tyre. Gjithashtu Komuna e Ferizajt nuk ishte në gjendje që të shpenzojë të hyrat vetjake dhe 1,123,694€ ose 33% e të hyrave të mbledhuara janë bartur për shfrytëzim për vitin 2012. Ndër të gjeturat janë edhe borxhi i pashlyer i obliguesve për tatimin në pronë dhe taksa dhe ngarkesa për ushtrim të biznesit.

Edhe në procesin e prokurimit janë evidentuar disa parregullsi, ku kryesisht nuk përmbushen të gjitha procedurat konform Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) gjithashtu theksohen vonesat në kryerjen e punimeve sipas planit dinamik. Po ashtu edhe mungesa e kontrollit dhe ndarjes së detyrave për pranimin e mallrave siq është shembulli i Qendrës së Mjeksis Familjare që ka pranuar shumën në vlerë prej 29,324€ ndërsa komuna nuk ka formuar komision për pranimin e naftës, ndërsa lidhja e kontratave pa i zotuar fondet e nevojshme mbetet problem që rrit rrezikun që prokurimi të përcillet me parregullësi.

Sa i përket kategorisë së Subvencioneve dhe Transfereve është konstatuar së komuna e Ferizajt nuk posedon rregullore për dhënien e subvencioneve dhe se nuk ka pranuar raportet e shpenzimeve nga përfituesit e subvencioneve, si dhe ka pasur raste kur komuna ka bërë pagesa të shpenzimeve pa procedura të prokurimit. Komuna e Ferizajt nuk po mund të bëj menaxhimin e pasurisë së komunës. Menaxhimi i Pasurisë në Komunën e Ferizajt, krahas punës së realizuar, ende nuk është në përputhje të plotë me Udhëzimin Administrativ 21/2009 për Menaxhimin e Pasurisë pasi që ende nuk janë regjistruar të gjitha pasuritë mbi 1,000€ dhe nuk dihet vlera e inventarit të komunës. Po ashtu, regjistrimi dhe vlerësimi i pasurive dhe inventarit të komunës nga i njëjti komision është në kundërshtim me këtë Udhëzim Administrativ.

Komuna e Ferizajt nuk ka arritur të ndërtoj një sistem funksional të kontrollit të brendshëm. Dështimi në adresimin e rekomandimeve të auditimit është një tregues se gatishmëria për t’u marr me veprime përmirësuese dhe vendosjen e kontrolleve të duhura mungon. Po ashtu monitorimi i kontratave është i dobët dhe vonesat në realizimin e projekteve shfaqen në shumë raste dhe menaxhmenti nuk ndëshkon operatorët.

INPO duke i parë të gjitha këto shkelje që janë bërë nga ana e zyrtareve komunal, ka shqyrtuar në hollësi këtë raport dhe kemi konstatuar të nevojshme një reagim të tillë për komunën e Ferizajt, me qëllim të arritjes së një progresi në eliminim e problemeve të evidentuara nga ana e ZAP-it. Gjithashtu që komuna të mos i përsërisë dhe vazhdoj me të njëjtin ritëm të gabimeve dhe duke mos e ndryshuar situatën aspak në shpenzimin e parasë publike.
INPO i rekomandon komunës së Ferizajt që:
• Të zbatojë në tërësi rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm të evidentuara në raportin vjetor të auditimit të pasqyrave financiare.
• Pasqyrat Vjetore Financiare të jenë pajtim me Rregullat Financiare.

• Komuna duhet t’i planifikojë, inkasoj dhe shpenzojë në mënyrë më të mirë të hyrat vetjake.
• Të hartoj rregulloren për Subvencione dhe transfere.

• Të gjitha pagesat e shpenzimeve të kryhen përmes procedurave së prokurimit.

• Komuna të bëj menaxhim më të mirë financiar të pasurisë komunale.

• Komuna duhet të ngris kapacitetet e brendshme të auditimit dhe kontrollit financiar.
.
• Zyra e prokurimit të hetoj të gjitha rastet në të cilat Auditori i Përgjithshëm ka evidentuar parregullsi.

hacklink vidobet vidobet giriş vidobet güncel vidobet güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş lordbahis lordbahis giriş lordbahis güncel lordbahis güncel giriş enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş setrabet setrabet giriş setrabet güncel setrabet güncel giriş timebet timebet giriş timebet güncel timebet güncel giriş parmabet parmabet giriş parmabet güncel parmabet güncel giriş betovis betovis betovis giriş betovis güncel giriş betovis güncel grandbetting grandbetting giriş grandbetting güncel grandbetting güncel giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş enbet enbet giriş orisbet orisbet giriş orisbet güncel giriş orisbet güncel casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş tlcasino tlcasino giriş tlcasino güncel giriş süratbet süratbet giriş süratbet güncel giriş betlike betlike giriş betlike güncel giriş betlike güncel betoffice betoffice giriş betoffice güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş betticket betticket giriş betticket güncel giriş idata randevu süratbet süratbet giriş süratbet güncel giriş masterbetting masterbetting giriş masterbetting güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş vevobahis vevobahis giriş vevobahis güncel giriş vevobahis güncel casinolevant giriş efesbet italya vize efesbet giriş efesbet güncel giriş wbahis wbahis giriş wbahis güncel wbahis güncel giriş tlcasino enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş nycbahis nycbahis giriş nycbahis güncel giriş casinoroyal casinoroyal giriş casinoroyal güncel giriş