Komuna e Ferizajt adreson gjetjet dhe rekomandimet e INPO-së, anulon një aktivitet të prokurimit

26/11/2018
Komuna e Ferizajt, ka adresuar gjetjet dhe rekomandimet e INPO-s rreth ligjshmërisë së aktiviteteit të prokurimit me titull: “Mbikqyrja e projekteve: LOT I – Revidimi dhe mbikqyrja e projektit Ndertimi i skemes se furnizimit me uje ne Ferizaj (Fabrika e ujit) dhe LOT II – Mbikqyrja e projektit “Bashkimi i Qytetit””, me vlerë të parashikuar të kontratës 85 000 Euro, duke e anuluar në tërësi aktivitetin e prokurimit.
INPO mirëpret bashkëpunimin me autoritetet kontraktuese, të cilat sjellin vendime të ligjshme dhe të drejta, të cilat ndikojnë pozitivisht në parandalimin dhe luftimin e keqpërdorimeve në fushën e prokurimit publik. Ky vendim është si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet INPO-së si akter i jashtëm, i pavarur i shoqërisë civile me Komunën e Ferizajt, gjë të cilën INPO do të vazhdojë ta bëjë me të gjitha autoritetet zyrtare komunale, në të mirën e përgjithshme të qytetarëve.
Vetëm në këtë mënyrë, duke vepruar në dobi të respektimit të parimeve të sundimit të ligjit në fushën e prokurimit publik, mund të avancohen praktikat e qeverisjes së mirë dhe menaxhimit efikas dhe efektiv të parasë publike.