KFORI Amerikan vazhdon bashkëpunimin me INPO-n

24/02/2014

Ferizaj,24 Shkurt -Drejtori ekzekutiv, z.Samir Reka u takua me zyrtarët e rinj të LMT-së –Kforit Amerikan. Në takimin njoftues me zyrtarët e rinj Drejtori i Inpo-si njoftoi lidhur me gjendjen ekonomike,politike,kultorore të qytetit të Ferizajt.

Poashtu ai i njoftoi edhe me punën e Inpo-s për monitorimin e komunave si dhe me punën që Inpo bën me të rinjët.

Zyrtarët e Kforit amerikan shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit dhe ndihmën e Inpo-s në të ardhmën.