INPO hap kampanjën: Qytetarët për Konsultime Publike në Komuna

14/08/2023

Konsultimi publik është një proces i dialogimit të vazhdueshëm ku institucionet publike aktivisht kërkojnë informata dhe reagime nga publiku i gjerë rreth politikave publike apo nismave legjislative.

Qëllimi i përgjithshëm i konsultimit publik është të angazhojë grupet kryesore të palëve të interesuara si qytetarët, OJQ-të, agjencitë, autoritetet dhe grupet e nënpërfaqësuara dhe palët e ndryshme të interesit për të dhënë kontributin e tyre në planifikimin, hartimin dhe implementimin e politikave publike që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Konsultimet publike të mirëfillta rrisin efektivitetin dhe efikasitetin e politikave publike duke i vënë në dispozicion institucioneve publike informacionin empirik dhe politik rreth shqetësimeve, implikimeve dhe zgjidhjeve që duhet bërë.

.

Kjo video është pjesë e kampanjës vetëdijësuese të INPO-s rreth rëndësisë së organizimit dhe pjesëmarrrjes së qytetarëvë në konsultime publike.

Qëllimi i kampanjës është që të vetëdijësoj dhë të nxisë komunat që të organizojnë konsultime publike të mirëfillta duke zbatuar obligimet e UA 06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna.
 .
 .