“INPO tërhiqet nga Koalicioni “Demokracia në Veprim”

16/12/2010

Si pasojë e pakënaqësisë me funksionimin dhe menaxhimin e Demokracisë në Veprim gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2010, OJQ “Iniciativa për Progres” më 14 Dhjetor 2010 ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga ky koalicion.
Është opinioni i INPO se misioni kryesor i DnV, mbrojtja e votës dhe vullnetit të lirë të qytetarëve të Kosovës, veçanërisht në Komunat e Skenderajt dhe Drenasit nuk është përmbushur për shkak të paaftësisë, anësisë së vëzhguesve apo presionit të cilit i janë nënshtruar ata.
Për më tepër, përpunimi i ngadalshëm i të dhënave nga terreni ka sjell DnV në një pozitë ku nuk ka mundur të përpunojë të gjitha shkeljet e evidentuara dhe parregullsitë e monitoruara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Sidoqoftë, INPO assesi nuk dëshiron të distancohet nga përgjegjësia e vet si organizatë anëtare e koalicionit
Organizata Iniciativa për Progres është një nga organizatat themeluese të Koalicionit “Demokracia në Veprim” në vitin 2007. Si e tillë, INPO në kuadër të këtij koalicioni ka monitoruar komunat e Ferizajt, Shtimes, Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës gjatë zgjedhjeve të vitit 2007, 2009 dhe së fundmi Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës të 12 dhjetorit 2010.
INPO mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e demokracisë, votës së lirë dhe vullnetit të qytetarëve dhe në adresimin e të gjitha problemeve dhe parregullsive që si organizatë monitoruese e pushtetit i hasë gjatë punës së saj të përditshme. Në këtë aspekt INPO gjithnjë do të jetë një adresë për të gjithë qytetarët që kanë vërejtje apo probleme në komunikim me pushtetin.
Duke qenë e përkushtuar në kryerjen e obligimeve të veta në kuadër të regjionit që ka mbuluar si dhe për të mbrojtur votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës, INPO ka tentuar që monitorimin e zgjedhjeve ta kryej me profesionalitet, përkushtim dhe pa-anshmëri të plotë. Përveç mbulimit të regjionit të Ferizajt, INPO duke qenë pjesë e Bordit të DnV ka qenë përgjegjëse po ashtu për komplet monitorimin së bashku me të gjithë partnerët e tjerë