INPO sot ka dërguar një letër reaguese në adresë të Kryetarit të Komunës së Ferizajt.

31/03/2011

INPO sot ka dërguar një letër reaguese në adresë të Kryetarit të Komunës së Ferizajt për të reaguar ndaj mënyrës së shpalljes së vendit të punës, për zyrtar të njësisë së informimit, i shpallur me 21 mars 2011. Gjithashtu, ka kërkuar anulimin e konkursit për zyrtarë të njësisë së Informimit me numër 02-07/41 që është shpallur me 21 mars 2011. Po ashtu, INPO kërkon të jetë pjesë e panelit vlerësues dhe intervistues për këtë pozitë në momentin që Kryetari e ri-shpallë konkursin më kriteret e parapara me ligj duke u bazuar në profesionalizëm .

Në këtë reagim thuhet:

I nderuar Kryetar z. Bajrush Xhemaili

INPO reagon lidhur me mënyrën së si është shpallur vendi i punës për zyrtar të njësisë së informimit i shpallur me 21 mars 2011. Në jemi të informuar, së i gjithë procesi është i montuar paraprakisht dhe kjo është një shkelje e rëndë e procedurave për punësimin e zyrtarëve publik.
Po ashtu forma së si është rregulluar konkursi ne vlerësojmë se nuk përkon më pozitën për të cilën është shpallur. Kualifikimi i kërkuar në konkurs ku thuhet së personi që aplikon duhet të jetë më “shkollë të mesme drejtimi i shkencave shoqërore apo shkencore, tejkalon çdo parim të profesionalizmit dhe procedurave ligjore të njohur në republikën e Kosovës.
Pozita e zyrtarit të informimit, ka një rolë të veçantë në promovimin e transparencës së institucioneve publike. E një zyrtar i informimit me shkollë të mesme të cilin keni kërkuar në konkurs nuk mund të përmbush obligimet kundrejt kërkesave nga shoqëria, medieve dhe OJQ-ve, dhe të promovojë transparencë.
INPO shpreh shqetësimin e thellë së Komuna e Ferizajt vazhdon më këtë formë të punësimit të bazë të neputizimit dhe ngjyrimeve politike. Këto veprime nuk i ndihmojnë as juve por as funksionimit demokratik për të cilin jeni të thirrur.
Ne si organizatë shprehim shqetësimin për mos transparencën, duke theksuar mungesën e kontaktit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt me publikun përmes medieve dhe mungesën e informacionit për veprimtarinë tuaj në opinion.
Ua rikujtojmë se ju z. Xhemailit gjatë promovimit të raportit të monitorimit nga MAPL (Ministria e Adminstrimit të Pushtet Lokal)dhe gjatë fushatës parazgjedhore në 2009 ju jeni zotuar së to të jeni transparent edhe do ta promovoni transparencën.
Z. kryetar ju lutem gjeni të bashkangjitur më këtë reagim edhe kërkesën për anulimin e këtij konkursi dhe pjesëmarrjen tonë në panelin vlerësues gjatë intervistimit të kandidatëve të mundshëm.

Sinqerisht
INPO