INPO shqyrton raportet gjashtë mujore dhe zgjedh Drejtoreshën Ekzekutive

01/08/2016

Kuvendi i Anëtarëve i organizatës INPO, më 31 Korrik 2016, mbajti mbledhjen e dytë për këtë vit. Në këtë mbledhje u shqyrtua raporti i punës dhe ai financiar për periudhën Janar-Qershor 2016. Gjithashtu, Kuvendi miratoi plotësim-ndryshimin e politikave të organizimit të brendshëm të punës së organizatës, si dhe votoi për plotësim-ndryshimin e Rregullores Financiare, përmes së cilës u avansuan procedurat operative në menaxhimin e financave.

Tutje, Kuvendi i Anëtarëve me vota unanime zgjodhi Drejtoreshë Ekzekutive e organizatës znj.Albulena Nrecaj për një mandat 3 vjeçar, i cili fillon më 1 gusht 2016. Znj.Albulena Nrecaj, ka një përvojë të gjatë në sektorin e shoqërisë civile. Ajo iu bashkua ekipit të INPO-s në 2009, duke kontribuar vazhdimisht në zhvillimin dhe fuqizimin e vlerave demokratike në Kosovë si dhe përmbushjen e misionit të organizatës. Ajo ka studiuar për Juridik dhe Sociologji. Deri më tani ka ushtruar detyrën e koordinatores së Programit të INPO-s për Qeverisje të Mirë.

INPO falënderon z.Arbër Kadriu, për punën dhe angazhimin e tij në zhvillimin e organizatës, si dhe i uron suksese në studimet postdiplomike.