INPO reagon për pagesën e regjistrimit në shkollat e mesme në Komunën e Ferizajt
16/07/2014Ferizaj, 16 Korrik- Edhe këtë vit menaxhmenti i shkollave të mesme në Ferizaj ka aplikuar një tarifë prej 2 euro për regjistrim e nxënësve në Shkollat e mesme.
Arsyetimi për aplikim e kësaj tarife nga menaxhmenti i shkollave të mesme ishte se duhet kompenzuar stafin i cili do të punoj në regjistrimin e nxënësve, përderisa në vitin e kaluara kishte një vendim nga drejtoria e arsimit, mbi të cilin menaxhmenti i shkollave të mesme ka inkasuar mjete për regjistrimin e nxënësve. Megjithëse ai vendim ishte i pa ligjshëm ngase për këtë nuk janë njoftuar dhe nuk janë konsultuar këshillat e shkollave, e gjithashtu Ligji mbi arsimin e lartë në nenin 9 pika 4 specifikon se arsimi është falas dhe neni 28 mënyrën e financimit nuk janë marr për bazë dhe vendimi i drejtorisë së arsimit me numër 214/2012 ishte i specifikuar se ishte vetëm per vitin 2012- 2013 e i cili nuk vlen për vitin 2014 -2015 .
Këtë vit, pra në regjistrimin e nxënësve për vitin 2014-2015 nuk kishte vendim, por menaxhmenti i shkollave ka vazhduar me avazin e marrjës së mjeteve nga nxënësit pa asnjë bazë ligjore:
Andaj, INPO kërkon nga Kryetari i Komunës që urgjentisht të kërkoj nga inspektorati i arsimit të ndërmmarrë masa ndaj menaxhmentit të shkollave të mesme në Ferizaj, të takohet me Këshillat e shkollave ,të kërkohet lloagridhënie për mjetet financiare të vitin 2012 – 2013 dhe 2014-2015 si dhe mjetet e marra për regjistrim të kthehen