INPO publikon analizën “Raportet e Auditorit të Përgjithshëm dhe Komunat: Mes Injorimit dhe Zbatimit

19/10/2011

Prishtinë, 19 tetor 2011 – INPO gjatë muajve që lamë pas ka bërë një analizë mbi raportet e auditorit gjeneral për Komunat e Kosovës. Duke qenë në fazën kur komunat janë duke përgatitur buxhetet për vitin 2012 në kemi shfrytëzuar rastin t’i analizojmë trendët e menaxhimit të financave publike.

Gjatë hulumtimit INPO ka vërejtur një numër të madhe të problemeve dhe sfidave që komunat ballafaqohen gjatë shpenzimit të parasë publike. Komunat gjatë viteve që lamë pas në vazhdimësi kanë injoruar institucioni e auditorit të përgjithshëm. Mungesa e ligjeve detyruese për Komunat kanë lenë hapësirën që komunat ti injorojnë pothuajse në tërësi rekomandimet që dalin nga ZAP-i.

Komunat në vazhdimësi janë ballafaquar me mungesë të kontrollit të brendshëm dokumentet që ia ka dërguar ZAP-i, jo rrallë herë kanë pasur mungesë të informacioneve që në bazë të procedurave ligjore kanë qenë të obliguar t’i paraqesin. Mungesa e kontrollit efikas ka rezultuar në shpenzimin e buxhetit në mënyrë jo cilësore dhe efikase.

Deri në vitin 2009 shumica e komunave nuk i kanë pasur funksionale auditimin e brendshëm. Edhe në rast së ka ekzistuar ndikimit politike nuk e kanë lejuar që ky mekanizëm i rëndësishëm të gjej zbatimin e duhur. Por edhe në rast kur auditori i brendshëm ka dhenë rekomandime ato janë injoruar ashtu siç janë injoruar rekomandimet e ZAP-it.

Komunat vazhdojnë të kenë probleme me respektimin e Ligjit për Prokurim Publik (LPP). Auditori i përgjithshëm në vazhdimësi gjatë 3 viteve të fundit ka tërhequr vërejtjen për shkelje të procedurave të LPP-së. Edhe pse komunat kanë zyrtarë të cilët janë të certifikuar nga KRPP-ja edhe janë të njoftuar me të gjitha procedurat, Komunat e Kosovës vazhdojnë të jenë shkelësit kryesore të këtij ligji. Është shqetësues së Komunat e Kosovës në vend që t’i përmirësojnë gabimet kanë filluar të praktikojnë mënyrë tjera për të ikur procedurave të paraparë më ligj për dhënien e kontratave.

INPO ka hasur edhe në vërejte të shumta për mos monitorimin e duhur të kontratave nga komunat. Në fakt raportet e ZAP-it tërheqin vërejtjen së komunat nuk kanë krijuar mekanizmat e duhura për t’i monitoruar kontratat më vlera të mëdha që i kanë dhenë. Gjithë kjo ka rezultuar që kompanitë e tenderëve nuk e kanë kryer punën në mënyrë cilësore.

Analizë ka venë në pah edhe një trendë të rrezikshëm të mënyrës si shpenzohen buxhetet. Në të shumtën e rasteve komunat kanë dështuar që t’i shpenzojnë buxhetet në mënyrë proporcionale. Kjo ka rezultuar që në periudhën e fundit të vitit apo tre muajt e fundit komunat për mos me mbet me suficit ka shpenzuar buxhetin deri ne 40% edhe në disa raste edhe 60%.

Auditori i përgjithshëm ka tërhequr vërejtjen në vazhdimësi së komunat kanë dobësi në proceset e planifikimit, menaxhimit dhe realizimit të buxhetit.

Për t’i parandaluar këto trende për vitin 2012 INPO ka nxjerrë këto rekomandime:

1) Komunat duhet të zbatojnë në tërësi rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm të evidentuara në raportet vjetore të auditimit të pasqyrave financiare.

2) Komunat duhet të menaxhojnë me paratë publike duke u bazuar në parimet kryesore të evidentuara në standardet e menaxhimit dhe të auditimit të shpenzimeve publike.

3) Komunat duhet të ngrisin kapacitetet e brendshme të auditimit dhe kontrollit financiar.

4) Duhet të fuqizohet edhe më tutje kontrolli i jashtëm i shpenzimeve të parasë publike duke krijuar mekanizma të përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

5) Duhet të fuqizohet transparenca dhe efikasiteti i Zyrave të Prokurimit Publik nëpër komuna.

6) Prokuroritë Publike duhet të hetojnë ato raste ku Auditori i Përgjithshëm ka evidentuar parregullsi ose keqmenaxhim të parasë publike.

7) Komunat duhet të shpenzojnë buxhetin konform planifikimeve paraprake që do të ndikonte në minimizimin e suficitit vjetor.