INPO priti në takim Ministrin e Integrimit Europian

15/01/2015

Ferizaj, 15 Janar 2015 – INPO mirëpriti sot në takim me shoqërinë civile Ministrin e Integrimit Europian, z. Bekim Çollakun. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i hapur për progresin dhe sfidat e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe rolin e shoqrisë civile në procesin e anëtarsimit.

Në fjalën e tij hyrëse, Drejtori Ekzekutiv i organizatës INPO, z.Alban Haliti, vlerësoi se është shqetësuese mospërfshirja e rinisë në vendimarrje, pastaj mungesa e kapaciteteve administrative të komunave për të zbatuar obligimet që dalin nga marrëdhëniet kontraktuale me BE-në, si dhe mungesa e kapaciteteve të komunave për të tërhequr fonde nga BE. Ministri i Integrimit Europian, z.Çollaku theksoi se procesi i integrimit është proces gjithëpërfshirës dhe gjithashtu njoftoi se marrëveshja për MSA-në do të nënshkruhet gjatë këtij viti dhe se do të zbatohet në vitet e ardhshme.
Takimi_me_ministrin_2
Çështje të tjera të ngritura nga ana e shoqërisë civile, si pjesëmarrës të takimit ishin migrimi i të rinjëve në vendet tjera si një fakt shqetësues dhe dëmtues të procesit të integrimeve europiane. Gjithashtu, në nivelin lokal institucionet si Zyra për Integrime Europiane nuk janë funksionale dhe nuk ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Ndër të tjera, në këtë takim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të rinjë z.Çollaku premtoi se personalisht dhe sëbashku me institucione të tjera do të angazhohet në rritjen e pjesmarrjes së të rinjëve në proceset e rëndësishme politike dhe shoqërore dhe krijimin e kushteve më të mira për arsimim dhe jetë të dinjitetshme për qytetarët e Kosovës.

Në fund të takimit, ministri Çollaku u zotua se problemet e ngritura do t’i adresoj në punën e tij, por gjithashtu edhe në takimet e ardhshme me përfaqësues të nivelit lokal të qeversijes.