INPO organizon takim publik me institucione të drejtësisë dhe nxënës të shkollave të mesme
13/05/2015Ferizaj, 13 maj 2015 – Organizata INPO, në kuadër të projektit “Ngritja e vetëdijes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në sistemin e drejtësisë” të mbështetur nga ATRC dhe USAID, ka mbajtur sot një takim publik me të ftuar prej institucioneve të drejtësisë dhe nxënës dhe profesor të shkollave të mesme të Komunës së Ferizajt. Panelistët që kontribuan në informimin e të rinjëve për sistemin e ri të drejtësisë dhe delikuencën tek të miturit në këtë takim ishin znj. Kadrije Goga-Lubishtani, Gjykatëse e Departamentit për të mitur pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe z. Burim Qerkini, Prokuror i Departamentit për të mitur pranë Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Një numër i madh i nxënësve që kanë pranuar ftesën të marrin pjesë në këtë takim patën rastin të njoftohen me ndryshimet në sistemin e drejtësisë për të mitur si dhe me punën që ka bërë Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt në ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të veprave penale të kryera nga të miturit apo ato në të cilat viktimë kanë qenë të miturit. Këta nxënës pos mundësisë për t’u informuar nga afër me punën e këtyre dy institucioneve, patën rastin edhe të parashtrojnë shqetësime dhe kërkesa për informata të cilat ata nuk kanë pasur mundësi të dijnë më herët. Ndër shqetësimet kryesore që u ngritën nga nxënësit por edhe profesorët e pranishëm ishin përdorimi dhe shitja e narkotikëve, sidomos në ambientet e shkollave në Ferizaj, dhuna në shkolla, raporti në mes të profesorëve dhe nxënësve si dhe për rastet e ndryshme të ngacmimeve seksuale që ndodhin nëpër shkolla. Gjykatsja informoj të pranishmit për rastet e ndryshme të cilat janë zgjidhur pranë kësaj gjykate, duke potencuar se kjo Gjykatë ka shqiptuar më shumë masa institucionale dhe me burgim se sa Gjykatat tjera të Kosovës. Megjithatë, ajo poashtu potencoi se ky numër i madh i masave të shqiptuar vetëm tregon për një efikasitet të punës së gjykatës, por që në të njejtën kohë shprehi shqetësimin për numrin e madh të rasteve të kryerjes së veprave penale nga të miturit. Në anën tjetër Prokurori njoftoi të pranishmit lidhur me disa prej veprave penale më të pranishme tek të mitur dhe ftoi nxënësit që të rrisin përgjegjshmërin në lajmërimin e rasteve të kryerjes së veprave penale, duke ndihmuar kështu prokurorinë në luftimin e këtyre rasteve.
Si rekomandime të dala nga ky takim ishin ngritja e bashkëpunimit dhe përgjegjshmërisë në raportimin e veprave penale nga të miturit, parandalimi i kryerjes së veprave penale, rritjen e kapaciteteve për ndjekje penale dhe gjykim të rasteve për të mitur.