INPO mbajti takim me institucionet e drejtësisë dhe qytetarë
09/02/2015Ferizaj, 09 Shkurt 2015- INPO sot mbajti takim publik me instucionet e drejtësisë dhe qytetarë për të diskutuar rreth ngritjes së besimit dhe pjesëmarrjes të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.Pjesmarrës në këtë takim ishin nga Gjykata Themelore e Ferizajt, Prokuroria Themelore në Ferizaj, avokatë, noter, nga Policia e Ferizajt, qytetarë dhe përfaqësues nga Komuna e Ferizajt, shoqëria civile dhe mediat.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e informimit të qytetarëve nga institucionet e drejtësisë, me qëllim të ngritjes së besimit në këto institucione. Panelistët kontribuan në informimin lidhur me punën e institucioneve të drejtësisë në lehtësimin e qasjes në informacion.
Ndër problemet kryesore që u shtruan nga pjesëmarrësit e tjerë ishin mosfunksionalizimi në kohë i Zyrës për Informim pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, mungesa e një zyrtari për informim pranë Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e cila shkakton kufizim në qasjen ndaj informatave. Gjykata Themelore në Ferizaj përballet me mungesën e gjykatësve dhe si rrjedhojë e kësaj ekziston një numër i madh i lëndeve të pavendosura. Gjithashtu mungesa e një faqeje elektronike për Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë ishin njëra ndër shqetësimet qe u ngritën nga qytetarët.
Rekomandimet e nxjerrura nga ky takim ishin:
-Funksionalizimi i Zyrës për Informim;
-Mundësia për themelimin e një zyreje të informimt për Prokurorinë;
-Rritja e informimit për institucionet si Noteria dhe Ndërmjetësuesit;
-Krijimi i faqeve elektronike në Gjykatën Themelore dhe Prokurori;
-Adresimi i disa çështjeve për procedurë të ndërmjetësimit me qëllim të zvogëlimit të rasteve të pavendosura.