INPO mbajti performancë për djegien e librit

17/07/2014

Sheshi i “Fjalës së lirë” u krijua për të na kujtuar luftën për të drejtën e shprehjes dhe mendimit të lirë

Ferizaj, 17 Korrik- Organizata jo qeveritare INPO, sot mbajti një performancë tek sheshi që para pak ditësh me vendimin e Kuvendit Komunal është emëruar sheshi i “Fjalës së lirë”. Ky shesh u emërua për të kujtuar luftën për të drejtën e shprehjes dhe mendimit të lirë. Po në këtë vend u dogj libri “Katërmbëdhjetë autorë”, nga diktatura komuniste.

Përmes kësaj përformance INPO shprehu idinjatën për librin e djegur “Këmbët e gjarprit” të publicistit z.Veton Surroit, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Djegia e këtij libri është akt i shëmturar dhe denigrues, e një veprim i tillë ëshë në frymën e mendësisë moniste.

Këto veprime na rikujtojnë komunizmin, mungesën e shprehjes së mendimit, fjalës së lirë dhe paguximin për t’u përballur me mendimin ndryshe.

Kjo bie në kundërshtim me parimet themelore të demokracisë, të cilat garantojnë lirinë e shkrimit dhe shprehjes të mbrojtura me kushtetutën e Republikës së Kosovës në nenin 40 si dhe me Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut në nenin 19.