INPO mbajti homazh për projektin e dështuar të “Kosova Gas”
11/11/2014Ferizaj, 11 Nëntor – Në vitin 2013 pas shumë polemikave mes aktereve politikë si dhe me ngritjen e shumë dyshimeve nga shoqëria civile u vendos nga Kuvendi Komunal ne Ferizaj që t’i iepej në shfrytëzim toka komunale Kompanisë “ Kosova Gas” si dhe te hiqet taksa për riparimin e rrugës.
Duhet të rikujtojmë se për qytetarët e Ferizajt ishte nje projekt shumë i domosdoshëm, meqë do tëzgjidhte një nga hallet kryesore të stinës dimërore, ngrohjen më të “lirë” për shtëpitë e tyre.
Ky projekt që në fillim ishte sulmuar nga opozita e pushtetit të kaluar se ishte projekt ku aksione kishte pushteti i atëhershëm e që me gjitha paqartësitë të cilat ekzistuan qysh në fillim si çmimi i gazit , siguria e pagesave që do të bënin qytetarët, u lanë pa uadresuar.
“Kosova Gas” ka dështuar ta realizoj këtë projekt dhe INPO mbajti homazh përpara pllakës përkujtimore për një projekt i cili ishte shumë i domosdoshëm për qytetarët, por i pa realizueshëm për shkak të jo seriozitetit të invesitorit dhe organeve komunale.
Andaj, INPO kërkon që kuvendi komunal në seancat e ardhshme ta vë në diskutim çështjen e Kosova Gas-it , që ta kthej pronën komunale si dhe taksën për punimet në rrugë.