INPO: Komuna e Kaçanikut kundërligjshëm shpërblen me kontratë grupin e operatorëve ekonomik të papërgjegjshëm

13/01/2022

Prishtinë, 13 janar 2022- INPO shpreh shqetësimin e thellë lidhur me keqpërdorimin e parasë publike nëpërmjet procedurave të prokurimit publik nga ana e komunës së Kaçanikut.

Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, Organizata INPO është duke monitoruar edhe aktivitetin e prokurimit me titull: “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve lokale”, me numër të prokurimit 652-21-6465-5-2-1, të udhëhequr nga komuna e Kaçanikut.

Aktiviteti është shpall më 16.09.2021, ndërsa njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar më 31.12.2021, ku kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomik “EUROTRANS SH.P.K. & VIA SH.P.K., ndërsa më 13.01.2022, është publikuar njoftimi për nënshkrim të kontratës me të njëjtin grup të operatorëve ekonomik. Për këtë aktivitet është përdorur kriteri çmimi më i ulët me poentim.

Pas analizimit të ofertës së grupit të operatorëve ekonomik të rekomanduar për kontratë, INPO vlerëson se në kundërshtim me ligjin komuna e Kaçanikut nënshkruan kontratë me operatorin ekonomik të pa përgjegjshëm. Hulumtimi i dokumenteve të tenderit, përkatësisht ofertës dëshmon se grupi i operatorëve ekonomik “EUROTRANS SH.P.K. & VIA SH.P.K.” është dashur të shpallet i papërgjegjshëm për faktin se:

  1. Nuk janë bashkangjitur të gjitha referencat për punët e kryera, dëshmi këto të kërkuara me Dosje të Tenderit;
  2. Për projekt menaxherin e kontratës, diploma është e një drejtimi tjetër, dhe nuk është bashkangjitur asnjë referencë lidhur me kualifikimet dhe përvojën e kërkuar me Dosje të Tenderit;
  3. Garancia bankare nuk është në përputhje me kërkesat e Dosjes së Tenderit, ka garanci mirëpo të pa definuar në shumën e përcaktuar nga autoriteti kontraktues;
  4. Janë ofruar çmime abnormalisht të ulëta, në pozicionet 1.5, 2.8, 2.9, 3.1, 4.4, 4.5, 4.7, 4.8, 4.9, 4.10 dhe 4.11 të paramasës.

Ndër tjerash, grupi i operatorëve ekonomik “EUROTRANS SH.P.K. & VIA SH.P.K.”, komunës së Kaçanikut do t’i ofroj kubëza betoni me çmim 0.50 Euro për m2, ndërsa çmimi i tregut vetëm për blerjen e tyre është 7-8 Euro m2, furnizimin me rrjeta antikorezive dhe mbushjen e tyre me gurë do ta ofroj me çmim 1 Euro për m3, ndërsa mesatarja e çmimit të tregut është 20-25 Euro, kapakët e pusetave të cilat do të mbajnë peshë deri në 40 tonë janë ofruar me çmim 1 Euro për copë, furnizimi dhe montimi i gypave të betonit për qëllime të pusetave do të kushtoj 1 Euro, e kështu me radhë. Këto çmime abnormalisht të ulëta kanë mundësuar që kjo ofertë të jetë oferta më e lirë.

Në bazë të Rregullat për Tenderët Jo-Normalisht të Ulët, dhe interpretimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, përkatësisht pyetjet më të shpeshta, përgjigja 85 thuhet “Në rast se një tender (apo një pozicion i tenderit) duket të jetë abnormalisht i ulët, Autoriteti Kontraktues duhet të kërkoj me shkrim nga operatori ekonomik i cili ka dorëzuar tenderin që duket të jetë jo-normalisht i ultë, një deklaratë me shkrim e cila përfshinë një zbërthim të detajuar të pjesëve relevant të tenderit dhe e cila përfshin një shpjegim për çmimin e ultë duke përdorur formularin standard të miratuar nga KRPP-ja. Operatori Ekonomik do t’i përgjigjet me shkrim Autoritetet Kontraktues. Nëse jo, tenderi do të refuzohet. Pasi që Autoriteti Kontraktues merr shpjegim me shkrim nga Operatori Ekonomik, Autoriteti Kontraktues duhet: Nëse sqarimi është i mjaftueshëm, të trajtoj tenderin njëjtë me tenderët tjerë; ose nëse sqarimi nuk mjafton, të refuzoj tenderin dhe, ne përputhje me nenin 61 te LPP-se të njoftoj KRPP-në. Këtë interpretim komuna e Kaçanikut nuk e ka përfillur dhe ka vazhduar me nënshkrim të kontratës”.

Gjithashtu, lidhur me këtë aktivitet, përkatësisht njoftimin për dhënie të kontratës, dy operatorë ekonomik janë ankuar në Organi Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe për këtë çështje është nxjerrë edhe raporti i ekspertit të autorizuar nga sekretariati i OSHP-së i datës 10.11.2021. Eksperti shqyrtues ka rekomanduar që çështja të kthehet në ri-vlerësim, ndërsa komuna e Kaçanikut nuk është  pajtuar me këtë rekomandim dhe nënshkruan kontratë përkundër shkeljeve procedurale e ligjore.

INPO i bënë thirrje kryetarit të komunës së Kaçanikut që të marr masa të menjëhershëme për kthimin e ligjshmërisë në këtë aktivitet të prokurimit dhe  të marr masa të menjëhershme ndaj zyrtarëve përgjegjës lidhur me këto shkelje ligjore dhe të sigurohet që në të ardhmen që mos ndodhin shkelje të tilla. INPO gjithashtu fton organet e ndjekjes që personat e përfshirë në këto shkelje ligjore, t’i mbaj përgjegjës ashtu siç kërkohet me ligj.

hacklink vidobet vidobet giriş vidobet güncel vidobet güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş lordbahis lordbahis giriş lordbahis güncel lordbahis güncel giriş enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş setrabet setrabet giriş setrabet güncel setrabet güncel giriş timebet timebet giriş timebet güncel timebet güncel giriş parmabet parmabet giriş parmabet güncel parmabet güncel giriş betovis betovis betovis giriş betovis güncel giriş betovis güncel grandbetting grandbetting giriş grandbetting güncel grandbetting güncel giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş enbet enbet giriş orisbet orisbet giriş orisbet güncel giriş orisbet güncel casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş tlcasino tlcasino giriş tlcasino güncel giriş süratbet süratbet giriş süratbet güncel giriş betlike betlike giriş betlike güncel giriş betlike güncel betoffice betoffice giriş betoffice güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş betticket betticket giriş betticket güncel giriş idata randevu süratbet süratbet giriş süratbet güncel giriş masterbetting masterbetting giriş masterbetting güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş vevobahis vevobahis giriş vevobahis güncel giriş vevobahis güncel casinolevant giriş efesbet italya vize efesbet giriş efesbet güncel giriş wbahis wbahis giriş wbahis güncel wbahis güncel giriş tlcasino enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş nycbahis nycbahis giriş nycbahis güncel giriş casinoroyal casinoroyal giriş casinoroyal güncel giriş