INPO: Komuna e Ferizajt shpallë konkurs të kundërligjshëm dhe jo transparent

01/03/2017

Organizata INPO si rezultat i monitorimit sistematik të punës së Komunës së Ferizajt, ka gjetur se kjo Komunë ka shpallur konkurs për pranimin e punonjësve për kryerjen e shërbimeve të veçanta për së paku pesë (5) pozita në kundërshtim me ligjin për Shërbimin Civil të Kosovës dhe akteve tjera nënligjore.

Pozitat e shpallura përmes këtij konkursi janë për dy (2) zyrtarë të prokurimit, një (1) zyrtar i personelit, një (1) zyrtar financiar, një (1) zyrtar administrativ dhe një (1) inxhinier i komunikacionit, pozita të cilat konsiderohen të rregullta brenda shërbimit civil dhe skemës organizative të departamenteve komunale, që kryejnë punë administrative dhe në asnjë rrethanë nuk mund të ofrojnë shërbime të veçanta përmes angazhimit së tyre.

Ligji për Nr.03/L-149, për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i cili rregullon statusin dhe marrëdhënien e punës së nëpunësve civil në institucionet e administratës qendrore dhe komunale, në nenin 11 të tij ka saktësuar dy kategori të të punësuarve: pozitat e nëpunësve civil të karrierës, të cilët ushtrojnë funksionet në baza të përhershme për arritjen e objektivave institucionale dhe pozitat e nëpunësve civil jo të karrierës të cilët ushtrojnë funksionet më kohëzgjatje të kufizuar deri në dy vjet, për zbatimin e projekteve të caktuara, zëvendësimin e nëpunësve të përhershëm civil dhe në raste të mbingarkesës në punë.

Kësisoj, pozitat e përshkruara në konkurs do të duhej të specifikoheshin në njërën nga këto dy kategori nëpunësish dhe assesi të shpallen si pozita për kryerjen e shërbimeve të veçanta. Pavarësisht kësaj, konkursi nuk e ka bazën adekuate ligjore për zhvillimin e procedurës së rekrutimit pasi Rregullorja nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, neni 4, përjashton nga fushëveprimi i saj rekrutimin dhe plotësimin e pozitave në bazë të kontratave për shërbime të veçanta, pasi ato duhet të rregullohen me rregullore të veçantë.

Gjithashtu, për të gjitha pozitat e shpallura i vetmi kriter i kërkuar është diploma universitare, pa specifikuar natyrën e shkollimit përkitazi për pozitën e punës dhe parregullsi të tjera elementare, e deri të kufizimi në pesë (5) ditë i kohëzgjatjes së konkursit, i cili është publikuar vetëm në tabelën e shpalljeve në hyrje të objektit të komunës së Ferizajt.

INPO ngritë shqetësimin për shkeljet ligjore që e përshkojnë këtë konkurs dhe procesin e rekrutimit të punonjësve për këto pozita. Fakti se për pozita të rregullta të shërbimit civil është shpallur konkurs për pranimin e punonjësve për kryerjen e shërbimeve të veçanta për INPO-n është indikative se ky konkurs është i montuar për të rehatuar persona të caktuar. Për më tepër, ky konkurs në mënyrën se si është shpallur pa transparencë dhe në kundërshtim me ligjin, assesi nuk i kontribuon ngritjes së performancës institucionale të komunës. Në këtë drejtim, INPO kërkon nga kryetari i komunës, që ta rishqyrtojë vendimin për këtë konkurs dhe sigurojë së burimet njerëzore që janë të punësuar në komunë janë të mjaftueshme për të kryer aktivitete operative të komunës. Gjithashtu, rekomandohet të shqyrtojë mundësinë e shtimit të punonjësve të karrierës përmes planit individual të personelit, duke krijuar kushte të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët e komunës sipas ligjit dhe praktikave demokratike. INPO i rikujton kryetarit të komunës, se sipas raportit të fundit të auditorit të përgjithshëm, komuna e Ferizajt, për shërbime të veçanta kishte shpenzuar 87 mijë euro pa e pasur të qartë nevojën për kontaktimin e këtyre shërbimeve.

INPO kërkon përgjegjësi institucionale për këto shkelje dhe fton autoritetet kompetente të ndjekin për së afërmi zhvillimet rreth këtij konkursi të kundërligjshëm dhe jo transparent.

“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF).”

hacklink vidobet vidobet giriş vidobet güncel vidobet güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş lordbahis lordbahis giriş lordbahis güncel lordbahis güncel giriş enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş setrabet setrabet giriş setrabet güncel setrabet güncel giriş timebet timebet giriş timebet güncel timebet güncel giriş parmabet parmabet giriş parmabet güncel parmabet güncel giriş betovis betovis betovis giriş betovis güncel giriş betovis güncel grandbetting grandbetting giriş grandbetting güncel grandbetting güncel giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş enbet enbet giriş orisbet orisbet giriş orisbet güncel giriş orisbet güncel casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş tlcasino tlcasino giriş tlcasino güncel giriş süratbet süratbet giriş süratbet güncel giriş betlike betlike giriş betlike güncel giriş betlike güncel betoffice betoffice giriş betoffice güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş betticket betticket giriş betticket güncel giriş idata randevu süratbet süratbet giriş süratbet güncel giriş masterbetting masterbetting giriş masterbetting güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş vevobahis vevobahis giriş vevobahis güncel giriş vevobahis güncel casinolevant giriş efesbet italya vize efesbet giriş efesbet güncel giriş wbahis wbahis giriş wbahis güncel wbahis güncel giriş tlcasino enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş nycbahis nycbahis giriş nycbahis güncel giriş casinoroyal casinoroyal giriş casinoroyal güncel giriş