INPO kërkon që hapësira para KEK-ut dhe Gjykatës Komunale në Ferizaj të emërohet “Sheshi i fjalës së Lirë“

27/01/2014

Ferizaj, 27 Janar 2014- INPO përmes një kërkese drejtuar Kuvendit Komunal të Ferizajt, kërkoi që hapësira para KEK-ut dhe Gjykatës Komunale në Ferizaj të emërohet – “Sheshi i Fjalës së Lirë.”Dukeu mbështetur në faktin se 28 vjet më parë në oborrin ku edhe sot është Gjykata Komunale e Ferizajt, publikisht mevendim gjyqësorë ishte djegur libri i parë në Kosovë me titull “Katërmbëdhjetë autorë”, kemi kërkuar nga Kuvendi Komunal i Ferizajtqë hapsira ku ishte djegur libri të emërtohet ‘’Sheshi i fjalës së lirë’’.

INPO mendon seemërtimi i kësaj hapësire si “Sheshi ifjalës së lirë” përpos që do të ishte një nderim për të kaluarën do tëishte një shpagim moral institucional ndaj sakrificës së të gjithëve.
Pas këtij emërtimi mbase në 30 vjetorin e djegjes së librit ka qenë e udhës që në kuvend të diskutohet edhe për ngritjen e një monumenti frymëzues dhe artistik, ku do të shënoheshin shkurtimisht argumentet që i cekëm më lartë. Për deri sa me një rregullim simbolik (tryezë debati në ambient të hapur) në këtë vend do te mund te mbaheshin debate dhe manifestime kulturore në nderim të sakrificës për mendimin e lirë. Para se gjithash ai do të ishte një monument i kujtesës historike.

Rreth Librit “Katërmbëdhjetë autorë”:

“Katërmbëdhjetë autorë” është antologji poetike, e botuar në vitin1985, nga katërmbëdhjetë autorë ferizajas. Me tri deri në pesë poezi është përfaqësuarsecili autor, për zgjedhjen e të cilave e ka bërë Rahmi Tuda, ndërsa autorë tishin:AfrimDemiri, BardhFrangu, BiserMehmeti, Borisav Bojkoviq, Fitnete Tuda, Gani Bytyçi,Ismet Aliu, Jovan Sari, Kemail Aliu, MenduhLeka, Sami Vranovci, Shqipe Azemi,Xheladin Rexhepi dheYmrane Abdullahu, të renditur në libër sipas alfabetit. Në libërjanë edhe poezitë e një serbi dhe të një romi.

Disa kopje të librit sot ekzistojnë pasi ato janë vjedhur nga vetë autorët, por mendohet se janë vjedhur dhe nga punonjësit e Gjykatës. Për autorët, pasojat pas botimit të librit nuk qenë të lehta.