INPO, IKD dhe Lëvizja FOL edhe këtë vit organizojnë “Javën kundër Korrupsionit”

18/11/2023

Prishtinë- Koalicioni i organizatave jo-qeveritare i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), vazhdojnë traditën e përvitshme të organizimit të Javës kundër Korrupsion.

“Java kundër Korrupsion 2023” do të zhvillohet nga data 5 deri 9 dhjetor 2023 dhe do të përcillet me aktivitete të ndryshme përmes publikimit të raporteve, konferencave për media dhe aktiviteteve tjera të vetëdijesimit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Java kundër Korrupsion organizohet me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

E martë (5 dhjetor 2023):

Hotel Sirius 10:00-12:00- Tryezë e rrumbullakët: Reforma në drejtësi (IKD, INPO, FOL),

Kuvendi i Kosovës 13:00- 14:30- Seancë e simuluar për miratimin e rezolutës kundër korrupsionit (Qendra për Edukim Profesional- IKD),

E mërkurë (6 dhjetor 2023):

Hotel Sirius 10:00-12:00 – Tryezë e rrumbullakët: Ndjekja, gjykimi dhe parashkrimi i korrupsionit (IKD),

Hotel Sirius 13:00- 13:45- Konferencë për media: “Amnistimi” i mosdeklarimit të pasurisë (IKD),

E enjte (7 dhjetor 2023):

Hotel Sirius 10:00- 12:00- Tryezë e rrumbullakët: Shqyrtimi i Korrupsionit në Prokurimin Publik (INPO),

Hotel Sirius 13:00-15:00- Tryezë e rrumbullakët: Kushtetutshmëria e qeverisjes (IKD),

E premte (8 dhjetor 2023):

Hotel Sirius: 10:00- 12:00- Tryezë e rrumbullakët: Ndikimi i korrupsionit në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian (Lëvizja FOL),

Hotel Sirius 13:00-14:30- Bashkëbisedim: Ndërhyrjes në drejtësi përmes deklarimeve publike (IKD).

E shtunë (9 dhjetor 2023):

Hotel Sirius 10:00- 10:45- Konferencë për media: Tejkalimi i kompetencave nga ZKA (IKD),

Sheshi Skenderbeu 11:00-12:00- Performanca artistike për shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit (Lëvizja FOL),

Hotel Sirius: 13:15-14:00- Konferencë për media: Transparenca e qeverisë dhe e ndërmarrjeve publike (IKD).

 

Agjendën e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.