Hulumtimi i opinionit publik të fshatrave të Ferizajt

12/09/2012

Ferizaj,12.09.2012. Ky hulumtim paraqet të dhënat e opinionit publik të katër fshatrave të komunës së Ferizajt për funksionimin e qeverisjes së tyre lokale dhe reflekton mendimet e qytetarëve të këtyre zonave për punën e komunës në përgjithësi dhe zyrtarëve komunal. Hulumtimi përfshinë popullatën e fshatrave: Greme, Nerodime, Pleshinë e epërme dhe Koshare, prej moshës 18 vjeqare dhe më tutje. Shtytja për hartimin e këtij hulumtimi rrjedh nga përpjekjet e INPO-s që t’i kontribuoj rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe iniciativës për komuna llogaridhënëse, që marrin parasysh mendimin e qytetarëve dhe zbatojnë modelin e politikës nga ‘poshtë-lartë’.

Komuna e Ferizajt ka gjithsej 45 fshatra, por në pamundësi për të hulumtuar opinionin e qytetarëve të të gjitha fshatrave, në këtë hulumtim parimisht kemi proceduar me dy mënyra të kampionimit(mostrës). Mënyra e parë, kampionimi rastësor i thjeshtë, ku çdo fshat ka pasur mundësi të barabartë që të përzgjedhet për t’i realizuar anketat. Konkretisht kemi shënuar në fletë të veqanta emrat e 45 fshatrave të Ferizajt që përbëjnë edhe objektin e studimit. Letrat me emrat e fshatrave janë hedhur në një kuti, janë përzier dhe janë përzgjedhur rastësisht 4 fshatra, Gremja, Neordimja, Pleshina dhe Kosharja.

Hulumtimi argumenton se kënaqshmëria e qytetarëve të këtyre zonave të Ferizajt me funksionimin e qeverisjes së tyre lokale është mjaftë e ulët. Për më tepër rezultatet e hulumtimit flasin për një apati politike, ndryshe bojkot të publikut ndaj veprimtarisë së komunës. Më shumë se 50% e të anketuarve nuk informohen dhe nuk interesohen për veprimtarinë e komunës, kurse të dhënat kanë theksuar nivel të lartë pasiviteti përsa i përket angazhimit qytetar të të anketuarve, kur më tepër se 80% prej tyre nuk kanë marrë pjesë asnjëher në dëgjimet publike që i ka organizuar komuna e Ferizajt.

Hulumtimi gjithashtu konfirmon se qytetarët shfaqin plogështi për të komunikuar me institucionet komunale. Edhe pse INPO edhe në publikimet e më hershme ka tërhequr vërejtjen lidhur me mos-përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje, si duket qeverisja lokale në Ferizaj nuk po e gjen dot zgjidhjen për tejkalimin e këtij problemi. Ky fakt paraqet një defekt serioz për një qeverisje që mbështetet në parimet e qeverisjes së mirë dhe që synon përmbushjen e objektivave siq janë rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.

Sipas të dhënave të mbledhura, pjesa më e madhe e të anketuarve janë treguar të kënaqur me shërbimet që i’u ofron administrata komunale, 62% e të anketuarve kanë qenë mesatarisht të kënaqur me shërbimet e administratës komunale. Shumica e të anketuarve kanë qenë të pa punë dhe si duket ky variabël ka pasur impakt të drejtëpërdrejt edhe tek përceptimi i qytetarëve për korrupsionin, ku 42% e të anketuarve mendojnë se zyrtarët komunal janë të korruptuar. Gjithashtu pjesa më e madhe e të anketuarve ka qenë me shkollim të mesëm dhe pas testimit të marrdhënieve (koeficienti Pearson) mes variablit të nivelit të shkollimit dhe pyetjes se a mund të ndikojnë qytetarët në agjendën politike të komunës, ne kemi arritur në përfundim se niveli i arsimimit ka ndikuar në përgjigjiet e qytetarëve dhe rreth 55% e të anketuarve kanë shprehur bindjen se qytetarët nuk mund të ndikojnë në agjendën e komunës.

Në mënyrë që të ofrojmë një pasqyrë sa më reale të opinionit publik, kemi trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të paanshme problemin e hulumtimit, kemi bërë analizë objektive të të dhënave të mbledhura dhe kemi sugjeruar disa rekomandime për përmirësimin e gjendjes. Pwr tu tejkaluar kjo gjendje, INPO ka përmbledhur disa rekomandime:
• Në mënyrë që të rritet interesimi i qytetarëve për çështjet publike, politika më e mirë që komuna e Ferizajt mund ta ndjek është që të bëjë përpjekje që të zhvilloj mentalitetin tek qytetarët se funksioni i komunës është që ti shërbej qytetarët.
• Të inkurajohen qytetarët që t’i përdorin mekanizmat e kontrollit, në mënyrë që të besimi i tyre për punët e komunës dhe të minimizohet përceptimi për korrupsionin.
• Të krijohen mekanizma funksional për marrjen e informatave kthyese nga qytetarët.
• Veprimtaria e komunës të jetë sa më transparente dhe e përgjegjshme. Këto dy parime janë themeli i ndërtimit të besimit në institucione. Konkretisht trajtimi me kohë dhe kualitativ i qytetarëve, bashkë me procedura jo të komplikuara, ka shumë ndikim tek përceptimi i qytetarëve për punën e institucioneve komunale.

Kufizimet e këtij hulumtimi janë: Mungesa e statistikave të sakta të numrit të popullësisë që jeton nëpër fshatrat e komunës së Ferizajt, që ndikon drejtëpërdrejtë në mostrën e hulumtimit, si dhe shtrirja e hulumtimit nëpër të gjitha fshatrat e komunës së Ferizajt. Në bazë të llogaritjeve të bëra në DSS Research, margjina e gabimit e kësaj mostre është +/- 4%.

hacklink vidobet vidobet giriş vidobet güncel vidobet güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş lordbahis lordbahis giriş lordbahis güncel lordbahis güncel giriş enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş setrabet setrabet giriş setrabet güncel setrabet güncel giriş timebet timebet giriş timebet güncel timebet güncel giriş parmabet parmabet giriş parmabet güncel parmabet güncel giriş betovis betovis betovis giriş betovis güncel giriş betovis güncel grandbetting grandbetting giriş grandbetting güncel grandbetting güncel giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş enbet enbet giriş orisbet orisbet giriş orisbet güncel giriş orisbet güncel casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş tlcasino tlcasino giriş tlcasino güncel giriş süratbet süratbet giriş süratbet güncel giriş betlike betlike giriş betlike güncel giriş betlike güncel betoffice betoffice giriş betoffice güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş betticket betticket giriş betticket güncel giriş idata randevu süratbet süratbet giriş süratbet güncel giriş masterbetting masterbetting giriş masterbetting güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş vevobahis vevobahis giriş vevobahis güncel giriş vevobahis güncel casinolevant giriş efesbet italya vize efesbet giriş efesbet güncel giriş wbahis wbahis giriş wbahis güncel wbahis güncel giriş tlcasino enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş nycbahis nycbahis giriş nycbahis güncel giriş casinoroyal casinoroyal giriş casinoroyal güncel giriş