Hapet Shkolla e Aktivizmit në Prishtinë
18/10/2013“Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian z.Samuel Zbogar, inkurajoi të rinjët të jenë qytetarë aktiv në komunitetin ku jetojnë”
Prishtinë, 18 Tetor 2013 – Filloi Shkolla e Aktivizmit në kryeqytet. Në hapje të Shkollës së Aktivizmit ishin prezent, përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për Kosovëz. Samuel Zbogar, Këshilltari nga Ministria e Arsimit z.Ragip Gjoshi, znj.Ariana Qosaj nga KIPRED dhe Mila Karadafova ligjëruese nga Maqedonia.
Në hapje të shkollës së aktivizmit Drejtori Ekzekutiv z. Samir Reka, tregoi për të gjitha aktivitetet e Shkollës së Aktivizmit të cilat janë realizuar gjatë këtij viti në të gjitha qytetet më të mëdha të Kosovës. Gjithashtu falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e kësaj shkolle dhe ju uroj që të kalojnë sa më mirë në këto tri ditë.
Z.Zbogar në fjalën e tij përgëzoj INPO-n përpunën që është duke e bërë për motivimin e të rinjve për të qenë qytetar aktiv dhe ngritjen e vetëdijes për problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare dhe zgjidhjen e këtyre problemeve. Më tej z.Zbogar inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit e kësaj shkolle që të jenë qytetarë aktiv në komunitetin ku jetojnë në mënyra të ndryshme dhe të komunikojnë me bashkëmoshatarët e tyre nga etnitë e ndryshme që jetojnë në Kosovë, ngase kështudo të ndërtojmë një Kosovë demokratike dhe të zhvilluar me të ardhme Europiane.
Z.Ragip Gjoshi këshilltar i Ministrit të Arsimit z.Ramë Buja, theksoi se puna të cilënpo e bënë INPO me Shkollën e Aktivizmit, i ka plotësuar dimensionet e munguara të mësimit që zhvillohet nëpër shkollat e mesme të Kosovës.
Z.Gjoshi deklaroise MASHT-i fuqishëm do të mbështes projektin e Shkollës së Aktivizmit në të ardhmen.
Në Shkollën e Aktivizmit që po mbahet në Prishtinë, po marrin pjesë rreth 50 nxënës nga shkolla të mesme të Prishtinës, nxënës të komunitetit serb nga shkolla të mesme të Vitisë dhe Uglarit. Gjatë këtyre tri ditëve pjesëmarrësit e kësajshkolle do të trajnohen në pesë module: Perspektiva e Bashkimit Europian dhe Shtetësia Europiane, Shkrimi dhe Menaxhimi i Projekteve, Hulumtimi Kualitative dheKuantitativ, Të drejtat e Njeriut dhe në Debat dhe Argumentim.
Pjesëmarrësit përveç njohurive që do të fitojnë nga trajnimet dhe ligjëratat që do të ndjekin më pas do të kenë mundësi të përfitojnë edhe njëprojekt që do ta realizojnë në komunitetin ku jetojnë, i cili do të mbështetet nga organizata INPO.
Përveç aspektit teorik dhe praktik që ligjëruesit do tëshpjegojnë para pjesëmarrësve të Shkollës së Aktivizmit, gjatë kësaj periudhe sado të zgjasë shkolla, ata do të realizojnë dhe aktivitete të ndryshme si:debate, forume të hapura si dhe lojëra të ndryshme.
Përveçkësaj, nxënësit do të kenë mundësi të shumta që të angazhohen nëpër organizataekzistuese jo-qeveritare apo edhe të formojnë organizatat e tyre, me ç’rastorganizata INPO dhe trajnerët e angazhuar do të ofrojnë përkrahje dhe asistencëtë vazhdueshme për nxënësit që vendosin të formojnë organizatat e tyre.
Shkolla e Aktivizmit, ka për qëllim që të kontribuojnë krijimin e mendimit kritik tek nxënësit e shkollave të mesme, t’i edukoj në fusha të ndryshme cilat janë shumë të rëndësishme për një shoqëri demokratike,pasi që këto module nuk ofrohen nga shkollimi i rregullt i tyre.