GJATË VOTIMIT LDK HESHT,KUVENDI E MIRATON ME 29 VOTA PRO
01/10/2013INPO u drejtoi një kërkesë për të marrë fjalën në këtë seancë,mirëpo ajo kërkesë nuk ishte shqyrtuar fare.
INPO konsideron se ky draf buxhet nuk i ka përmbushur procedurat formale për të kaluar në kuvend dhe se është dashur të kërkohet afatë shtesë nga ministria që të përfshihen edhe rekomandimet e kuvendit.
Sipas INPO-s ky draft buxhet ka mangësi edhe në përpilim,por ajo që është tejet e rëndësishme është plotësimi substancial i procedurave për aprovim të buxhetit si dhe respektimi i përgjegjësisë së kuvendit.
Me datë 30 Shtator 2013 u mbajt Mbledhja e X-të e rregullt e Kuvendit Komunal në Ferizaj. Pikat erendit të ditës ishin:
1.Konfirmimii pjesëmarrjes në seancë:
Kryesuesi i Kuvendit Komunal hapi mbledhjen dhe nuk ka pasur ndonjë mungesë nga asambleistët në këtë seancë.
2.Miratimii rendit të ditës:
Kjo pikë e rendit të ditës u miratua unanimisht.
3.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar:
Pa asnjë diskutim miratohet kjo pikë e rendit të ditës
4.Propozim-Vendim për miratimin e Rregullorës së tatimit në pronë për vitin 2014:
Në këtë seancë u miratua me shumicë votash Rregullorja e tatimit në Pronë,pa ndryshime nga ajo e vitit paraprak.
Drejori i financave z.Grainca tha se miratimi i kësaj rregulloreje nga ana e kuvendit përplotëson kërkesën ligjore e cila ka të bëjë me atë se çdo komunë si organizatat buxhetore,duhet të miratoj çdo vit rregulloren e tatimin në pronë me ose pandryshime,dhe si rregullore e miratuar bëhet pjesë e pakos buxhetore për vitin 2014.
5.Kryesuesi z.Zariqi ia dha fjalën Kryetarit të komunës z.Agim Aliut.
“E vlerësojmë si të veçantë këtë ditë për faktin se sot po miratojmë buxhetin e komunës sonë për vitin 2014, i cili përmbajtjen e tij karakterizohet me: rritje të vlerës buxhetore për 10.84 për qind krahas vlerës buxhetore të vitit 2013, nga 21 050 262 euro në 23 256 296 euro, me rritje të vlerës për investimet kapitale për 28.64 për qind nga 7 milion në mbi 9 milion euro, merritje të vlerës së kategorisë së subvencioneve për 7.58 për qind, rritje të subvencioneve në bujqësi për 25 për qind, zvogëlim të kategorisë së mallrave dhe shërbimeve për -4.64 për qind, zvogëlim të planifikimit të shpenzimeve në nën kategorinë e drekave zyrtare për -7.35 për qind, të shpenzimeve telefonike për -4.23 për qind si dhe të shpenzimeve të derivateve të veturave për -6.44për qind”, tha i pari i komunës z.Agim Aliu.
Ndër të tjera ai tha se i tërë procesi i hartimit të projekt buxhetit,u realizua duke respektuar në plotni instruksionet e qarkoreve buxhetore 2014/01 dhe 2014/02 ,të cilat përmbanin limitet buxhetore të kategorive ekonomike si dhe vlerësimet e hershme buxhetore për vitin 2015 dhe 2016.Pos të tjerash ai ceku edhe realizimin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë.
Nga radhët e LDK-së z.Faruk Guri tha se ne si grup parlamentar kemi qenë dhe jemi për lëvizjet pozitive që janë bërë, mirëpo uljet në shpenzime është dashur të jenë edhe më të mëdha.Buxheti 2014 është 23 milionë dhe të hyrat vetanake mbi 3milion,përkundër kësaj të hyrat vetanake një e hyrë më e madhe.Sa i përket shërbimeve publike prej 345 mijë është dashur të jetë një reduktim në këto shpenzime dhe se riparimi i rrugëve është shumë jo real dhe i papranueshëm.Rreth mbikëqyrjeve të projekteve z.Guri u shpreh se kjo kategori nuk është dashur të jetë fare sepse nuk ka mbikëqyrje të projekteve.
Sa u përket asfaltimit të rrugëve në fshatra ai tha se disa fshatra nuk kanë nevojë për ndërhyrjen e dytë ose ajo po bëhet meqë duan të sigurojnë votat prej andej nga vijnë.
Subvencionet sipas z.Gurit duhet të shënojnë një rritje nga 225 mijë në 300 mijë euro.
z.Ymri Hashani e quajti këtë buxhet politik,elektoral ku disa nga projektet që ishin në Kornizën Afatmesme Buxhetore tashmë në këtë draft-buxhet nuk janë.Ndërsa mungesën e Drejtorit të Financave z.Mustafë Grainca e quajti injorim për KPF-në.Përprojektet ai tha se janë projekte elektorale,për përfitim të votave.
Krahasimet që janë bërë në këtë buxhet janë sipas qejfit dhe ai shprehu shqetësim se të kultura e kanë shkurtu buxhetin për 31 %.
z.Avdullah Hoxha tha se është përpilu në harmoni me Kornizën Afatmesme buxhetore 2014-2016 si dhe instruksionet e pranuara nga Ministria e Financave nëpërmjet qarkoreve buxhetore.Për herë të parë kemi rritje të buxhetit prej 28.64 % duke e cilësuar kështu si buxhet të mjaftueshëm dhe në fund z.Hoxha kërkoi që të përkrahet.
z.Medain Hashani tha se ky projekt buxhet flet shumë,rritja e të hyrave tregon stabilitet financiar prej 2 milion euro investime kaptila e më shumë në vitin 2014.Ai poashtu tha se rritja e grantit qeveritar dhjetra milionë janë fituar nga Qeveria. Zvogëlimi i shpenzimeve tregon se është buxhet më mirë i analizuar dhe se subvencionet e bizneseve ndikojnë drejtpërdrejtë në punësimin e qytetarëve tonë.
Sipasz.Bekim Ademit shqetësuesë për të ishin bartja e projekteve nga viti në vit si dhe shqetësimet me infrastrukturën.
z.Rafiz Sejdiu tha se ngritja prej 10.48 % ngritje jo e vogël,ngritja në investimeve kapitale sipas tij është një ngritje e duhur dhe se zvogëlimi i shpenzimeve është punë mjaftë e mirë.
z.Ali Luxha tha se gjëja themeloe për funksionimin e kësaj komunë është paraqitja formale e këtij buxheti transparentë dhe punimi i këtij buxheti është bërë me përkushtim dhe analizë profesionale dhe se ky buxhet e ka bërë ndarjen e epokë sbuxhetore.
z.Kemajl Ramadani tha se pamja për nga jashtë është jashtëzakonisht e mirë,mirëpo në brendi të tij jo.Ai si vrejtje parësore e quajti krahasimin që duhej bërë me vitin e kaluar që të bëhet pastaj një krahasim i mirë. Për zvogëlimet të cilat janë bërë ai tha se duhet përshëndetur, por jo zvogëlimi në kulturë prej 31 %.Sa u përket shpenzimeve tjera kontraktuese ai tha se ato shpenzime duhet cekur cilat janë.
z.RamadanBaliu tha se ky buxhet është me shumë vërejtje,duke i quajtur kështu disa projekte si projekte të luksit. Ai tha se nuk ka projekte shumë që janë mendua rpër rini, ndërsa në anën tjetër tha se mbikëqyrja e projekteve është shumë e dobët.
z.AsllanKryeziu tha se në këtë buxhet programit ekonomik social nuk i është dhënë aq sa duhet dhe se shuma prej 95 mijë euro për 42 shtëpi sociale është shumë e vogël dhe si propozim të tij ai tha që 5 shtëpi më u fut në këtë buxhet për komitetin hashkali ose ne nuk do ta votojmë.
Sipas z.Adem Sejdiut ai tha se te bujqësia është bërë ngritje prej 25 %, por ësht pak ngase 60 % e qytetarëve mirret me bujqësi dhe se ngritja për këtë sektor është dashur të jetë rreth 50 %.
Sai përket projekteve ai tha se në vendet ku punët po kryhen me participim e dikund jo,një pjesë e qytetarëve po dëmtohet dhe mbikëqyrja e këtyre projekteve më mirë është të bëhet nga ekspertët komunalë se nga këta që e kanë në dorë.
z.LulzimAliu tha se kushtet e kuvendit të jenë më të përshtatshme,mirëpo sa i përket buxhetit ai tha se kryetari e ka bërë një rrugë të drejtë.
z.Xhavit Zariqi tha se është çështje e rëndësishme kapitale, mirëpo nuk dihet se a është projekt- buxhet apo buxhet, mirëpo tek ne ka ardh si buxhet.
Në këtë propozim pjesa më e madhë është elektorale me sqarime të panevojshme.Kjo rritje që ka ndodh prej 2 milion euro është nga regjistrimi i popullatës dhe askujt tjetër.
Znj.Zymrije tha se gjërat janë të qarta dhe se nuk ka nevojë për kritika.
z.Mustafë Grainca tha se jemi komuna e vetme në nivelin më të ulët të borgjit dhe kjo vjen nga menaxhimi i financave që ka sjellë këtë situatë,ndërsa tha se nuk ka pasur ftesë për mbledhjen e KPF-së.
z.Ardian Ferizi,Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit,Zhvillimit dhe Rindërtimit tha se Kryeministri z.Hashim Thaqi ka premtuar edhe 30 shtëpi të tjera përveq këtyre që janë duke u ndërtuar.
Para se buxheti të dal në votim kryetari i Komunës z.Aliu i falënderoi për debatin dhe potencoi se është buxheti me nivelin më të lartë, buxhet i zhvillimit ekonomik.
Me 29 vota pro dhe 9 kundër kalohet Buxheti për vitin 2014.
6.Pytjet dhe kërkesat e anëtarëve:
7.Të ndryshme:
z.Xhavit Zariqi i ftoi anëtarët e kuvendit në drekë ngase kjo ishte mbledhja e fundit në këtë përbërje për këtë mandat.