Filloi turneu i debatit “Ferizaj Open 2015”

14/02/2015

Sot, filloi turneu i debatit “Ferizaj Open 2015”. Në këtë debat garues, morën pjesë 18 ekipe nga shkollat e mesme të Komunës së Ferizajt.

Temat me të cilat nxënësit debatuan ndërmjet vete ishin:

“Migrimi ilegail i të rinjëve në Europë mund të shfajsohet”

“Kjo shtëpi beson që privatizimi i Ndërmarrjeve Publike duhet të bëhet me referendum”

“Mësimdhënësve duhet t’u ndalohet të shoqërohen dhe të komunikojnë në rrjetet sociale me nxënësit e tyre”

Kjo garë do të vazhdojë edhe dy ditë të tjera, ku finalja e saj do të mbahet me 16 Shkurt 2015, në Teatrin “Adriana Abdullahu”, duke filluar nga ora 13:00.

Kjo është gara e parë që u organizua në nivel komunal, ku ekipet pjesmarrëse vijnë të gjitha nga i njejti qytet.