Filloi Shkolla e Aktivizmit
08/02/2013Ferizaj, 08 Shkurt 2013.
Organizata INPO filloi me Shkollën e Aktivizmit në Ferizaj, në të cilin aktivitet janë përfshirë afro 50(pesëdhjetë) nxënës nga vendet rurale dhe urbane të Ferizajt. Shkolla e Aktivizmit do të mbahet edhe në gjashtë komuna tjera në muajt në vijim si: Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë.
Shkolla e Aktivizmit ka për qëllim të aktivizoj të rinjtë kosovar, si potenciali më i rëndësishëm i vendit për ndryshime pozitive në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv z.Samir Reka në hapje falënderoj nxënësit për pjesëmarrje dhe ju uroi suksese në trajnimet e Shkollës së Aktivizmit.
Pjesëmarrësit do të jenë aktiv gjatë tërë periudhës sa zgjatë shkolla dhe më pas duke realizuar projekte dhe aktivitete në komunitetin ku jetojnë dhe veprojnë. Përveç kësaj, nxënësit do të kenë mundësi të shumta të angazhohen nëpër organizata ekzistuese jo-qeveritare apo edhe të formojnë organizatat e tyre, me ç’rast organizata INPO dhe trajnerët e angazhuar, do të ofrojnë përkrahje dhe asistencë të vazhdueshme për nxënësit që vendosin të formojnë organizatat e tyre.
Shkolla e Aktivizimit do të jetë një eksperiencë e paharruar për pjesëmarrësit. Ku nga eksperienca e fituar nga kjo shkollë do të ju ndihmoj shumë edhe në studimet universitare. Në njërën anë për shkak të eksperiencës profesionale që do të përfitojnë dhe në anën tjetër, për shkak të shoqërisë së re që do të krijojnë – të cilat shpesh herë shëndrrohen në miqësi të përjetshme.