“Filloi për të pestin vit Shkolla e Aktivizmit”

13/06/2015

Foto3

Ferizaj, 13 Qershor 2015- Sot me një ceremoni solemne u hap Shkolla e Aktivizmit për vitin 2015, gjenerata e pestë. SHKOLLA E AKTIVIZMIT është një mundësi për të rinjtë e Kosovës, përmes së cilës synohet që këta të rinjtë të jenë të përgaditur dhe të gatshëm për tregun e punës, si dhe të jenë aktiv në ofërimin e zgjidhjeve për problemet e shoqërisë. Gjatë pesë viteve, INPO ka organizuar trajnime në fusha të ndryshme për më shumë së 500 nxënës dhe student, në më shumë se 15 qendra të ndryshme të Kosovës. Një numër i madh i pjesëmarrësve të kësaj shkolle tashmë udhëheqin organizata të ndryshme jo-qeveritare rinore, janë pjesë e forumeve rinore politike, apo edhe të punësuar në institucione publike dhe private. Kjo Shkollë, gjatë vitit 2015 dhe 2016, do të mbahet në tetë qendrat më të mëdha të Kosovës dhe më shumë se 250 të rinjë do të kenë mundësinë të ndjekin trajnime teorike dhe praktike nga ligjerues me përvojë në fushat të cilat do të ligjerohen. Shkolla do të zhvillohet për gjatë një muaji, ku për cdo fundjavë, të përzgjedhurit për të qenë pjesë e shkollës, do kenë mundësi të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në këto module: Aftësimi për treg të punës dhe përgaditja/informimi të rinjëve për bursa për edukim professional; Aktivizmi, shkrimi dhe menaxhimi i projekteve; Të drejtat e njeriut, me fokus liritë fetare (radikalizmi fetar) dhe barazinë gjinore; Aftësimi për argumentim dhe komunikim masiv.
Foto2
Në ceremoninë e hapjes së punimeve të Shkollës së Aktivizmit pjesëmarrës ishin zëvëndës ministri i Ministrisë së Integrimit Evropian z.Ramadan Ilazi, Drejtori i Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit në komunën e Ferizajt z.Naim Ferati, përfaqësues të institucioneve të tjera publike, media, aktivistë dhe miq të organizatës INPO.

Shkolla e Aktivizmit mbështetet nga Fondacioni Charles Stewart MOTT.