Edhe nje here jeta e prishtinasve ne rrezik
18/04/2011Organizata INPO sot në oborrin e Komunës së Prishtinës përmes një performance ka shprehur pakënaqësinë dhe njëkohësisht shqetësimin e qytetarëve lidhur me kabllot e energjisë elektrike, telefonisë fikse, internetit dhe të tjera të cilat janë të lidhura në mënyrë kaotike në shtylla. Këto shtylla janë të stërngarkuara nga kabllot të cilat janë vendosur edhe nga vetë qytetarët e që paraqesin shkelje të ligjit por edhe rrezik potencial për qytetarët sepse ndodhen shumë afër vendbanimeve madje disa prej tyre janë afër dritareve të shtëpive dhe ballkoneve.
Performanca e sotme kishte katër pika kryesore :
Edhe kësaj rradhe jeta e qytetarëve është në rrezik
Të merren masa nga inspektorët komunal
Qytetarë të ndërgjegjshëm
KEK-u jo vetëm inkasim por edhe ispektim- rregullim
Ne mendojmë se duhet të merren masa të menjëhershme në lagjet të cilat kanë ngarkesë të tillë të shtyllave në mënyrë që të evitohet rreziku për jetën e qytetarëve të cilët banojnë aty. Përmes kësaj performance ne kërkojmë nga organet kompetente që të ofrojnë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe adekuate, zgjidhje kjo e cila nuk e dëmton qytetarin dhe e mbron jetën e tij. Ndërsa lusim qytetarët të jenë sa më të përgjegjshëm lidhur me këtë problem.