Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj jo transparente

15/05/2013

Ferizaj 15 Maj 2013. Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj shpërblen me bursa studentët e Kolegjeve Private dhe nuk tregohet transparente gjatë procesit të zgjedhjes së Drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme.

Transparenca është parimi udhëheqës në punën e institucioneve publike që garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por siç duket kjo nuk është situata me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Ferizaj. Gjatë procesit të zgjedhjes së Drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në Ferizaj, kjo Drejtori nuk është treguar e gatshme që zgjedhja e Drejtorëve të bëhet përmes një procesi transparent. Drejtoria nuk ka lejuar që monitoruesit e INPO-s të marrin pjesë në punimet e komisionit vlerësues për përzgjedhjen e Drejtorëve të shkollave dhe të shohin nga afër plotësimin e formularëve nga komisioni dhe zhvillimin e intervistave, por i tërë procesi është zhvilluar prapa dyerve të mbyllura për publikun duke krijuar hapsirë për interpretime.

Të alarmuar nga kjo situatë INPO ka ngritur shqetësimin se Drejtorët që do të zgjedhen nuk përfaqësojnë vlerat profesionale, por edhe kësaj here do të zgjedhen njerëzit e dëgjueshëm të partisë në pushtet që ndryshe njihen edhe si Drejtor politik.

Zgjedhja e Drejtorëve të shkollave duket se nuk është pika e vetme e dobët e Arsimit në Ferizaj. Drejtoria e Arsimit gjatë procesit të ndarjes së bursave për studentë për vitin akademik 2012- 2013 nuk ka hezituar dhe është treguar dorë shlirë me paratë publike duke shpërblyer me bursa edhe studentët e kolegjeve private. Për ta realizuar me sukses këtë veprim, Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj për dallim nga komunat e tjera të Kosovës është treguar e kujdesshme në hartimin e rregullores për ndarjen e bursave për student dhe nuk e ka definuar nenin 6 të rregullores lidhur me kushtet që duhet të plotësojnë studentët për aplikim, konkretisht nuk është specifikuar nëse studentët që aplikojnë për bursë duhet të jenë student të Universitetit Publik apo edhe nga Kolegjet private.

Nga analiza e përfituesve të bursave për vitin akademik 2012-2013 del se ndër përfituesit e bursave renditen edhe studentët e kolegjeve private siq janë: drejtimet Sociologji me ndryshime sociale dhe Mirëqenia e fëmijëve, që sipas Drejtorisë së Arsimit dhe ndihmës së komisionit janë futur në llogarinë e drejtimeve deficitare. INPO konsideron se ndarja e bursave për studentët e kolegjeve private nuk është e drejtë dhe e zbehë edhe vet qëllimin e ndarjes së këtyre bursave që konsiderohen si një lloj ndihme ndaj studentëve.

Të ndihmosh me bursë studentët të cilët studiojnë në Kolegjet Private dhe që kanë mundësi që të paguajn mijëra euro për shkollimin e tyre është e pa logjikshme dhe nënkupton përjashtim nga mundësia për shumë student me kushte të vështira ekonomike që me të vërtet e meritojnë këtë ndihmë nga komuna.
Prandaj INPO përmes kësaj komunikate kërkon nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj, që në përputhje me Rregulloren Komunale për Transparencë dhe nenin 3 të Udhëzimit Administrativ mbi procedurat e zgjedhjes së drejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, të publikojë Rekomandimet nga institucionet publike kredibile dhe Programet zhvillimore të institucioneve edukative-arsimore me të cilat kanë konkuruar Drejtorët tashmë të zgjedhur në listën e ngushtë, emrat e të cilëve do të shkojnë për konfirmim tek kryetari i komunës.

Gjithashtu INPO kërkon që të rishikohet lista e përfituesve të bursave për vitin akademik 2012-2013 dhe të propozohet plotësimi i nenit 6 të rregullores për ndarjen e bursave me një pikë të re ku përcaktohet se përfitues të bursave mund të jenë vetëm studentët e Universiteteve Publike.

hacklink vidobet vidobet giriş vidobet güncel vidobet güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş lordbahis lordbahis giriş lordbahis güncel lordbahis güncel giriş enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş setrabet setrabet giriş setrabet güncel setrabet güncel giriş timebet timebet giriş timebet güncel timebet güncel giriş parmabet parmabet giriş parmabet güncel parmabet güncel giriş betovis betovis betovis giriş betovis güncel giriş betovis güncel grandbetting grandbetting giriş grandbetting güncel grandbetting güncel giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş enbet enbet giriş orisbet orisbet giriş orisbet güncel giriş orisbet güncel casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş tlcasino tlcasino giriş tlcasino güncel giriş süratbet süratbet giriş süratbet güncel giriş betlike betlike giriş betlike güncel giriş betlike güncel betoffice betoffice giriş betoffice güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş betticket betticket giriş betticket güncel giriş idata randevu süratbet süratbet giriş süratbet güncel giriş masterbetting masterbetting giriş masterbetting güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş vevobahis vevobahis giriş vevobahis güncel giriş vevobahis güncel casinolevant giriş efesbet italya vize efesbet giriş efesbet güncel giriş wbahis wbahis giriş wbahis güncel wbahis güncel giriş tlcasino enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş nycbahis nycbahis giriş nycbahis güncel giriş casinoroyal casinoroyal giriş casinoroyal güncel giriş