Disponimi i qytetarëve për të dal në zgjedhje dhe preferencat partiake – Ankete e realizuar me qytet

05/11/2010

Metodologjia

Metodologjia e përdorur në këtë hulumtim ka qenë e bazuar në anketimin e respodentëve të rastit në qytetin e Ferizajt përderisa në fshatrat Greme, Gaqkë dhe Komogllavë ku është realizuar pyetësori, respodentët janë përzgjedhur çdo e treta shtëpi në disa lagje të ndryshme. Margjina e gabimit për 400 respodentë për 160.000 banorë sa llogaritet t’i ketë Ferizaj është 4.8%.

Mostra e përdorur në anketim është 400 respodentë. Gjatë anketimit në fokus kanë qenë disa çështje kryesore. Në të gjitha pyetjet e parashtruara respodentëve u janë dhënë opsionet për të zgjedhur.

A keni votuar në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2007?

Në pyetjen se a kanë votuar në zgjedhjet e kaluara parlamentare, 65% e respodentëve janë përgjigjur se kanë dal në zgjedhjet e kaluara ndërsa 31% e tyre nuk kanë dal në zgjedhjet e kaluara, prej tyre 4% nuk ju kujtohet nëse kanë votuar apo jo.

A do të dilni në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Sipas këtij anketimi trendi i daljes në zgjedhje është në rënie e sipër, 61% e respodentëve janë të vendosur të japin votën e tyre, përderisa 28% e tyre thonë se nuk do të dalin në zgjedhje, ndërsa 11% ende nuk kanë marr një vendim definitiv, por thonë se më shumë ka të ngjarë që mos të kontribuojnë me votën e tyre në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në Parlamentin e Kosovës.

Preferencat Partiake

Përderisa 62% e qytetarëve janë shprehur se do të marrin pjesë në zgjedhje, ata janë përgjigjur edhe për preferencat e tyre partiake, përkatësisht partitë politike të cilat do t’i votojnë me 12 Dhjetor 2010. PDK i prin listës me 33%, e pasuar nga LDK me 16% përderisa FER dhe Vetëvendosje kanë nga 12%! Aleanca Kosova e Re ka 9% pasuar nga AAK me 7% dhe LDD me 6%! 5% e respodentëve nuk do të votojnë për asnjërën nga këto parti por për dikë tjetër!

Arsyet për mos-pjesëmarrje në zgjedhje?

Respodentët e anketuar prej 28% janë përgjigjur që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje për shkak që janë të zhgënjyer me punën e deritanishme të përfaqësuesve të zgjedhur nga Komuna e Ferizajt për t’i përfaqësuar interesat e tyre në Parlamentin e Kosovës. Pra, respodentët janë shprehur me 32% se besojnë që vota e tyre nuk do të ndryshoj asgjë për të mirë përderisa 49% nuk i besojnë fare partive politike për shkak të performancës së treguar deri më tani ndërsa 18% megjithëse kanë votuar në zgjedhjet e kaluara nuk do të dalin të votojnë përsëri për shkak të manipulimeve që kanë vërejtur gjatë procesit zgjedhor.