DHURATA ILEGALE TË HIQET NGA PARKU I QYTETIT
04/09/2013Ferizaj,04 Shtator-Sot Iniciativa për progres INPO ka mbajtur një performancë para orëkullës.
Në qytetin tonë ka kohë që është ngritur një objekt i quajtur “ORËKULLE” , ky objekt ishte “dhuratë” pë rkomunën.
“Orëkulla” e cila është ndërtuar nuk është objekt i paraparë në planet urbanistike dhe për më keç ky objekt dëmton vizualitetin e objekteve fetare të cilat bëjnë qytetin e Ferizajt të veçantë.
Kjo “orëkullë” pa orë,kjo dhuratë ilegale , është mënyra më e mirë për të vrojtuar fenomenet e degradimit të hapësirave publike andaj duhet rrënuar.
Me këtë rast i bëjmë ftesë komunës që ta shqyrtoj mundësinë e heqjes së kësaj dhurate ilegale nga hapësira publike