Dështon debati për draft-buxhetin e vitit 2014

25/09/2013

Ferizaj,25 Shtator-Debati i paraparë të mbahet sot me 25 Shtator 2013 në orën 11,lidhur me draft-buxhetin e vitit 2014 ka dështuar për shkak të mospjesmarrjës së qytetarëve.

Edhe pse ky draft-buxhet është një dokument mjaft i rëndësishëm dhe ndikon drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve,përpos qytetarëve që nuk morën pjesë në këtë debat mungoi edhe i pari i komunës z.Agim Aliu.

Debati i sotëm me qytetar i shtohet listës së shumë debateve të dështuara me qytetarë që për INPO-n vazhdon të mbetet shqetësuese.