Debat: “Situata aktuale në zyrën e Prokurimit,sfidat dhe prioritetet në Komunën e Shtimes”

06/05/2011

Në kuadër të projektit “Për Prokurim Transparent dhe të paanshëm” të mbështetur nga Balkan Trust for Democracy, INPO organizoi debatin me temë: ”Situata aktuale në zyrën e Prokurimit, sfidat dhe prioritetet për vitin 2011” në Shtime
.
Në këtë debat morën pjesë: Përfaqësuesi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Abdyl Limani, Zyrtar të zyrës së Prokurimit në Shtime Ardiana Rama, Ekrem Reçica Drejtor i Drejtorisë së Administratës, Kujtim Xhelili kryesues i Kuvendit, Ahmet Ahmeti këshilltar në Kuvendin Komunal të Shtimes, dhe Muhamet Hoxha përfaqësues i klubit të gazetarëve.. Në këtë debat ishin të ftuar edhe zyrtarët e tjerë nga opozita dhe përfaqësues të kompanive, por ata nuk iu përgjigjën ftesës sonë.
Në këtë debat u diskutua për shumë çështje të këtij sektori mjaft të ndjeshëm, si ndikimet politike në punën e zyrës së prokurimit, transparenca, pengesat ligjore etj.

Ardiana Rama menaxhere e zyrës së prokurimit në Shtime tha se gjatë vitit 2010 janë dhënë gjithsej 63 kontrata. Kurse janë adresuar dhe 3 ankesa të cilat kanë qenë në favor te zyrës së prokurimit. Menaxherja e zyrës së prokurimit në Shtime tha se sfidë e punës është vonesa e miratimit të buxhetit në nivel qendrorë që ka bërë që procedurat tenderuese të mos fillojnë më kohë. Zonja Rama tha se deri më tash as qytetarët dhe as partitë opozitare nuk kanë qenë të interesuar të kenë qasje në dokumentacionin e zyrës sonë.

Abdyl Limani përfaqësues i KRPP-së, tha se sfidë e funksionimit të zyrave të prokurimit është ndryshimi i ligjit të prokurimit, i cili as tash nuk është në harmoni me ligjet e Bashkimit Evropian, dhe mos harmonizimi me ligjet e tjera të Kosovës siç është Ligji për qiratë etj. Limani në këtë debat ngriti edhe çështjen e ndikimeve politike në punën e zyrës së prokurimit. Limani tha se menaxherët e zyrave të prokurimit janë të specializuar dhe të certifikuar, dhe çdo tentim të presioneve politike në punë e zyrës së prokurimit krijon parregullsi dhe shkelje të ligjit dhe proceduarave. Ai gjithashtu tha se zyrtarët komunal duhet t’i ofrojnë lirinë e vendimmarrjes zyrave të prokurimit që të veprojnë konform rregullave dhe ligjit tha Limani.

Kujtim Xhelili kryesues i Kuvendit në Shtime theksoi se dështimet e projekteve dhe punëve bëhen nga mbikëqyrësit e punimeve që në shumicën e rasteve janë jo profesional dhe joserioz.

Ruzhdi Jashari këshilltar komunal tha se është i nevojshëm një ekip monitorues nga kuvendi i cili do të fuqizonte transparencën dhe llogaridhënien.

Promovim i transparencës dhe llogaridhënies së zyrave të prokurimit.
Mbrojtja me ligj e menaxherit të ZP nga presionet politike
Ndëshkimi i operatorëve ekonomik për vonesat në punë.
Komisionet mbikëqyrëse të jenë profesional dhe serioz në mbikëqyrjen e punimeve.
Krijimi i një ekipi monitorues nga Kuvendi Komunal i cili do të vrojtoj procedurat e tenderit.