Çfarë tregoi Shpend Ahmeti për 100 ditë!

02/04/2014

Prishtinë, 2 Prill 2014 – Iniciativa për progres (INPO) ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Çfarë tregoi Shpend Ahmeti për 100 ditë!”. Kjo tryezë është përkrahur nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung – FES. në kuadër të kësaj tryeze u prezantua draft-raporti i monitorimit të komuës së Prishtinës për periudhën 26 Dhjetor 2013 deri më 31 Mars 2014.

Në këtë tryezë ishin prezent kryetari i komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti, Shefat e grupeve parlamentare të përfaqësuara në kuvendin komunal të Prishtinës, përfaqësuese të ambasadës gjermane, holandeze, zvicerane, kroate, të OSBE përfaqësues të OJQ-ve si dhe mediat.

Drejtori i INPO-s z.Samir Reka bëri hapjen e këtij debati dhe tregoj arsyeshmërin e të debatuarit për këtë temë, ku më pas koordinatori i INPO-s z.Osman Bllaca prezantoj të gjeturat e këtij draft-raporti ku theksoi: Ka menaxhim të dobët gjatë seancave të kuvendit komunal të Prishtinës, papjekuri politike të VV gjatë seancave të kuvendit dhe mungesën e zyrave për këshilltarët komunal. Poashtu, u theksoi se të arritur e këtij 100 ditëshi janë rritja e transparencës në komunë, ri-organizimi i administratës, angazhimi për ndalimin e degradimit urban të qytetit, hulumtimi rreth naftës në shkolla, reduktimet e shpenzimeve dhe bashkëpunimi me Zagrebin dhe me organizatat jo-qeveritare. Gjithashtu z.Bllaca theksoi edhe dobësitë e performancës së komunës për këto dite: Mungesa në investime kapitale, mungesa e planeve të punës së kryetarit dhe drejtorëve të drejtorive, mos freskimi i ueb-faqes dhe mungesa zyrtarit për media dhe publikun.

Kryetari i komunës së Prishtinës z.Shpend Ahmeti e çmojë punën e bërë nga INPO dhe FES, ku z.Ahmeti potencoi se koncepti i 100 ditëshit nuk është njësi e përshtatshme për vlerësimin e punës së një kryetari të komunës. Z.Ahmeti theksoi faktin se që nuk e ka shumicën në kuvend, dhe kjo sipas tij i jep mundësi opozitës, shoqërisë civile dhe mediave për të kontrolluar punën e ekzekutivit. Poashtu z.Ahmeti pranoj të gjeturat e raportit, dhe shprehu gatishmërinë për të pranuar çdo rekomandim që shkon në interes të qytetarëve.

Agim Gashi këshilltarë nga radhës e LDK-së, kritikoi z.Ahmeti për vendimin e ndalimin e procesit mësimor për problemin e naftës, si dhe ndikimin e VV në komunës. Shefi I grupit të këshilltarëve komunal nga PDK theksoi se dinamika e punës dhe zhvillimit të qytetit nuk është e kënaqshme, njëkohësisht cilësoi se ndërprerja e mësimit në rastin e naftës në shkolla ka qenë e panevojshme dhe ka krijuar panik tek qytetarët. Në të njëjtën kohë kritikoj qeverisjen e VV për aplikim e politikave populiste siç është vendimi për shitjen e veturës së kryetarit.

Nga kjo tryezë dolën këto rekomandime:

Të hartohet plani një vjeçar i punës së kryetarit;

Të hartohet plani i Transparencës;

Të zgjidhet Zyrtari i përhershëm për Media dhe Publik;

Të mos insistohet në interpretime të ngushta dhe ideologjike të ligjeve në fuqi;

Të krijohet një zyrë për këshilltarët e Kuvendit Komunal;

Të freskohet në vazhdimësi ueb-faqja e komunës;

Të vendosen hartat e linjave të autobusëve nëpër stacione;

Të dinamizohen investimet kapitale.