Buletini |03|-Korrik-Dhjetor

29/12/2013

Ferizaj, 29 Dhjetor 2013-Konceptimi i buletinit ka bërë të mundur trajtimin e shkrimeve rreth aktiviteteve të INPO-së,si organizatë joqeveritare që nëpër rmjet avokimit punon për të zhvilluar politika efektive që kontribojnë në fuqizimin e transparencës dhe llogaridhënies. Në këtë buletin është pasqyrimi i aktiviteteve të kësaj organizate si dhe monitorimi i pesë komunave si Prishtinë,Ferizaj,Shtime,Kaçanik,Hani i Elezit.

Faqet e këtyre përmbledhjeve janë kryesisht të mbushura me raporte të thjeshta të ngjarjeve politike për këto pesë komuna.Përveç debateve që INPO ka realizuar,në këtë numër që përfshin periudhën Korrik-Dhjetor,Buletini|03|,këtu gjenden edhe reagimet,monitorimet e komunave si dhe mbledhjet e kuvendit komunal.

Buletini është një përmbledhje periodike gjashtë-mujore,organ i organizatës që botohet nën drejtimin dhe kujdesin e kësaj organizate.Qëllimi i këtij buletini është të ofrojë njohuri mbi aktivitetet që bënë kjo organizatë si dhe të jap informacionin për veprimtaritë për këto pesë komuna,të cilat kjo organizatë i monitoron.Ndërsa sa i përket raportit të monitorimit këtu paraqitet vetëm thelbi ,duke e parë të arsyeshme se këto materiale gjenden edhe në faqën zyrtare të INPO-së (https://inpo-ks.org) ose në rrjetin social në facebook (Iniciativa për Progrës),ku gjeni të kompeltuar procesverbalin si dhe mbledhjet e Komitetit për Politikë dhe Financa(KPF).

Buletinin në formatin PDF mund ta gjeni në këtë link :

Ballina