“Bredhi i nevojave për vitin e ri”

27/12/2010

Organizata Iniciativa për Progres (INPO),sot realizoi performancën “Bredhi i nevojave për vitin e ri” për ti rikujtuar kryetarit  dhe institucioneve komunale për nevojat dhe problemet që qytetarët e kësaj komune janë ballafaquar dhe po ballafaqohen gjatë këtyre viteve.
Disa nga problemet që ne i kemi vendosur në bredh datojnë si  problem me vite në komunën  tonë,disa të tjera  janë rregulluar sa për sy e faqe e disa të tjera kanë përfunduar pa u përmbushur kushtet e kontratave.
INPO është e vetëdijshme se problemet e stolisura në bredhin tonë nuk janë që të gjitha kompetencë e institucioneve lokale por konsiderojmë që kryetari dhe institucionet e komunës kanë mandate  politike dhe përgjegjësi objektive për këto probleme. Andaj  këto institucione duke e përdorur ndikimin e tyre politik duhet që këto probleme  ti adresoj  në instanca më të larta.
Në bredhin e nevojave ne i kemi vendosur disa nga shumë problemet që e preokupojnë shoqërinë tonë,e ato janë: “Siguria në shkollë”, “Lypsit”, “Bifurkacioni”,” Deponit e Mbeturinave”,” Pikat e karburanteve”,”Pusetat”, “Ndërtimet pa leje”, “Mungesa e parkingjeve”, “Ndëshkimet kolektive”, “Prokurimi publik efikas”, “ Mos zbatimi i planit zhvillimor”,” Më shumë hapësira të gjelbëruara”,” Rritja e çmimit të bukës”, “Ndërtimet pa leje”, “Subvencionet për bujqësi”, “Ndëshkim të komisionerve zgjedhor”, “Subvencionet për bujqësi”,” Papunësia”,” Ndalja dhe reduktimi i rrymës”,” Mbrojtja e dëshmitarëve”,” Ballafaqimi dhe sqarimi i raportit të Dick Marty”,” Mungesa e Trotuareve”, “Mirëmbajtja e Rrugëve”, “Mungesa e barnave”, “Pensionet”,” Mungesa e çerdheve për fëmijë”,” Reketi duhet ndalur”,” Sistemi gjyqësor”, “Paga më të mëdha për Infermieret”,” Paga më të mëdha për Policë dhe Paga më të mëdha për Zjarrfikës”.