Alban Haliti zgjedhet Drejtor Ekzekutiv i INPO-s

24/12/2014

Organizata Joqeveritare INPO, njofton se z.Alban Haliti është zgjedhur Drejtor Ekzekutiv i kësaj organizate. Mandati i tij do të filloj nga data 01 Janar 2015.

Z. Alban Haliti ka një përvojë të gjatë në sektorin e shoqërisë civile duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe fuqizimin e vlerave demokratike në Kosovë. Ai i është bashkuar ekipit të INPO-s qysh në vitin 2011 dhe deri më tani ka ushtruar detyrën e Koordinatorit të Programeve të organizatës. Z. Haliti ka diplomuar në Fakultetin Filozofik – Departamenti i Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës.

Organizata INPO falenderon z.Samir Reka për kontributin e tij si Drejtor Ekzekutiv në INPO.